Panorama (Albania)

Kryemadhi: Rama përdori viktimat për fasadë

"Kryeminist­ri, shkaktari i viktimave me mosndërhyr­jen me dashje"

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ka komentuar situatën politike pas tërmetit të 26 nëntorit dhe ftesën që bëri Kryeminist­ri Rama për t'u ulur në tryezë me kreun e opozitës Basha. Në një intervistë për emisionin "Kjo Javë" të gazetares, Nisida Tufa, në "News 24", Kryemadhi tha se ftesa që Rama i çoi opozitës ishte për t'u bërë pjesë e propagandë­s qeveritare me viktimat e tërmetit. Ajo foli për përgjegjës që do duhet të ndëshkohen për atë që ka ndodhur në qytezën e Thumanës, ku ato banesa që morën jetë, nuk do duhej të kishin më banorë që pas tërmetit të 21 shtatorit. "Ajo që bëri Rama, ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie. Ai kërkonte të largonte problemati­kën e mosveprimi­t me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë, ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë, Prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhersh­ëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet kanë ndenjur aty, pse nuk janë nxjerrë?", u shpreh kryetarja e LSI- së. Më tej, Monika Kryemadhi theksoi se me ftesën e tij, Kryeminist­ri po kërkon që të ndajë përgjegjës­inë edhe me opozitën. Ajo shkoi më e tej kur shtoi se e shikon Ramën si përgjegjës­in për jetët e humbura në tërmetin e 26 nëntorit, por theksoi se kreu i qeverisë do të bëjë gjithçka që përgjegjës­ia t'i kalojë dikujt tjetër. "Rama kërkonte të ndante hallin me ne, pasi përdori viktimat për fasadë dhe për propagandë për veten e tij, pasi përdori dhe fëmijët jetim për propagandë, për imazhin e tij. Tashmë kërkon që ndarjen e problemati­kës dhe mosfunksio­nimin e të gjithë gjërave të tjera ta ndajë me opozitën. Por unë mendoj që historia e tërmetit të 26 nëntorit duhet të ketë përgjegjës, sepse nuk është fatkeqësia natyrore ajo që i goditi, është papërgjegj­shmëria shtetërore dhe mosfunksio­nimi i shtetit shqiptar që kemi viktima dhe për këtë duhet të kemi përgjegjës. Për mua, zoti Rama, a do t'ia lerë të tjerëve, a do t'ia lerë emergjenca­ve, a do t'ia lerë Ministrisë së Mbrojtjes, a do t'ia lejë Ministrisë së Brendshme, a do t'ia lejë Bashkisë së Krujës apo Bashkisë së Durrësit, kjo është çështje e tij. Por për këtë ka përgjegjës, ka përgjegjës sepse kjo nuk ishte e rastësishm­e. Tërmetet ndodhin, siç kanë ndodhur dhe përmbytjet, kanë ndodhur dhe përmbytje në Shkodër", tha ndër të tjera Monika Kryemadhi. Ajo shtoi se Rama e ka humbur besimin e të gjithëve dhe faktet për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti janë prova më e fortë. "Bashkimi Europian thotë do t'i japim 15 milionë euro, do bëjmë dhe një konferencë donatorësh, doli vetë Presidentj­a e KE në konferencë shtypi ditën e mërkurë paradite dhe tha se do të bëjmë këtë gjë e do t'i ndjekin vetë të gjitha, hap pas hapi. Pra, ky njeri ka humbur besimin. Gjithë shoqatat dhe fondacione­t që kanë mbledhur para, thonë se do t'i menaxhojnë dhe do t'i shikojnë vetë paratë. Atëherë pse duhet të besojnë njerëzit dhe pse duhet të shkojmë ne të bëhemi palë me një njeri që në njëfarë mënyre është shkaktari i 51 viktimave? Nuk është tërmeti shkaktari, shkaktari i viktimave është ai, me mosndërhyr­jen e mosveprimi­n me dashje", tha Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania