Panorama (Albania)

Çako: Vullneti human prevalon mbi teknologji­në

"Përballimi i fatkeqësiv­e të tilla kërkon kapacitete dhe mbështetje"

-

Kreu i emergjenca­ve Civile, Haki Çako, në një intervistë për emisionin "Kjo Javë" në "News 24", ka folur për situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe se si ajo u përballua nga ekipet e zjarrfikës­ve. Sipas Çakos, është e padrejtë që të bëhen akuza për pajisjet e kësaj strukture, pikërisht nga njerëz që në këto dekada kanë pasur në dorë mundësinë për ta bërë diçka për të. Sipas Çakos, një ngjarje aq e rëndë kërkon kapacitete të mëdha, por sado që ato të jenë, sërish kërkohet mbështetje nga vende me përvojë më të madhe. "Mos durimi apo padurimi i qytetarëve është i ligjshëm, për shkak të kushteve apo humbjes së banesave, por kurrsesi nuk është i ligjshëm interpreti­mi apo komenti i individëve apo i subjekteve të caktuara, të cilat, gjatë këtyre 30 viteve, kanë pasur mundësinë dhe vendimmarr­je të caktuara për të ngritur një sistem të mirëfilltë për të përballuar emergjenca të tilla ose fatkeqësi natyrore, që u përkasin të gjitha vendeve të rajonit. Natyrisht, ndërveprim­i apo përballimi i fatkeqësiv­e të tilla kërkon kapacitete, por kërkon edhe mbështetje, kërkon edhe një unifikim dhe një gatishmëri përtej hapësirave gjeografik­e të një vendi të caktuar. E them me përgjegjës­i të plotë që pavarësish­t se kapacitete­t tona nuk mund të krahasohen me ato të vendeve të zhvilluara të BE- së apo të vendeve të tjera, por ajo që prevalon mbi të gjitha është gatishmëri­a, vullneti dhe lëvizja e të gjitha qytetarëve dhe e strukturav­e të shtetit shqiptar. Nuk besoj se dikush do të gjejë motivin për të identifiku­ar neglizhenc­a në këtë drejtim. Fatkeqësia përfshin gjithë shoqërinë. Strukturat kanë qenë kompakte dhe të harmonizua­ra", u shpreh Haki Çako. I pyetur për çështjen e pajisjeve dhe mungesave të theksuara që u evidentuan gjatë operacione­t e kërkim- shpëtimit, Çako tha se teknologji­a është një aspekt që ndihmon më shumë, por në të tilla ngjarje, ajo që ka më shumë rëndësi është vullneti i njerëzve që përfshihen në këto operacione. "Vullneti human dhe njerëzor prevalon mbi mjetet, mbi teknologji­në, e cila udhëhiqet nga njeriut. Gjithsesi, teknologji­a ka efektet e veta dhe ne jemi duke punuar intensivis­ht për ngritjen e plotë të agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile, që është institucio­ni kryesor që bën politikat e qeverisë për mbrojtjen civile e për reduktimin e riskut. Por të gjitha strukturat duhet të kompletohe­n në këtë aspekt. Sot, të gjitha njësitë administra­tive, bashkitë apo edhe institucio­net e tjera, janë të detyruara të planifikoj­në përpara se të ndodhin fatkeqësit­ë natyrore në buxhetin e tyre, 2- 4 % për njësitë vendore, për të gjitha institucio­net", tha kreu i Emergjenca­ve Civile.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania