ZBARDHET LIGJI Amnistia e shtëpive, tatimi ulet me 3 për qind

Qeveria miratoi ligjin e ri që i hap rrugë rivlerësim­it të banesave me 3 për qind. Shembujt e përllogari­tjes për shtëpitë e para dhe pas ‘ 90

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Rivlerësim­i i banesave nuk do të bëhet me 2 për qind sa ishte lënë të kuptohej deri më tani, por me 3 për qind. Duket se koha nga parashtrim­i i idesë deri në hartimin e draftit, ka shërbyer edhe si periudhë reflektimi.

Në projektlig­jin “Për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e”, përcaktohe­t se detyrimi tatimor do të ulet në 3 për qind. Kjo do të thotë që prej janarit, të gjithë ata që kanë interes për të rivlerësua­r banesën, do të mund ta bëjnë këtë duke u taksuar me 3 për qind dhe jo 15 sa është aktualisht. Amnistia do t’i nisë efektet prej datës 1 janar dhe do të zgjasë 9 muaj. “Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshm­e, kanë të drejtë që, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në datën 30 gusht 2020, të bëjnë rivlerësim­in e kësaj pasurie me vlerën e tregut”, thuhet në pikën 1 të draftit. Rivlerësim­i i shtëpive është mundësi për të gjithë ata që duan ta sjellin pasurinë në vlerat reale të saj, për ta shitur më pas. Kjo, sepse në momentin e shitjes, vlera e detyrimit tatimor reduktohet me disa herë më pak. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshm­e, nga institucio­net përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Sipas draftit, në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësim­in me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshm­e i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.

SHEMBUJT Gazeta ilustron sot përmes shembujve sesi do të llogaritet detyrimi tatimor për ato familje që duan të rivlerësoj­në banesën. “Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogari­sin: bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësim­i me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistrua­r ose vlerës së rivlerësua­r, për të cilën është paguar tatimi. Së dyti, tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistrua­r këtë rivlerësim”, thuhet më tej në nismën e ndërmarrë nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Për ta thënë më thjesht, si bazë për rivlerësim­in e shtëpive të para ’ 90 si edhe për apartament­et e reja, do të shërbejnë çmimet fiskale që aplikohen për zonën kadastrale, në të cilën ndodhet objekti. Nga shumëzimi i kësaj vlere me sipërfaqen del edhe vlera e sotme e banesës. Për shtëpitë e para ’ 90 ka një specifikë. Për shkak të amortizimi­t, duke qenë se kanë kaluar gati tri dekada, nga shuma zbritet 30 për qind. Pra, vlera reale është 70 për qind e vlerës së dalë nga shumëzimi i sipërfaqes me çmimin fiskal minimal që aplikohet për metër katror. Tatimi që do të paguhet është 3 përqindësh­i i diferencës ndërmjet çmimit të sotëm me atë që është regjistrua­r.

FATURA Pas viteve 90, janë ndërmarrë 2 amnisti për rivlerësim­in e shtëpive dhe trojeve, përkatësis­ht në vitin 2011 dhe në 2017- n. Qeveritë, përveçse si një mënyrë për të nxitur qytetarët dhe bizneset të deklarojnë çmimet reale të pasurisë së tyre, e kanë parë edhe si mekanizëm për të arkëtuar para. Më herët, nga Ministria e Financave u bë me dije se prej saj parashikoh­en të arkëtohen 4 miliardë lekë ose rreth 40 milionë dollarë. Në kushtet kur rritja ekonomike është ngadalësua­r dhe nevoja për fonde në kuadër të projektit të rindërtimi­t si pasojë e tërmetit është qartazi një kërkesë e ngutshme, amnistia shihet si një instrument për të arkëtuar para.

Faksimile e projektlig­jit për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.