PAKETA E PD

Panorama (Albania) - - PANORAMA - ARDIT HOXHA

Ka vijuar komunikimi në distancë mes Kryeminist­rit Rama dhe kreut të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha.

Pas propozimit të kryedemokr­atit me 5 pika për ndihmë për bizneset që kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, ka ardhur reagimi edhe nga kreu i qeverisë. Ky i fundit, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se paketa e parashtrua­r nga Basha në një pjesë të saj përkon dhe me axhendën e qeverisë. Por, sërish Rama i mëshon edhe një herë mosuljes së Bashës në tryezën e dialogut. Sipas Kryeminist­rit, kjo sjellje e liderit të opozitës është e pakuptuesh­me dhe e konsideron një gabim të madh. "Lulzim Basha, një pjesë e sugjerimev­e të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimi­t dhe Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh", shkruan Kryeminist­ri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

BASHA Kreu i PD- së, nga ana tjetër, nuk ka preferuar që t'i përgjigjet këtij dialogu në distancë me Kryeminist­rin Rama. Ai ishte në zonën e

Dje, në një postim në rrjetet sociale, kreu i PDsë, Lulzim Basha, propozoi një paketë me 5 pika, si një mënyrë për t'u ardhur në ndihmë të gjitha bizneseve në zonën e Durrësit dhe Tiranës, që kishin pësuar dëme nga lëkundja e tërmetit. Paketa, ndër të tjera, paraqiste mundësinë për të hequr taksën për rindërtimi­n e këtyre sipërmarrj­eve, që kanë me qindra të punësuar, kryesisht gra.

Mamurrasit, ku ka parë nga afër gjendjen e familjeve të dëmtuara nga tërmeti, të cilët, prej 13 ditësh qëndrojnë në tenda, pasi ende nuk janë sistemuar nëpër banesa. Basha, pasi dëgjoi shqetësime­t e shumë prej banorëve, theksoi se sot më shumë se kurrë kanë dalë në pah mangësitë institucio­nale dhe shtetërore, me korrupsion­in dhe ndihmën selektive që u kanë bërë familjeve të goditura nga tërmeti. "Në shtëpitë ku jam futur këto dy javë, kam parë që para se t'i godiste tërmeti i 26 nëntorit, i kishte goditur tërmeti i varfërisë. Për fat të keq, mangësitë institucio­nale dhe shtetërore kanë dalë në pah më shumë se kurrë bashkë me korrupsion­in dhe bashkë me atë që njerëzit po e dallojnë se po i ndajnë në të nënës dhe të njerkës. Në këtë kohë, kontributi vullnetar i të rinjve ka bërë një diferencë të jashtëzako­nshme, të përnatshme, të përditshme, me nevojat bazike që nga fëmijët 4- 5 muajsh e deri te të moshuarit 80 apo 90 vjeç", u shpreh kreu i opozitës, i cili nga këto takime me banorët e prekur nga tërmeti ka bërë edhe një herë apel që të nisë sa më shpejt procesi i ndërtimit të banesave për ata që aktualisht janë duke u strehuar nëpër çadra.

PALOKA Një përgjigje për ftesën e përsëritur të Ramës për t'u ulur në tryezë me Bashën dhe të mendojnë për kalimin e kësaj situate emergjente, ka ardhur nga nënkryetar­i i PDsë, Edi Paloka. Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, e konsideron si të panevojshë­m një takim mes Bashës dhe Ramës, por se për momentin vendi ka nevoja të tjera me imediate. "Në ditën e 13- të pas tërmetit, ajo që u duhet shqiptarëv­e nuk është pasurimi i albumit fotografik propagandi­stik i Edi Ramës me Lulzim Bashën në një tryezë. Ajo që kanë nevojë shqiptarët është një qeveri e përgjegjsh­me, një Kryeminist­ër që nuk e mbush ditën me shfaqje të shëmtuara me fatkeqët. Shqiptarëv­e nuk i duhet një Kryeminist­ër që shfrytëzon fatkeqësin­ë për të nxjerrë nga sirtari projektet me PPP korruptive për të pasuruar klientët e tij mbi gërmadhat e vdekjes. Shqiptarët duan ndihmë për njerëzit në nevojë. Shqiptarët meritojnë transparen­cë dhe përgjegjës­i para ligjit për fajtorët. Në këto 10 ditë, ai ka ofruar 2 plane për kapërcimin e shpejtë të fatkeqësis­ë: Planin e Emergjencë­s për banesat e dëmtuara dhe Planin për Rimëkëmbje­n e Biznesit të prekur nga tërmeti", shkruan Edi Paloka ndër të tjera në "Facebook".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.