Panorama (Albania)

Rama kërkon ndihma me citate nga Kurani në Turqi: Dëmi i papërballu­eshëm

Erdogan: Banesat mund të jenë gati brenda 6 muajsh. Ekipet tona po presin vetëm vendin ku do të ndërtohen 500 shtëpitë

-

Kryeminist­ri Rama ishte në dje në Turqi ku u takua me Presidenti­n turk, Rexhep Taip Erdogan.

Vizita e kreut të qeverisë në Turqi kishte të bënte me situatën pas tërmetit dhe ndihmat që Turqia do të ofrojë për vendin tonë, në kuadër të programit për rindërtimi­n e godinave të rrënuara nga lëkundja e fortë sizmike. Pas takimit me Presidenti­n turk, Rama ka marrë pjesë në një konferencë donatorësh, duke u bërë atyre thirrje që të ofrojnë ndihmë për Shqipërinë, pasi përballimi i dëmeve vetëm është gati e pamundur. Duke cituar Kuranin dhe thënie nga mendimtarë të besimit islam, Rama iu drejtua audiencës së kësaj konference për ndihmë që të bëhet i mundur rindërtimi sa më shpejt, siç Turqia bëri në Izmir pas tërmetit të vitit 1999. "Asnjëherë nuk do të harrojmë dedikimin në terren të ekipeve tuaja të shpëtimit, që vendosën jetën në rrezik për të shpëtuar jetë të tjera. Tërmeti shkaktoi pasoja të mëdha në njerëz dhe godina. Dëshiroj të falënderoj para jush secilin prej vëllezërve tanë, që deri tani ka qenë shëmbëllim i bamirësisë. Shqiptarët e të gjitha besimeve, të pasur dhe të varfër, nga të gjitha trojet ku jetojnë, dhanë dhe vazhdojnë të japin të gjitha ato që kanë. Na kanë ndihmuar të mbledhim një vlerë që për vendin tonë të vogël është shumë. Nuk ka nevojë të shpjegoj se i gjithë ky solidarite­t brenda nesh është larg të qenit mjaftueshë­m për të kapërcyer tragjedinë. Unë po kërkoj dritën në zemrat tuaja, me besimin që shkrimtari turk, Mehmet Murat, kishte të drejtë kur shkroi "Drita më e çmuar është ajo që të vjen në orën më të errët". Kjo dritë pa te Turqia një prej rrezeve të saj. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtisë së saj dhe nuk braktisi një mik në nevojë dhe si thotë një shprehje e vjetër, të ecësh me një mik në errësirës është më mirë sesa të ecësh i vetëm në

SHTËPI

Ekipet e emergjenca­ve të Turqisë ishin ndër të parat dhe më aktivet që mbërritën në Shqipëri mesditën e 26 nëntorit për të ndihmuar për nxjerrjen e personave që kishin mbetur nën rrënoja. Zjarrfikës­it turq ishin ndër ekipet më të përgatitur­a dhe me pajisjet më të avancuara në operacione­t e kërkim- shpëtimit në Durrës dhe Thumanë. dritë. Kam ardhur këtu t'ju falënderoj për 500 banesat e t'ju kërkoj të jeni pranë nesh në këtë rrugëtim të dhimbshëm të paharruar. Kurani na mëson se katastrofa­t njerëzore janë sprova që të pastrohet nga mëkatet. Dua që katastrofa që po kalojmë, të kthehet në frymëzim, dhimbja që po ndiejmë të kthehet në forcë. Shkatërrim­i që po shohim, të kthehet në një peizazh të bukur. Tërmeti na ka sfiduar si asnjëherë tjetër. Tërmeti na përkulur dy qytetet tona më të rëndësishm­e, Tiranën dhe Durrësin. Durrësin, Elvia Celebi e përmend në librin e tij të udhëtimeve.

Vite më vonë, udhëtarë të tjerë do të përshkruan bukurinë marramendë­se të xhamisë Fati, e ndërtuar në 1502 për nder të sulltan Mehmet Pushtuesit, e gjendur në një kodrinë e rrethuar nga tulipanët. Tani, ajo është e rrethuar nga rrënoja. Megjithatë, dua të besoj që me ndihmën tuaj të çmuar, do të arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin pas tërmetit shkatërrim­tar të 1999- ës. Të dhanë tona janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave e ndërtesave të shkatërrua­ra janë struktura shumëkatës­he dhe mbajnë me dhjetëra familje. Për këtë arsye nuk kemi të dhëna përfundimt­are. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballues­hme për ne. Pa kontribute nga jashtë, koha që do të na duhet për të shënuar plagët do të jetë shumë e gjatë. Përtej debateve tokësore le të kemi besim në hadithin që thotë se Zoti pranon vetëm atë që është e drejtë", tha Rama.

ERDOGAN Ndërsa Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në prononcimi­n për mediat vendëse, theksoi se ndihma e vendit të tij do të jetë konkrete dhe e shpejtë. Ai tha se po pritet të caktohet vendi dhe do të fillojë menjëherë ndërtimi i 500 banesave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. "Për sa u përket ndërtimeve, ka filluar puna. Të gjitha ekipet janë andej dhe në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri. Po presim që të vendoset për vendin ku do të ndërtohet, në mënyrë që të nisë sa më shpejt procesi. Diskutuam me Kryeminist­rin dhe ai tha se banesat mund të jenë gati brenda 6 muajsh deri në një vit. Edhe unë e përsërita thirrjen për ndihmë edhe një herë pas Kryeminist­rit Rama dhe shpresoj të marrim përgjigje pozitive", tha Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

 ??  ?? Rama dhe Erdogan
Rama dhe Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania