Panorama (Albania)

DËMTIMI I KISHËS 100- VJEÇARE

-

Kjo pasi shumë prej banorëve që u janë dëmtuar banesat nga lëkundjet e tërmetit të fortë më 26 nëntor, ankohen se nuk u është ofruar asnjë ndihmë si në strehim dhe ushqime. Në një situatë të tillë, të vetmit që u janë gjendur pranë kanë qenë organizata­t dhe shoqatat e ndryshme.

Një çadër e vendosur nga një grup vullnetare­sh pranë Kishës së Shën Mhillit në Laç është bërë strehë për 30 persona. Prej afro dy javësh, aty po qëndrojnë banorët që kanë humbur shtëpitë pas tërmetit. Ata kanë zgjedhur të mos largohen nga qyteti drejt hoteleve, pasi e kanë të pamundur të shkëputen nga puna. "Do shkoja në hotel, por jam në punë dhe më duhet të qëndroj këtu. Kemi humbur shtëpinë nga tërmeti, por na duhet të jetojmë. Këtu s'ka kushte, pasi është shumë ftohtë por s'kemi çfarë të bëjmë", thotë një banore. Temperatur­at e ulëta krijojnë vështirësi, sidomos për të vegjlit dhe të moshuarit. Nga pushteti qendror dhe ai vendor thonë se ndihen të braktisur pasi nuk kanë përfituar asnjë ndihmë në ushqime. Të vetmit që u kanë qëndruar pranë, janë një grup vullnetarë­sh. "Nuk ka ardhur të na shohë asnjë njeri për ndihma. Jemi të sëmurë, prindër të dy kalamajve. Në çadër rrimë, nuk kemi ku të rrimë. Ndihma nuk kemi marrë, nuk e dimë nga i kanë çuar. Na kanë ndihmuar me krevate, dyshekë, batanije dhe të gjitha mundësitë e tjera që i kemi siguruar nëpërmjet vullnetare­ve që ndodhen këtu", shprehet një banor. Këta qytetarë ushqehen pranë

Dëmtime nga tërmeti ka pësuar edhe kisha e "Shën Mhillit" në Laç, e cila është ndërtuar prej gati para 100 vitesh. Muret kanë pësuar shkarje në disa vende dhe celebrimi ritualeve fetare shihet mjaft i frikshëm. "Besoj se nuk është vetëm frika ime, por është pak e frikshme të celebrosh meshën brenda. Kanë ardhur dhe e kanë parë inxhinierë­t, por nuk kanë dalë në një konkluzion mbi gjendjen e objektit. Kërkoj vetëm të na tregojnë nëse duhet të qëndrojmë brenda apo jo dhe ne të marrim masa", thotë Ndue Toplana, famullitar i Kishës së "Shën Mhillit". kishës katolike, ndërsa u janë siguruar ndihma të vazhdueshm­e falë sensibiliz­imit të vullnetarë­ve që kanë marrë përsipër përkujdesj­en e tyre. "Këtu janë 60 persona, 30 banorë flenë këtu, u shërbejmë nga mëngjesi në darkë.

Falë Zotit kemi gjetur mbështetje, na kanë ndihmuar biznese dhe organizata të ndryshme dhe po mundohemi t'iu shërbejmë sa të mundemi këtyre banorëve që kanë ngelur të pastrehë", u shpreh Elton Laska, vullnetar. Për shkak të dëmeve të mëdha, Laçi është një ndër qytetet ku është shpallur gjendja e emergjencë­s. Tërmeti ka dëmtuar disa pallate dhe shumë shtëpi në këtë zonë, duke bërë që qindra banorë të ngelin të pastrehë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania