A ka bashkëpuni­m VV- Beograd?

Panorama (Albania) - - PANORAMA -

Në kohën kur në Kosovë është pritur me habi të madhe takimi i një anëtari nga Lëvizja Vetëvendos­je me shefin Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, në Beograd kanë nisur të shfaqen hipotezat për arsyen e këtij takimi. Pas publikimit të fotove nga takimi mes anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendos­je, Xhelal Sveçla, dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, lideri i djathtë opozitar në serbi, Bosko Obradoviç, tha se Vuçiç po negocion futjen e fshehtë të Listës Serbe në qeverinë e Albin Kurtit. Deri tani, Kurti është shprehur se nuk e dëshiron dhe nuk ka për ta përfshirë Listë Serbe në qeverinë e tij, pasi ajo nuk përfaqëson serbët e Kosovës, por interesat e qeverisë së Serbisë. Në një intervistë, ambasadori i SHBA në Kosovë, Kosnett, tha se Kurti e di që në pozitat e Kryeminist­rit nuk mund ta injorojë Listën Serbe. Obradoviç tha: “A s’është ky Marko Gjuriç duke negociuar me njerëzit e Kurtit në Tiranë? Vuçiç është hero i mediave, ky njeri negocion futjen e Listës Serbe në një qeveri separatist­i në Prishtinë...”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.