GJINUSHI: TË ZBATOHEN KODET EUROPIANE

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, shprehu gatishmëri­në e institucio­nit që drejton për të përgatitur zbatimin e kodeve europiane të ndërtimit. "Duhet të garantohet që në studimet për sizmologji­në e gjeologjin­ë në të ardhmen të zbatohen kodet europiane. Vlerësoj që këtë detyrë mund ta marrë Akademia e Shkencave. Ne jemi gati të luajmë rolin e organizues­it, madje të ngremë një strukturë të përkohshme. Jemi konsultuar edhe me qendrat e akademitë e rajonit. Duam të bëjmë një konferencë rajonale për këtë çështje. Kryesorja është të caktohen hartat gjeologjik­e, që do ndërtohen në të ardhmen për ndërtimet me të gjithë perspektiv­ën", tha Gjinushi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.