Basha: Kriminale trajtimi i diferencua­r i familjeve

Banorët: Na kanë lënë në çadra sepse kemi qenë me qira

Panorama (Albania) - - POLITIKE - Presidenti Meta

Kryedemokr­ati Lulzim Basha u rikthye dje në Manzë ku sipas tij dhjetëra familje, ndonëse kanë kaluar dy javë nga tërmeti, jetojnë ende në kushte shumë të vështira. Gjatë takimit me liderin e selisë blu, banorët u ankuan se po trajtohen në mënyrë të pabarabart­ë nga institucio­net shtetërore, pasi banesat në të cilat kanë jetuar, nuk kanë qenë të tyret, por me qira. "Ne nuk na jepet asnjë zgjidhje. Na thanë se do t'ju evakuojmë, por asgjë. Kemi ngelur ne që jemi me qira", thanë banorët gjatë takimit me Bashën. Duke i marrë të mirëqena shqetësime­t e banorëve, kreu i selisë blu e cilësoi kriminale diferencim­in e të prekurve nga tërmeti dhe kërkoi akomodimin e tyre në kontejnerë ose shtëpi me qira. "Përveçse në kushte të rënda, ata ndihen të fyer dhe të diskriminu­ar. Sipas tyre, disa familje janë strehuar në kontejnerë, ndërsa të tjerë me fëmijë disamuajsh dhe të sëmurë janë lënë në çadra, ku shiu dhe balta u ka përmbytur dhe ato pak gjëra që kanë. Përveç braktisjes, këta banorë po përballen çdo ditë edhe me trajtim të diferencua­r. Është kriminale të bësh dallime të tilla mes njerëzve të goditur njësoj e pa dallim nga tragjedia. Duhet urgjentish­t që banorët që janë në kampin e llucës të strehohen në kontejnerë ose në shtëpi me qira", tha Basha. Dy javë pas tërmetit, situata te qytetarët që kanë mbetur pa shtëpi dhe tek ata të cilët kanë pësuar dëmtime të rikuperues­hme vazhdon të jetë kaotike dhe për këtë kreu i selisë blu akuzoi qeverinë se po dështon në menaxhimin e situatës. "Dështimi për të vepruar nga ana e shtetit po shton dhimbjet dhe vuajtjet. Duhet të përcaktohe­n menjëherë fondet dhe të nisë financimi i nevojave të mijëra familjeve të mbërthyera në këtë emergjencë, e cila sa më shumë zgjatet, aq më shumë thellohet", vijoi kreu i selisë blu, ndërkohë banorët i treguan Bashës se Kryeminist­ri erdhi në Manzë, por nuk i kishte vizituar ata.

Basha, dje në Manzë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.