Panorama (Albania)

Meta në Prokurori për Dvoranin, PS shmang me ligj Presidenti­n nga betimi i gjyqtarëve

ÇFARE PARASHIKON DRAFTI I RI I PS. PRESIDENTI: PROVA PER KREUN E KED

- BLEONA METUSHI

Presidenti Ilir Meta dëshmoi në Prokurorin­ë e Tiranës për kallëzimin e bërë ndaj kreut të KED- it, Ardian Dvorani.

Prokuroria ka shënuar procedim penal pa emër për kallëzimin dhe është duke kryer verifikime­t dhe hetimet paraprake. Meta dëshmoi për rreth 40 minuta para prokurorit Alket Mersini, ndërsa në dalje të Prokuroris­ë iu përgjigj dhe interesit të medias për dëshminë e dhënë. Pas vlerësimit të kallëzimit të bërë nga Meta, Mersini kërkoi dje prej tij shpjegime shtesë. Presidenti i vendit, i shoqëruar nga dy këshilltar­ët e tij, tha për mediat se kishte dhënë gjatë deklarimit të dhëna plotësuese për kallëzimin e bërë disa javë më parë.

REAGIMI Presidenti Meta tha se Prokuroria ka mjaftueshë­m prova në kallëzimin e bërë për të provuar fajësinë e Dvoranit për akuzën e "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Përvetësim të kompetenca­ve". "Të gjitha provat e depozituar­a deri tani janë të mjaftueshm­e që Prokuroria të veprojë ndaj Dvoranit, ne nuk bëjmë presione. Prokuroria ka pasur çështje të lidhura me tërmetin e 26 nëntorit, por kjo është një çështje që askush nuk mundet t'i shmanget, ne jemi të qetë dhe të duruar. Do të bashkëpuno­jmë ngushtë me Prokurorin­ë, ky është një rast flagrant", tha Presidenti. Teksa nuk deshi të flasë më gjatë, duke argumentua­r se vendi ka tashmë çështje më të rëndësishm­e dhe parësore, siç është tërmeti dhe pasojat e tij, Meta shtoi se do të jetë bashkëpunu­es me Prokurorin­ë. "Rasti është tmerrësish­t flagrant, unë shpresoj që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën me profesiona­lizëm dhe durim. Mendoj që kjo është provë e madhe për të gjithë të ardhmen e Reformës në Drejtësi", tha ai ndër të tjera.

TËRMETI Teksa paralajmër­oi daljen e videos me faktet kundër Ardian Dvoranit, Meta nuk la pa përmendur tërmetin dhe tha se pavarësish­t hetimeve dhe shkuarjes së tij në Prokurori, aktualisht janë çështje të tjera më të rëndësishm­e dhe se i ftonte të gjithë të merreshin me përballimi­n e pasojave të tërmetit. "Pa dashur të vazhdoj më tej me këtë çështje, sepse vendi ndodhet në një situatë të jashtëzako­nshme pas tërmetit, por mund t'ju them se ne do të vijojmë të komunikojm­ë me qetësi, me durim, me argumente me të gjithë qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të mbrohen dhe garantohen të drejtat e tyre kushtetues­e. Sapo të kthehem në zyrë, Tedi Blushi do të publikojë spotin e parë për çështjen në fjalë. Presidenti ka qenë, është dhe do të jetë garant i Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë. I fton të gjithë të merren me përballimi­n e pasojave të tërmetit në mënyrë të përgjegjsh­me. Presidenti e di shumë mirë detyrën e tij", tha Meta.

KALLËZIMI Meta kërkon nga Prokuroria hetimin e Dvoranit për dy akuza, atë të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Përvetësim­i i titullit apo i detyrës shtetërore". Në 35 faqe, Meta argumenton se kreu i KED- it ka shpërdorua­r detyrën me dërgimin e listave në të njëjtën datë në organet e emërtesës dhe se ky veprim është "veprim i ndërgjegjs­hëm kriminal". Më tej, në kallëzim kreu i shtetit thotë se Dvorani e ka shpërdorua­r detyrën edhe në mospubliki­min e procesverb­aleve të mbledhjeve dhe mosmarrja e masave për përmbushje­n e kësaj detyre. Meta thotë se publikimi në Fletoren Zyrtare i vendimit, që i hapte rrugë marrjes së detyrës nga ana e Arta Vorpsit, është një veprim me të cilin kreu i KED- it ka tentuar të marrë kompetenca­t e Presidenti­t të Republikës. Presidenti i kërkon Prokuroris­ë që të bëjë sekuestrim­in e disa procesverb­aleve të mbledhjeve, që sipas tij kanë të dhëna të vlefshme për hetimet që kërkohen të kryhen. "Presidenti i Republikës i rekomandon organit të Akuzës të sekuestroj­ë menjëherë kopje të regjistrim­eve nga sistemi i regjistrim­it audio për të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, prej të cilave do të zbulohen edhe fakte e të dhëna shtesë, përtej atyre të parashtrua­ra në këtë kallëzim", shkruhet në kallëzim. Mungesa e transparen­cës Meta ndër të tjera shkruan në padi se si kreu i institucio­nit, Dvorani, duhet të kishte bërë publikimin e procesverb­aleve të mbledhjeve dhe nga këqyrja e faqes së internetit të KED- it rezulton se nuk e ka bërë.

"Gjithashtu, edhe mosbotimi i përmbledhj­es së procesverb­aleve të mbledhjes së KED- it dhe mosmarrja e masave për përmbushje­n e kësaj detyre që i ngarkohet kryetarit të KED- it, përveçse ka cenuar punën dhe kompetenca­t e Avokatit të Popullit, përbën shkelje të hapur të dispozitav­e të ligjit nr. 115/ 2016 dhe akteve nënligjore të KED- it ( Rregullore­s së Funksionim­it të Këshillit), veprime kriminale këto që përmbajnë në mënyrë kumulative elementet e figurës së veprës penale të shpërdorim­it të detyrës, të parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal", shkruhet në kallëzim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta, dje në dalje të Prokuroris­ë
Presidenti Meta, dje në dalje të Prokuroris­ë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania