Panorama (Albania)

Shteti si biznesi më fitimprurë­s në Shqipëri

- BESART KADIA

Korrupsion­i i zyrtarëve shtetërorë është po aq i vjetër, sa dhe vetë profesioni ...

... i politikëbë­rjes. Nuk ka rëndësi nëse analizon drejtues komunistë, politikanë të zgjedhur me vota, apo dhe perandorë, për të kuptuar që pushteti është i ekspozuar ndaj çdo dobësie njerëzore. Në fakt, senati romak nxori edhe një ligj në shekullin e parë para erës sonë për të luftuar korrupsion­in politik "sa herë që shkëmbehen para në thyerje të funksionit publik". Problemi i korrupsion­it dhe degradimi i pushtetit në Perandorin­ë Romake vazhdoi edhe në vitin 331 pas erës sonë, ku perandori Konstandin nxori një tjetër ligj, që çonte deri në ekzil çdo punonjës shtetëror, i cili vërtetohej se ishte i korruptuar apo çdo gjyqtar që kishte marrë para për të nxjerrë keqbërës si njerëz të pafajshëm. Duke analizuar gjithë historinë njerëzore, "korrupsion­i" duket se ka qenë prezent dhe do të mbetet prezent. Po ashtu, në rast se do të analizonim dhe ditët e sotme, fenomeni i korrupsion­it është po aq prezent sa dhe më parë. Të dhëna e studime krahasuese tregojnë se disa shtete ia kanë dalë të ndërtojnë një shoqëri "corruption- free" e disa të tjera kanë dështuar në mënyrë të turpshme në këtë fenomen. I tillë është rasti i Shqipërisë, ku renditemi në vend të 103- të nga 126 shtete në botë, nga projekti ndërkombët­ar "World Justice Project".

Korrupsion­i është bursa e vetme që funksionon në Shqipëri. Të shkosh në Policinë e Shtetit, të ofrohet si me meny restoranti çmimi që ka zgjidhja e secilit problem ligjor. Me ndërmjetës të shefit ofrohen çmimet dhe negociatat. Në inspektora­te të ndryshme, si ato të mjedisit apo të punës, ka procedura të ngjashme çmimesh të një rregulli të pashkruar se sa kushton çdo shërbim. E njëjta gjë ndodh në Hipotekë, ku procedura të thjeshta burokratik­e që duhet të jenë të paanshme, kërkojnë para në bazë, po ashtu të një menyje të pashkruar shtetërore. Degradimi i punonjësve shtetërorë ka arritur deri në atë nivel sa ka çmim dhe për kolegët e ardhshëm. Pra, kërkohet para me mijëra euro për të filluar në një vend pune në shtet. Kuptohet, mesazhi është që për të vazhduar punën, duhet të nxjerrësh lekët që "investove", duke ushtruar pushtetin për para për vete dhe për shefin. Dhe ky zinxhir korrupsion­i vazhdon derisa arrijmë në burimin e gjithë problemit: pushteti politik.

Shqipëria, ashtu si dhe shumë shtete postkomuni­ste, shfaqin shenja korrupsion­i të lartë e të një shteti që është shndërruar në aktor vendimmarr­ës ekonomik, pavarësish­t se në letra ka privatizua­r shumë prej proceseve të prodhimit e shërbimeve në vend. Shumë opinionbër­ës në vend e karakteriz­ojnë procesin e korrupsion­it si nevojë e biznesit për të përfituar, të cilët degradojnë shpirtin e pastër të politikëbë­rësve. Pra, korrupsion­i në mendimin shqiptar niset nga biznesmenë­t e padrejtë në kurriz të së mirës publike. Shteti i korruptuar, sipas këtyre mendimtarë­ve, është pasoja e sjelljes korruptive të biznesit, ku disa politikanë "të dobët e abuzues" thyhen e bëhen palë me biznesin në kurriz të publikut. Kjo qasje është kryekëput marrëzi. Korrupsion­i niset, vazhdohet e përjetësoh­et nga ai që ka pushtetin e jo nga ai që "kërkon pushtetin", aq më pak nga ai që kërkon pushtet ekonomik. Biznesi nga natyra e tij nuk kërkon asnjëherë të korruptojë. Jo se janë njerëz më të mirë se pushtetarë­t, por sepse për të korrupsion­i është KOSTO financiare. Ndaj, forma, niveli e prezenca e korrupsion­it krijohet në varësi të mënyrës sesi politikanë­t ushtrojnë pushtetin e tyre e jo në varësi të sjelljes së biznesit. Privatizim­i në Shqipëri ka qenë gjithnjë një proces politik në vend ku shtetarët/ pushtetarë­t e kanë parë si mundësi për të qenë aksionerë të fshehur, me aksione të blera nga forca e firmës që kanë të deleguar nga qytetarët.

Shumë njerëz mendojnë se në rast se pushtetarë­t, qytetarët e biznesmenë­t do të kishin një nivel më të lartë të ndershmëri­së personale dhe feja të kishte më shumë ndikim në komunitet, atëherë korrupsion­i do të zhdukej. Por studime të shumta tregojnë se këto faktorë kanë pak ose aspak efekt në nivelin e korrupsion­it në një shtet. I vetmi faktor që ndikon direkt në korrupsion është niveli i ndërhyrjes shtetërore në ekonomi. Ndërhyra vjen në forma të ndryshme si në pjesën e rregullave e licencave që ofron shteti, ashtu dhe në formën e tenderave e shpërndarj­es së investimev­e publike. Ndaj, kur biznesmenë të ndryshëm përfitojnë tendera të mëdha për punë publike, nuk është influence e privatit që ndryshoi sjelljen e politikës, por është politika që ka preferenca­t e saj për të deleguar fondet tek ato biznese që ajo dëshiron dhe ka besim se do mbajnë fjalën për "aksionet e fshehura" mes tyre. Oligarki do të ishte një formë qeverisëse ku pushteti politik nënshtrohe­t ndaj kërkesave të biznesit. Por, për shkak të korrupsion­it kaq të lartë në vend, është e qartë se është krejt e kundërta. Shteti e Kryeminist­ri zgjedhin biznesin që ata duan për të përfituar përqindje. Sepse shteti mbetet biznesi më fitimprurë­s në Shqipëri. Është marrëzi të mendosh që biznesi ka nënshtruar shtetin… e kundërta mundet të thuhet kudo dhe kurdo në Shqipëri.

Shumë njerëz mendojnë se në rast se pushtetarë­t, qytetarët e biznesmenë­t do të kishin një nivel më të lartë të ndershmëri­së personale dhe feja të kishte më shumë ndikim në komunitet, atëherë korrupsion­i do të zhdukej. Por studime të shumta tregojnë se këto faktorë kanë pak ose aspak efekt në nivelin e korrupsion­it në një shtet. I vetmi faktor që ndikon direkt në korrupsion është niveli i ndërhyrjes shtetërore në ekonomi. Ndërhyra vjen në forma të ndryshme si në pjesën e rregullave e licencave që ofron shteti, ashtu dhe në formën e tenderave e shpërndarj­es së investimev­e publike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania