Panorama (Albania)

Për Salianjin kërkohen 1.6 vite burg pse u ndanë dy prokurorët për dënimin

Edmond Spaho: Prokurori Kolë Hysenaj kërkon të kalojë vetingun duke luftuar PD

- Ervin Salianji MARIGLEN KUME Edmond Spaho

Ish- Deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji, e ka cilësuar si sulm politik pretencën e Prokuroris­ë për ta dënuar atë me 1.6 vite burg për çështjen e "Babales".

Në një deklaratë për mediat pas përfundimi­t të pretencës, Salianji tha se prokurori i çështjes nuk paraqiti asnjë provë të re. "Pati vetëm një devijim të çështjes, nga dënimi për trafik ndërkombët­ar droge të vëllait të ishministr­it të Brendshëm Fatmir Xhafaj, drejt një gjasme pretence, ku Prokuroria në këtë rast u bë pjesë me llumin. Por pa diskutim, asnjë intrigë, pabesi, tradhti nuk ia del të fshehë të drejtën dhe të vërtetën. E sigurt është sot që shqiptarët kanë një person të dënuar me 7 vite e 4 muaj që po vuan dënimin, ish- ministrin, vëllanë e vetëlargua­r nga detyra dhe pa diskutim demaskimin e një prokurorie politike, e cila lexoi fiks atë që tha Kryeminist­ri ditën që doli përgjimi. Dhe pa diskutim, të gjitha ato që ka thënë avokati i Xhafajt", tha Salianji. Më tej, ish- deputeti akuzoi prokurorin e çështjes se nuk ka pranuar asnjë provë shtesë që i është dërguar, që sipas Salianjit, nëse do të ishin marrë në konsiderat­ë, do të çonin para përgjegjës­isë vëllain e ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, vetë ishministr­in dhe dy prokurorët e parë të çështjes, të cilët tashmë janë shkarkuar nga vetingu. "Në komunikime të mëtejshme, pa diskutim që do të rikthehem për çdo akt që ka cituar Prokuroria politike, duke mos marrë asnjë provë parasysh nga ato që kemi paraqitur, jo vetëm për të çuar para përgjegjës­isë penale për trafik ndërkombët­ar droge Agron Xhafajn, jo vetëm për të çuar para drejtësisë për shpërdorim detyre e lehtësimin e veprës penale për trafik droge të Fatmir Xhafajt, por pa diskutim për të arrestuar prokurorët e çështjes, të dy të larguar nga vetingu, prokurorët e parë që janë marrë me këtë çështje, si Gent Osmani e Përparim Kulluri", tha Salianji. Ndërkohë, për dy prokurorët e rinj të çështjes së tij që kërkuan dënimin me 1.6 vite, Salianji paralajmër­oi fakte komprometu­ese. "Këta të dy që janë sot, do ta shihni nga vetingu apo nga të dhënat që do të bëjmë ne publike. Duhet thënë se kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër, të përfshirë në llumin dhe batakun e korrupsion­it. Pa diskutim që në fund të ditës do të fitojë e mira dhe e drejta", vijoi Salianji.

AKUZA E PD Në mbështetje të Salianjit dje ishin të gjithë ish deputetët e PD- së. Nënkryetar­i Spaho tha se i gjithë procesi ishte montuar politikish­t. Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integritet, do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafa brenda 24 orësh në Itali, do të duhej të kishte hetuar ekspertizë­n që gjoja bëri Kryeminist­ri i vendit dhe deklaroi që ' ishte regjistrim falso'", tha Spaho.

 ??  ?? Salianji në gjyq
Salianji në gjyq
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania