Panorama (Albania)

Gazetarët dhe ndërkombët­arët frenojnë ligjin e ri për median

Ndërkombët­arët: AMA ka shumë kompetenca të gjera për dënimin e mediave, po ashtu edhe përmasat e gjobave janë të larta

-

Shoqatat e gazetarëve në Shqipëri dhe një pjesë e shoqërisë civile i kërkuan qeverisë që të tërheqë dy projektlig­jet, të njohura si paketa antishpifj­e.

Për të folur para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, organizata­t e gazetarëve dhe shoqërisë civile kishin mandatuar kreun e Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, për të lexuar një deklaratë të përbashkët. Në fjalën e tij, Çipa kërkoi që qeveria të tërhiqet nga dy projektlig­jet. “Ne i kërkojmë qeverisë që të tërheqë dy projektlig­jet që i janë propozuar Kuvendit, të prezantuar­a publikisht si paketa antishpifj­e. Gjithashtu, i bëjmë thirrje Kuvendit që në rast se qeveria nuk i tërheq ato, t’i rrëzojë menjëherë”, tha Çipa. Ndërkohë, nga ana tjetër Çipa tha se dy draftligje­t e qeverisë u japin kompetenca gjysmëgjyq­ësore dy institucio­neve publike, që nuk kanë besimin se janë të pavarura që të bëjnë rregullimi­n e mediave online. “Organizata­t vërejnë që dy projektlig­jet e paketës antishpifj­e i akordojnë AMA- s dhe AKEP- it kompetenca gjyqësore me natyrë sanksionue­se, në një kohë kur këto dy organe, edhe pse të pavarura, sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksional­e për të qenë të pavarura, siç garantojnë organet gjyqësore. Shqipëria ka mjaftueshë­m ligje që rregullojn­ë çështjet kur mediat shkelin të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër”, vijoi Çipa. Pas kësaj deklarate, ata kërkuan që të largoheshi­n dhe të mos kishin asnjë kontakt me komisionin derisa të merreshin në konsiderat­ë kërkesat e tyre, por ndryshuan qëndrim pas kërkesës së deputetëve të maxhorancë­s për të vazhduar seancën dëgjimore. REGJISTRIM­I I PORTALEVE Relatorja e draftligje­ve, Klotilda Bushka, e orientoi diskutimin te çështjet konkrete, siç ishte regjistrim­i i portaleve në një sistem që të jenë lehtësisht të kontaktues­hme nga institucio­net gjyqësore, në rast se një qytetar bën një kallëzim ndaj një medie. “Unë nuk kam qartësi nga ju. Ju nuk keni propozime fare, përderisa jeni kundër që në fillim. Sot në Shqipëri ka ligje edhe për shpifjen, por si do ta zgjidhni ju vetërregul­limin, kur subjekti i paditur, që janë ofruesit e shërbimit e mediave online, nuk ekziston i regjistrua­r. Për këtë çështje unë nuk shoh një mënyrë vetërregul­limi”, tha Bushka. Por këtë pretendim të deputetes e rrëzoi drejtoresh­a e BIRN Albania, Kristina Voko, e cila i kujtoi Bushkës se këtë e ka rregulluar AKEP- i një vit më paerë. “Lidhur me regjistrim­in nëse është ky shqetësimi kryesor i dy projektlig­jeve, ju siguroj që ndryshimet e fundit të bëra në AKEP e kanë siguruar regjistrim­in. AKEP- i ishte shumë i aftë të identifiko­nte me emra dhe me e- maile të gjitha mediat online, për të dërguar kërkesën e publikimit të detyrueshë­m të llogarive bankare ku duhet të mbështetej e- Albania. Kështu që, nuk qëndron si argument shqetësimi i regjistrim­it. AKEP- i ka qenë shumë i aftë të mbyllë mediat që kanë kryer shkelje”, tha Voko. NDËRKOMBËT­ARËT Përfaqësue­s të organizata­ve ndërkombët­are në Tiranë shprehën përsëri shqetësimi­n e tyre, se projektlig­jet e reja të qeverisë, të ashtuquajt­urat “paketa antishpifj­e”, mund të kufizojnë lirinë e medias shqiptare. “OSBE mendon se AMA ka shumë kompetenca të gjera për dënimin e mediave, po ashtu edhe përmasat e gjobave ndaj gazetarëve dhe mediave janë të larta. Po ashtu, duhet ndarë qartë se çfarë janë kritikat politike dhe çfarë janë shpifjet. Raporti i ODIHR- it për zgjedhjet e fundit vërejti një përqendrim të madh të medias në duar të pak pronarëve”, tha para deputetëve Irina Radu, shefe e Zyrës së Medias e OSBE- së.

 ??  ?? Shoqatat e gazetarëve në seancën dëgjimore për antishpifj­en
Shoqatat e gazetarëve në seancën dëgjimore për antishpifj­en
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania