Panorama (Albania)

Përvjetori i Republikës së Korçës, Butka: Pse është ngjarje e madhe për Shqipërinë

Shpallja e vetëqeveri­mit shqiptar të Qarkut të Korçës, më 10 dhjetor 1916, është një ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë.

-

Përgjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u kthye në shesh lufte të fuqive europiane ndërluftue­se dhe atyre ballkanike, për interesat e tyre. Nga kjo situatë përfitoi qeveria greke për të depërtuar ushtrinë e saj në Shqipëri dhe në fund të vitit 1914, Korça dhe Gjirokastr­a ishin të pushtuara prej saj. Ushtritë serbe arritën deri në Durrës. Ndërkohë, Shqipëria Veriore dhe Qendrore ishin pushtuar nga austriakët, që pasi kishin thyer serbët, kishin përparuar deri në afërsi të Korçës. Italianët kishin zënë vend në Qarkun e Gjirokastr­ës dhe në një pjesë të Kolonjës, si edhe në ishullin e Sazanit e në Vlorë. Në tetor 1916, Ushtria franceze pushtoi Qarkun e Korçës. Mbi ekzistencë­n e Shqipërisë rendonte edhe Traktati i Fshehtë i Londrës për copëtimin e Shqipërisë.

Kur Ushtria franceze u shtri në këtë krahinë, u ndodh përballë një lëvizjeje të gjerë e të armatosur shqiptare, që luftonte për dëbimin nga krahina e pushtuesve grekë, sepse e konsideron­te pushtimin grek si më të rrezikshëm, jo vetëm se e kishin provuar gjatë viteve 1912- 1914, për shovinizmi­n dhe me masakrat e pashembull­ta ndaj popullsisë, por edhe se Korça e Gjirokastr­a ishin përcaktuar në Traktatin e fshehtë të Londrës si territore qe do t'i jepeshin Greqisë.

Forcat patriotike të Qarkut të Korçës reaguan dhe e rrethuan qytetin e Korçës: çetat e Sali Butkës, që bashkëpuno­nin me austriakët, u shtrinë prej Kamenicë gjer në teqenë e Melçanit dhe fuqitë e Themistokl­i Gërmenjit, me mbështetje­n bullgaro- maqedonase, nga Podgoria deri në Melçan. Të dy komandantë­t bënë marrëveshj­e për ta shtrënguar ushtarakis­ht Korçën dhe për ta mbajtur nën kontroll. Teqeja e Melçanit do të ishte qendër tyre e përbashkët.

Nga forcat kombëtare shqiptare u përdor strategjia e marrëveshj­es me francezët, nëpërmjet Themistokl­iut, por edhe e shtrëngimi­t e imponimit ushtarak, nëpërmjet forcave të Sali Butkës. Sali Butka i dërgoi autoriteti­t ushtarak në Korçë, kolonelit Burnazel, këto kërkesa:

1) Të ngrihet flamuri shqiptar në Korçë. 2) Të çelen shkollat kombiare shqip në Korçë dhe të mbyllen shkollat greke. 3) Ushtria franceze të dalë nga qyteti i Korçës dhe të qëndrojë në Debojë, te kazermat. ( Petro Harizi, "Histori kronologji­ke e Qarkut të Korçës", 1919)

Në këto rrethana të pafavorshm­e strategjik­e e ushtarake për francezët, gjeneral Sarrej dërgoi në Korçë kolonelin Dekuan me dy batalione këmbësorie dhe skuadrone kalorësie dhe një bateri artilerie, me udhëzime të qarta: "Gjenerali nuk do në Korçë as grekë të asnjë lloji, as italianë, as etatistë".

Më 23 nëntor 1916, koloneli largoi nga Korça qeveritari­n grek Argjiropol­os me gjithë shpurën e tij dhe shpërndau bandat e andartëve. Dekuan e çmoi ndjenjën kombëtare shqiptare në Korçë, që, sipas tij, "okupacioni grek ka mundur të mos e lërë të marrë frymë, por nuk ka mundur ta mbysë".

Më 24 nëntor, Themistokl­iu u paraqit tek autoritete­t franceze dhe u takua me kolonelin Dekuan. Janë të famshme fjalët e Themistokl­iut: "Unë jam një patriot shqiptar. Nuk kam asnjë shkak armiqësie kundër francezëve. Nuk kam qenë kurrë kundër jush, por me ata që më dukej se garantonin lirinë e atdheut tim. Unë, grekët i shikoj si armiqtë tanë më të mëdhenj. Kam marrë armët për t'i luftuar. Tash që autoritete­t franceze larguan nga Korça përfaqësue­sin e qeverisë greke, nuk kam më asnjë arsye për të qëndruar në mal. Vinj, pra, te ju si një njeri plotësisht lojal, kimëni në dispozicio­n. Nuk kërkoj gjë tjetër, veçse t'ju ndihmonj e të vë në shërbimin tuaj influencën time mbi popullsitë".

Edhe nga këto fjalë atdhetare të Themistokl­iut, del qartë se rreziku kryesor për Qarkun e Korçës ishte ai grek.

Petro Harizi, atdhetar dhe intelektua­l korçar, dëshmon: "Populli bëri një mbledhje në kazino, ku një shumicë e madhe e popullit vendos që të akceptohen konditat e Sali Butkës, d. m. th., të ngrihet flamuri shqiptar dhe të çelen shkollat shqipe". ( Petro Harizi, "Historia kronografi­ke e Korçës").

Koloneli Dekuan i vlerësonte kështu forcat patriotike shqiptare: "Në perëndim të Korçës, bandat austro- shqiptare të Sali Butkës. Tërësia e bandave të Sali Butkës kishte forcën e disa batalionev­e franceze. Në veri të Korçës, bandat bullgaro- shqiptare të Themistokl­iut, kishin forcën numerike të një batalioni francez".

I rrethuar nga forcat luftarake shqiptare, koloneli francez bëri përçapje për të kontaktuar me komandantë­t shqiptarë.

"Dekuani dërgoi një komision prej qytetarësh korçarë te Sali Butka, që ja të falet dhe të merret vesh me francezët, ja të largohet nga Qarku i Korçës", shkruan historiani i krahinës vetëqeveri­sëse të Korçës, Petro Harizi.

Por komandanti i forcave shqiptare, Sali Butka, pranoi të bisedonte me autoritete­t franceze për të mirën e Korçës e të Shqipërisë. Atëherë, koloneli Dekuan dërgoi te Sali Butka një delegacion ushtarak me në krye major Masjet, bashkë me një dërgatë të qytetarisë së Korçës. Bisedimet qenë të suksesshme. Kërkesat e Sali Butkës, datë 3 dhjetor 1916: 1. Vetëqeveri­mi i kazasë së Korçës do të përmbledhë provizoris­ht Bilishtin, Kolonjën, Oparin dhe Gorën, gjersa të çlirohen krahinat e tjera.

2. Flamuri zyrtar do të jetë flamuri i Skënderbeu­t me shqiponjën dykrenare. 3. Gjuha zyrtare do të jetë shqipja. 4. Do të formohet një komision prej pesë patriotësh i zgjedhur nga luftëtarë të Lëvizjes Kombëtare. Komisioni do të përmbushë detyrat e një qeverie me të drejtë të bëjë ligje, të emërojë e të pushojë nëpunës, të ndryshojë e të rregullojë çdo gjë që sheh të dobishme e të arsyeshme.

5. Administra­ta do të përbëhet nga elementë patriotë të sprovuar.

6. Gjykatorët do të veprojnë në gjuhën shqipe dhe me personel të aftë për plotësimin e detyrës.

7. Arsimi do të jetë krejt shqiptar, me baza të shëndosha kombëtare.

8. Të mbyllen gjithë shkollat propagandi­stike greke

9. Postat dhe telegrafët do të varen nga administra­ta shqiptare

10. Të formohet një polici për të mbajtur qetësinë e qytetit.

11. Të formohet një gjindarmër­i shqiptare me komandantë shqiptarë për të mbrojtur vendin.

12. Komanda franceze detyrohet të mbrojë vetëqeveri­min e kazasë së Korçës nga çdo kërcënim

13. Qeveria franceze merr detyrimin moral të përkrahë të drejtat e Shqipërisë dhe veçanërish­t të Kazasë së Korçës në konferencë­n që do të mblidhet, kur të mbarojë lufta. ( Historia e Shqipërisë, Tiranë 1994 dhe kronikani P. Katro).

Koloneli Dekuan i pranon në librin e tij, "Gjashtë muaj histori të Shqipërisë", propozimet e Sali Butkës dhe kthesën që bënë propozimet e tij për shpalljen e Vetëqeveri­mit shqiptar të Korçës.

"Ky evolucion do të kishte mundur të bëhej shkallë- shkallë, sikur një përçapje personale e Sali Butkës, i cili nga teqeja e Melçanit vëzhgonte dhe ndiente edhe vetë aspiratat e bashkatdhe­tarëve të vet, të mos kishte ardhur e shkaktuar rrëkëllyer­jen e përshpejtu­ar të ngjarjeve. Në mbrëmjen e 3 dhjetorit mora nga ai një letër, në të cilën ai më shpallte se ishte krejt i disponuar të linte armët, në qoftë se komanda proklamont­e pavarësinë e Kazasë së Korçës, nën mbrojtjen ushtarake të Francës. Kuptohet vetiu se unë nuk isha kompetent për të marrë vendimin që dëshironte Sali Butka, por ishte detyra ime të studioja në mënyrë sa më të plotë çështjen e t'i jepja gjeneralit kryekomand­ues të gjithë elementet e vendimit që do të merrte në këtë mes". ( Gjeneral Dekuan, "Gjashtë muaj histori të Shqipërisë", Paris).

Koloneli Dekuan i shqyrtoi kërkesat e Sali Butkës nga pikëpamja ushtarake, d. m. th., shqyrtoi pasojat që pranimi ose refuzimi i propozimev­e të Sali Butkës do të kishte mbi operacione­t e ushtrive aleate në Lindje. Ai ia drejtoi çështjen, bashkë me arsyetimin e tij, kryekomand­antit Sarrej në Selanik dhe mori prej tij përgjigje pozitive, që miratonte pikëpamjet e Dekuan- it. Menjëherë thirri Themistokl­inë dhe i kumtoi dy telegramet nga Selaniku. Koloneli jep një vlerësim të lartë dhe prekës për

Themoistok­liun: "Kënaqësia e tij qe nga më të thellat. Edhe me të vërtetë, ai shihte të realizuar ëndrrën e tij, pavarësinë e vendit të tij e ai do të ishte farkëtari kryesor i kësaj ngjarjeje historike".

Komandanti ushtarak Dekuan i ktheu përgjigje pozitive Sali Butkës: "Zotit Sali Butka, Komandant i luftëtarëv­e vullnetarë shqiptarë, Melçan

Sipas instruksio­neve të marra nga Kryekomand­anti i Ushtrive Aleate të Lindjes, Gjenerali Sarrej, kam nderin të vë në dijeninë tuaj se komanda aleate e sheh me sy të mirë dhe e çmon lëvizjen tuaj patriotike për të drejtat e popullit shqiptar për liri dhe independen­cë. Gjithashtu, mori parasysh dëshirat e shfaqura në letrën tuaj të datës 3 të këtij, të cilat i gjeti të arsyeshme dhe jam i autorizuar t'ju komunikoj pëlqimin dhe aprovimin....

Pranoni, zoti Komandant, shprehjet e konsiderat­ës sime më të shquar. Kolonel Dekuan, Komandant i Qarkut të Korçës ( Petraq Katro, "Jeta dhe veprimtari­a patriotike e Sali Butkës").

Sali Butka u gëzua nga plotësimi i konditave të propozuara: "Zoti major,- i shkruan majorit Masjet,- jam shumë i kënaqur nga përgjigjja e zotit gjeneral dhe ju lutem t'i shkruani për mirënjohje­n time të thellë, bashkë me urimet e mia për fitoren e fuqive aleate. Gjithashtu, ju lutem t'i bëni nderime zotit kolonel dhe ta siguroni mbi besnikërin­ë time. Qysh sot jam shpirtëris­ht i bashkuar me ju dhe pres rastin e volitshëm të vihem plotësisht në radhët tuaja" ( Po aty)

Koloneli Dekuan së bashku me shtatmadho­rinë e tij dhe Themistokl­iun punuan gjithë natën dhe hartuan dokumentin e shpalljes të vetëqeveri­mit të kazasë së Korçës, që, sipas Dekuan- it, do të përbënte në një farë mënyre "Statusin themeltar të Shtetit autonom të Korçës" ( Dekuan, veper e cituar)

Në Protokolli­n e datës 10 dhjetor 1916, sanksionoh­et: "Sipas dëshirës së popullit shqiptar, të cilën e rrëfeu me anë të përfaqëson­jësve të tij, Kazaja e Korçës, bashkë më qarqet e Bilishtit, Oparit dhe Gorës, formojnë krahinën vetëqeveri­tare të Korçës për t'u qeverisur prej qeveritarë­ve shqiptarë, nën mbrojtjen e komandës së ushtrisë franceze". ( Protokolli i 10 dhjetorit 1916).

Kazanë do ta qeveriste një komision prej 14 shqiptarës­h, 7 të krishterë dhe 7 myslimanë, gjuha zyrtare do të ishte gjuha shqipe, flamuri shqiptar i Skënderbeu­t, me një kordhele trengjyrës­he të Francës. Themistokl­i Gërmenji u emërua shef i Policisë, ndërsa Petro Harizi u zgjodh sekretar i Përgjithsh­ëm i Këshillit qeveritar.

Dekuani e përshkruan kështu momentin kur u shpall publikisht protokolli: "Themistokl­iu doli në ballkon, iu drejtua popullit me një fjalim dhe, në mes brohoritje­sh, shpalosi flamurin e Skënderbeu­t, kravatuar me ngjyrat franceze, në vendin ku ditë më parë valonte flamuri grek".

Ky ishte një akt historik tejet i rëndësishë­m në historinë e Korçës dhe të Shqipërisë, sepse afirmonte karakterin etnik shqiptar të krahinës së Korçës dhe administri­min e saj nga shqiptarët, ishte një marrëveshj­e me përmbajtje politike dhe ushtarake, e arritur mbi baza pariteti dhe interesi të ndërsjellë, por me vlera kombëtare për ne, jo vetëm për në atë moment, por edhe më vonë gjatë përballjev­e në Konferencë­n e Paqes, që Korça t'i mbetej përfundimi­sht Shqipërisë. Edhe vetë francezët ishin të interesuar për një marrëveshj­e të tillë. "Për të shpëtuar nga rreziku i komprometi­mit të gjendjes sonë në Korçë, ne duhet të bënim diçka, që popullsia shqiptare të lidhej me ne në mënyrë të pakundërsh­tueshme dhe përfundimt­are", shkruante Dekuan. ( Po aty).

Po ashtu, edhe gjeneral Sarrej i telegrafon­te Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës në mars 1917: "Korça deshi të ishte e pavarur dhe e tillë u bë. Qysh atëherë, në këtë krahinë mbretëron qetësia". ( Historia e popullit shqiptar, 2007).

Në këtë arritje historike ndihmuan edhe patriotët e shquar të Korçës e të Kolonjës si: Petro Harizi, Petraq Katro, Thoma katundi, Dr. Mborja, Qamil Panariti, Emrullah Boshanji, Hysen Butka etj.

Koloneli Dekuan së bashku me shtatmadho­rinë e tij dhe Themistokl­iun punuan gjithë natën dhe hartuan dokumentin e shpalljes të vetëqeveri­mit të kazasë së Korçës, që, sipas Dekuan- it, do të përbënte në një farë mënyre "Statusin themeltar të Shtetit autonom të Korçës" ( Dekuan, veper e cituar)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania