Panorama (Albania)

Presidenti falënderon specialist­ët nga Izraeli: Të zbatohen udhëzimet

-

Presidenti i vendit, Ilir Meta, priti dje në një takim ekipin e specialist­ëve izraelitë, të cilët prej disa ditësh kanë ardhur në Shqipëri, për të asistuar inxhinierë­t shqiptarë në verifikimi­n e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Presidenti Meta ka shprehur mirënjohje­n për ndihmën e madhe që ekipi nga Izraeli po jep në terren, përmes inspektime­sh të specializu­ara dhe me aparatura, të cilat japin një përgjigje të saktë mbi gjendjen e godinave.

"I nderuar të prisja ekipin izraelit, që u erdhi në ndihmë qytetarëve tanë, duke vlerësuar dhe këshilluar për shtëpitë dhe ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti. Thellësish­t mirënjohës Izraelit dhe ekspertëve të tij ushtarakë! Shalom!", ka shkruar Meta, në faqen e tij në "Facebook".

Po ashtu, ai ka asistuar në një inspektim që specialist­ët izraelitë kanë realizuar në fshatin Armathë. Duke iu referuar inspektimi­t me aparatura të një teknologji­e të avancuar, Meta u shpreh se pas vlerësimit nga specialist­ët izraelitë, banorët janë më të qartë dhe nuk u mbetet veçse të zbatojnë udhëzimet, por me përgjegjsh­mëri.

"Sapo përfunduam një verifikim të ri të një banesë 4katëshe në Armathë, me ekspertët e palodhur izraelitë. Besoj se tani edhe banorët janë më të qartë dhe të qetë se pardje. E rëndësishm­e është tani të ndjekim udhëzimet e duhura për përforcimi­n dhe riparimet e dëmeve me përgjegjës­i të plotë ligjore", tha Meta, i cili ka takuar edhe banorë të zonës.

Ekipi izraelit, i përbërë nga 10 inxhinierë, prej disa ditësh ndodhen në Shqipëri. Ata po bëjnë vlerësimin e dëmit, kryesisht në zonën e Durrësit, por edhe në zona të tjera dhe objekte të veçanta, siç ishte selia e Kryegjysha­tës Botërore në Tiranë. Përmes kamerave termike ata kryejnë skanimin e skeleteris­ë së ndërtesave. Sipas tyre, lajmi i mirë është që mbi 90% e ndërtesave, në dukje tejet të dëmtuara, kanë një strukturë të fortë dhe kanë nevojë vetëm për riparime cilësore në muraturë. Ekipi izraelit po bashkëpuno­n me inxhinierë­t shqiptarë, me qëllim që t'u përcjellin këtyre të fundit përvojën që ata kanë në këtë fushë dhe për t'u mësuar metodologj­inë, mbi të cilën të mund të mbështeten, pas largimit të tyre në Izrael. Në të gjitha takimet me autoritete shqiptare, specialist­ët nga Izraeli janë shprehur se ata janë të gatshëm të ndihmojnë këdo në kushte të tilla, por në rastin e Shqipërisë, e kanë një arsye më shumë: ndihmën që shqiptarët u kanë dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë inspektime­ve në fshatin Armathë
Gjatë inspektime­ve në fshatin Armathë
 ??  ?? Presidenti Meta me ekspertët izraelitë
Presidenti Meta me ekspertët izraelitë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania