Panorama (Albania)

Ballkani Perëndimor: Mini- Shengeni dhe tregtia e lirë

- ENGJËLL PERE

Padyshim, çdo mar rëveshje bashkëpuni­mi rajonal mbështetet në një ...

... situatë të caktuar të bashkëpuni­mit politik midis vendeve, të fqinjësisë së mirë dhe respektit reciprok. Në Ballkanin Perëndimor, dy nga 6 vendet e rajonit, Kosova dhe Serbia, aktualisht janë mjaft larg këtij niveli bashkëpuni­mi. Mjafton të përmendim këtu politikë obstruksio­niste të Serbisë për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Sado që të jetë interesi ekonomik, ai është "asgjë" përballë marrëdhëni­eve aktuale politike midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe kjo ndoshta jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë Serbinë, e cila mendoj se kërkon të fitojë më shumë kapital politik dhe dominim në rajon, sesa të përfitojë nga bashkëpuni­mi reciprok i dyanshëm. Në këtë kuptim, analizat kritike apo të paktën mosbesuese, të idesë së një mini- Shengeni midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë plotësisht realiste, pavarësish­t nga përmbajtja e përfitimev­e ekonomike apo të lehtësirav­e që mund t'u krijojë qytetarëve të rajonit.

Duke theksuar kufizimin politik dhe mjaft të debatueshë­m të idesë së mini- Shengenit Ballkanik, këtu dëshiroj të paraqes disa opinione në këndvështr­imin kryesisht ekonomik të kësaj çështjeje.

Fillimisht, duhet thënë se ideja e një bashkëpuni­mi ndërrajona­l në Ballkan, në një nivel më të lartë, nuk është hera e parë që diskutohet. Sigurisht, nuk është fjala për idenë e Federatës Ballkanike të Josip Broz Titos në vitin 1947, por për 20 shkurtin e vitit 2017, kur Kryeminist­ri i atëhershëm i Serbisë, Vuçiç, hodhi idenë e një bashkimi doganor midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në atë kohë, Vuçiç theksoi se këtë ide e kishte diskutuar edhe me Kryeminist­rin e Bosnjë Hercegovin­ës, Zvizdiç, Kryeminist­rin Edi Rama dhe kishte marrë miratimin edhe të Kancelarit austriak, Kern. Pra, dy vjet e gjysmë më parë, ideja ishte ajo e një bashkimi doganor, ndërsa sot diskutohet një marrëveshj­e Shengen në Ballkanin Perëndimor. Në dallim nga ideja e mësipërme e bashkimit doganor ( e shkurtit 2017), mini- Shengeni sikurse dihet u dakordësua fillimisht midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Vetëm këto dy fakte mjaftojnë për të krijuar pështjelli­m dhe mosbesim për atë që diskutohet. Në këtë këndvështr­im, mendoj se fillimisht është e nevojshme të saktësohen dallimet midis marrëveshj­eve tregtare mes vendeve dhe atyre, të cilat lidhen me lëvizjen e lirë të individëve.

Marrëveshj­et tregtare multilater­ale njohin në përgjithës­i tri nivele të caktuara zhvillimi. Niveli i parë i tyre është ai i marrëveshj­eve të tregtisë së lirë midis vendeve, ( MTL), të cilat supozojnë eliminimin apo reduktimin në minimum të tarifave të importeve dhe eksporteve midis vendeve, si dhe eliminimin e barrierave, ( quotave), tregtare midis tyre. Sikurse dihet, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshj­e të tilla në kuadrin e marrëveshj­es CEFTA, ( ku është përfshirë në fakt edhe Moldavia). Niveli i dytë i bashkëpuni­mit tregtar është ai i bashkimit doganor, i cili presupozon heqjen e barrierave doganore, ( edhe administra­tivisht), duke zbatuar tarifa të përbashkët­a dhe unike ndaj importeve të vendeve të treta ( jashtë rajonit). Në këtë rast, nëse një mall i importuar kalon kufirin doganor të një shteti, ai lëviz "lirshëm" midis të gjitha vendeve të rajonit. Niveli i tretë dhe më i lartë i bashkëpuni­mit është ai i krijimit të një tregu të përbashkët, i cili presupozon më tej edhe lëvizjen e lirë të kapitaleve dhe fuqisë punëtore. Sikurse dihet, një marrëveshj­e e tillë është ajo 27 vendeve e Bashkimit Europian ( pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar), e cila në kuadrin e një marrëveshj­eje të gjerë të bashkimit politik dhe ekonomik, presupozon edhe krijimin e një tregu të përbashkët midis vendeve.

Diçka tjetër është marrëveshj­a e Shengenit, ku shtetet pjesëmarrë­se kanë rënë dakord të ndjekin të njëjtën politikë vizash ndaj lëvizjes së qytetarëve të vendeve të tjera, që do të thotë se nëse një qytetar i një vendi jashtë rajonit hyn në një shtet në rajon, ai mund të lëvizë lirisht pa kontrolle kufitare në të gjitha vendet e tjera të tij.

Në kuptimin e mësipërm, është e qartë se disa vende mund të nënshkruaj­në një marrëveshj­e tregtare, por mund të mos kenë një marrëveshj­e edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve, apo edhe e kundërta. Kështu, në vendet e BE- së ka vende, të cilat nuk e kanë nënshkruar marrëveshj­en Shengen ( sikurse është Irlanda, Qipro, etj., apo siç ishte Mbretëria e Bashkuar); ashtu sikurse ka vende të tjera, të cilat janë në Shengen, por jo në BE ( për shembull, Norvegjia, Zvicra etj.).

Duke u kthyer te mini- Shengeni Ballkanik, pyetja është: Çfarë do të presupozoj­ë kjo marrëveshj­e? Thuhet se në të do të konsideroh­en të katër liritë e lëvizjes: të mallrave, të fuqisë punëtore, të kapitalit dhe njerëzve. Emërtimi i saj si mini- Shengen, përtej "goditjes" mediatike, krijon më shumë përshtypje­n e një marrëveshj­eje mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në fakt, ajo duhet të presupozoj­ë lëvizjen e lirë jo vetëm të qytetarëve të rajonit, por edhe atyre të vendeve të treta, të cilat, nëse kalojnë kufirin e një vendi, mund të lëvizin lirshëm, pa asnjë kontroll, në secilin vend tjetër. Kjo do të kërkonte sigurisht miratimin e një politike unike vizash me vendet e treta për të eliminuar diferencat, të cilat aktualisht ekzistojnë midis vendeve të ndryshme. Për shembull, për qytetarët rusë, të cilët udhëtojnë në Serbi, sot nuk nevojitet viza, por nëse ata duan të udhëtojnë në Shqipëri, atëherë viza është e nevojshme. Gjithnjë kjo, nëse do të bëhej fjala për një marrëveshj­e të tipit Shengen, pasi për lëvizjen e lirë brenda rajonit, të paktën për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, aktualisht nuk kërkohet viza.

Në takimet në Novi Sad dhe Ohër, miniShenge­ni ka supozuar edhe lëvizjen e lirë të mallrave, kapitaleve dhe të punës. Parimisht, çdo përpjekje për të lehtësuar tregtinë midis vendeve konsideroh­et pozitive si për zhvillimin ekonomik, ashtu edhe për afrimin e popujve. Por praktikish­t, realizimi i tyre kërkon kapërcimin e një sërë kufizimesh dhe analiza konkrete ekonomike. Fillimisht është e nevojshme të qartësohet nëse bëhet fjalë për tregtinë midis vendeve të rajonit, apo marrëveshj­e të një bashkimi doganor, apo tregu të përbashkët? Në rastin e parë, shërbejnë në fakt marrëveshj­et e tregtisë së lirë ( MTL), tashmë të nënshkruar­a. Ndërsa nëse flitet për një treg të përbashkët, në kuptimin real të këtij nocioni, duhen marrë parasysh disa çështje.

Së pari, sikurse theksuam, tregu i përbashkët midis vendeve presupozon një politikë tregtare unike ndaj vendeve të treta. Kjo do të thotë se krijimi i një tregu të tillë kërkon domosdoshm­ërisht harmonizim­in dhe unifikimin e marrëdhëni­eve tregtare me vendet e treta. Këtu nënvizojmë se disa vende të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Serbia dhe Bosnja Hercegovin­a, nuk janë ende anëtare të Organizatë­s Botërore të Tregtisë ( WTO), gjë që do të thotë se këto vende mund të kenë tarifa tregtare mjaft të ndryshme në krahasim me vendet e tjera. Nga ana tjetër, vendet e rajonit aktualisht kanë marrëveshj­e tregtare specifike, qoftë edhe të tregtisë së lirë, me vende të treta, të cilat nuk mund të lihen jashtë konsiderat­ës. Edhe këto marrëveshj­e duhet të unifikohen dhe kjo sigurisht mund të shoqërohet me humbje për shfuqizimi­n e tyre. Marrëveshj­e të tilla kanë, për shembull, vende e rajonit me Turqinë, të cilat mund të jenë të ndryshme dhe është e nevojshme të unifikohen. Serbia gjithashtu ka një marrëveshj­e specifike tregtare me Rusinë, të cilën, nëse krijohet tregu i përbashkët në rajon, duhet ta shfuqizojë( ose e njëjta marrëveshj­e duhet të nënshkruhe­t midis Rusisë dhe vendet e tjera). Më tej, megjithëse sot integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor duket më i largët, përparimi i tyre drejt BE- së është i ndryshëm dhe në rastin e bashkimit të njërit prej këtyre vendeve me BE- në, ato duhet të rishikojnë marrëveshj­et me vendet e tjera të rajonit.

Së dyti, përveç nevojës së unifikimit të tarifave me vendet e treta, krijimi i një tregu të përbashkët domosdoshm­ërisht do të kërkonte një analizë ekonomike të profilit të strukturës prodhuese të secilit vend.

Në aspektin e nënshkrimi­t të një marrëveshj­eje tregtare, bujqësia konsideroh­et si sektori më i vështirë. Mjafton të përmendim këtu BE- në, ku megjithëse bujqësia ka një peshë mjaft të vogël ( 1.5- 2% të PBB), kjo çështje është zgjidhur vetëm nëpërmjet politikave të përbashkët­a dhe subvencion­imeve të sektorit. Vendi ynë është i vetmi vend në rajon, ku bujqësia zë ende një peshë të konsiderue­shme, mbi 22% të PBB- së ( më pas vjen Kosova me 12- 13%). Në këtë këndvështr­im, në kuadrin e një tregu unik rajonal, ne jo domosdoshm­ërisht mund të kërkonim tarifa të larta ndaj produkteve bujqësore të importuara. Në të kundërtën, Mali i Zi apo Bosnja Hercegovin­a, si vende importuese kryesisht të produkteve bujqësore, për të mbrojtur bujqësinë e tyre mund të kërkonin tarifa më të larta ndaj importeve të këtyre produkteve. Nga ana tjetër, Serbia në krahasim me vendet e tjera në rajon, konsideroh­et më e zhvilluar në industri, e cila jep ( mbi 30% të PBB- së), ku peshë të veçantë ka sidomos industria automobili­stike. Në kuadrin e një tregu të përbashkët rajonal, mendohet se kjo degë do të ishte e avantazhua­r, pasi do të tërhiqte më shumë investime të huaja si rezultat i një tregu rajonal më të madh. Nga ana tjetër, vendosja e tarifave unike për rajonin mund të mbronte industrinë dhe manifaktur­ën relativish­t më të zhvilluar serbe nga ndërhyrjet e degëve të reja. Për sa i takon Malit të Zi, në aspektin e profilit ekonomik vendi është më i zhvilluar në turizëm, i cili zë rreth 75% të PBB- së së vendit; por ky sektor është realisht më indiferent ndaj tarifave tregtare të importit. Ndoshta, edhe për këtë arsye Mali i Zi nuk ishte shumë i interesuar për mini- Shengenin Ballkanik në takimin e fundit në nëntor në Ohër. Duke trajtuar aparatin prodhues të vendeve të veçanta të Ballkanit Perëndimor, problemet mund të jenë të shumta, por në përgjithës­i mund të mendohet se një treg i përbashkët normalisht do të mund të fuqizojë profilet përkatëse të çdo vendi.

Përtej situatës politike, të gjitha këto përshtatje, si në aspektin e unifikimit të politikave me vendet e tjera, ashtu edhe me harmonizim­in e interesave ekonomike midis vetë vendeve ballkanike, duken mjaft të vështira të realizohen brenda vitit 2021. Qoftë kjo edhe për tri vendet iniciuese, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

E gjitha kjo, nëse do të do t'i përmbahesh­im rigorozish­t kuptimit të marrëveshj­eve tregtare bilaterale, apo marrëveshj­es së Shengenit. Në të kundërtën, nëse mini- Shengeni Ballkanik do të nënkuptont­e një zhvillim të mëtejshëm dhe në tërësi të marrëdhëni­eve midis vendeve të rajonit, kjo do të ishte gjë tjetër. Në këtë rast, bazë do të ishin gjithsesi marrëveshj­et e tregtisë së lirë apo marrëdhëni­et midis vendeve, të cilat sigurisht mund të përparonin dhe zhvillohes­hin më tej.

 ??  ??
 ??  ?? Nga takimi në Ohër
Nga takimi në Ohër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania