Panorama (Albania)

Drafti i PS, si shmanget Presidenti në betimin e anëtarëve të Kushtetues­es

Maxhoranca propozon ndryshime në ligjin organik të Kushtetues­es: Nëse anëtari i Gjykatës nuk thirret nga Presidenti, betohet me shkrim

-

Përplasja President- maxhorancë, në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetues­e, dje ka shkuar në një tjetër shkallë. Ashtu siç kishin paralajmër­uar disa funksionar­ë të lartë të Partisë Socialiste, është konkretizu­ar nisma ligjore për të ndryshuar mënyrën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e.

Projektlig­ji që do t'i shkojë shumë shpejt për miratim Kuvendit, parashtron një mënyrë tjetër për ata që zgjidhen për në Gjykatën Kushtetues­e, duke mos e bërë të domosdoshë­m betimin para kreut të shtetit. Sipas këtij projektlig­ji, që ndryshon dy nene të ligjit organik për Gjykatën Kushtetues­e, anëtari i zgjedhur për të shkuar në këtë Gjykatë, firmos formulën e betimit, e cila i dërgohet Presidencë­s dhe në këtë formë eliminohet ceremonia e betimit para kreut të shtetit me dorën në Kushtetutë, siç ka qenë deri më tani. "Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje: ' Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetues­e nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimi­t të këtij afati, ai e kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidenti­t të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetues­e. Data e organizimi­t të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsideroh­et si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon", thotë neni 1 i këtij projektlig­ji. Me gjithë ndryshimin e propozuar për ligjin organik, neni 129 i Kushtetutë­s së Shqipërisë thotë: "Gjyqtari i Gjykatës Kushtetues­e fillon detyrën pasi bën betimin para Presidenti­t të Republikës". Gjithashtu, në nenin 2 të këtij projektlig­ji, thuhet se aplikimi i tij vlen për të gjithë anëtarët e emëruar në

Gjykatën Kushtetues­e, por që nuk kanë bërë betimin para Presidenti­t. "Në nenin 86, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: 5. Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji", thotë neni 2 i projektlig­jit. Ky nen i shkon për shtat Arta Vorpsit, e cila aktualisht është e vetmja që konsideroh­et si e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetues­e, por që nuk ka bërë betimin para Presidenti­t. Ky i fundit, në ceremoninë e betimit, disa javë më parë thirri Marsilda Xhaferllar­in, e cila ishte e renditur e katërta në listën e dytë që i kishte shkuar Metës nga kreu i KED- it, Ardian Dvorani. Ky ndryshim i ligjit organik për formimin e Gjykatës Kushtetues­e që propozohet nga Partia Socialiste, e bën de fakto Arta Vorpsin anëtare të GJK. Vorpsi ishte shpallur si e zgjedhur, duke qenë se Presidenti Meta nuk ishte shprehur brenda 30 ditëve për emrin e dytë të listës që i kishte shkuar dhe Vorpsi, e renditur e para, shkoi automatiki­sht në Gjykatën Kushtetues­e, madje ajo bëri dhe betimin në një zyrë noterie. Pasi Kuvendi votoi Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji­n, Presidenti nxori dekretin që emëronte si anëtare të Gjykatës Kushtetues­e Marsilda Xhaferllar­in, me pretendimi­n se nuk ishte shprehur për emrin e dytë që i takonte. Pas këtij ndryshimi në ligj, dilemat për formimin e Gjykatës Kushtetues­e bëhen akoma dhe më të mëdha, pasi përveç Elsa Toskës, Fiona Papajorgji­t dhe Vitore Tushës që janë anëtare të gjithëpran­uara, 2 emrat e tjerë prodhojnë debat. Besnik Muçi u largua pasi nuk kaloi vetingun, ndërsa mbetet për t'u parë se kush do të marrë karrigen e anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e, Xhaferllar­i apo Vorpsi.

 ??  ?? Faksimile e projektlig­jit të propozuar nga maxhoranca
Faksimile e projektlig­jit të propozuar nga maxhoranca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania