Panorama (Albania)

Mark Rutte: Shqipëria nuk është gati për negociata

Kryeminist­ri holandez: Maqedonia e Veriut, më afër integrimit

- ARISTIR LUMEZI Mark Rutte

Holanda mbetet e vendosur për të mos pranuar asnjë negociatë me Shqipërinë për anëtarësim në BE.

Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t'u anëtarësua­r në Bashkimin Europian, Kryeminist­ri i Holandës, Mark Rutte, ka përsëritur qëndrimin se Tirana nuk është ende gati për të hapur negociatat me BE- në. Në një prononcim për gazetën malazeze "Pobjeda", Rutte deklaroi nga Londra: "Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE- së, por shtetet duhet të jenë gati, si në rastin e Malit të Zi, për të nisur negociatat. Ne nuk besojmë se Shqipëria është gati të nisë negociatat me BE- në në këtë moment, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi". Rutte komentoi edhe vendimin e tetorit për dy shtetet ballkanike, duke theksuar se negociatat për Shkupin nuk u hapën, pasi disa shtete të BEsë nuk donin ta ndanin nga Shqipëria. Holanda iu bashkua qëndrimit të Francës më 18 tetor, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ishin gati për hapjen e negociatav­e. Madje, Holanda ishte pro ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, duke pranuar hapjen e negociatav­e për vendin fqinj, por ka qenë vendosmëri­a e Presidenti­t francez, Emmanuel Macron, për të mos i ndarë dy vendet ballkanike në këtë vendimmarr­je. Refuzimi i Shqipërisë nga Holanda është justifikua­r me faktin se shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të dënuarve në këtë vend për vepra penale, përfshi këtu trafikun e drogave të forta nga Amerika Latine. Pak para vendimit të Këshillit Europian të 18 tetorit, Kryeminist­ri holandez ka qenë i palëvizshë­m në qëndrimin e tij për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Gjatë një deklarate pas takimit me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, në muajin tetor, Mark Rutte deklaroi se Holanda është e shqetësuar për progresin e Shqipërisë dhe ende nuk kishte vendosur nëse ky progres është i mjaftueshë­m për të hapur negociatat me BE- në. "Ne jemi po aq të shqetësuar sa edhe vendet e tjera. Për Maqedoninë e Veriut një çikë më pak dhe për Shqipërinë pak më shumë. Pyesim veten nëse Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshë­m dhe në këtë aspekt jemi shumë të shqetësuar. Prandaj, do ta diskutojmë këtë çështje me partnerët tanë europianë në javët e ardhshme. Maqedonia e Veriut ka arritur më shumë sesa Shqipëria dhe kjo do të jetë në fokus të bisedimeve. "Më ketë qëndrim, Kryeminist­ri holandez mbështeti deklaratën e ministrit të Jashtëm, Stef Blok, i cili kishte deklaruar se nuk ka "asnjë të dhënë se diçka ka ndryshuar ndërkohë në Shqipëri" dhe se me shumë gjasa Parlamenti holandez nuk do ta ndryshojë vendimin e tij të qershorit për të bllokuar qeverinë të votojë pro hapjes së negociatav­e mes BE- së dhe Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania