Panorama (Albania)

Ministri gjerman, Maas: Ju mbështesim për në BE

Cakaj: Gjermania, pro hapjes së negociatav­e në 2020

-

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, ku zhvilloi një takim me homologun e tij gjerman, Heiko Maas. Takimi u përqendrua në diskutime të hollësishm­e për domosdoshm­ërinë e fuqizimit të procesit të zgjerimit të BE- së në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e çeljes së negociatav­e për anëtarësim për Shqipërinë vitin e ardhshëm. Në një reagim në "Facebook", Cakaj bëri të ditur: "Shqipëria gëzon mbështetje­n e Gjermanisë për hapjen e negociatav­e vitin që vjen!" Gjithashtu, homologët ndanë qëndrime të njëjta lidhur me vazhdimin e reformave transformu­ese të Shqipërisë dhe plotësimin e kushteve të paraqitura nga Bundestagu në funksion të rrugëtimit europian. Mbështetja e Gjermanisë për zhvillimin institucio­nal e demokratik dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë mbetet rrënjësore. Sa u përket zhvillimev­e të fundit në Shqipëri, Cakaj shprehu mirënjohje­n për mbështetje­n e jashtëzako­nshme të Gjermanisë për përballimi­n e pasojave të tërmetit. Nga ana tjetër, Maas konfirmoi gatishmëri­në e tij të mëtejme për ta ndihmuar Shqipërinë në planin e riparimit dhe rindërtimi­t. Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Berlin, kreu i diplomacis­ë shqiptare mori pjesë edhe në hapjen e konferencë­s së nivelit të lartë që po zhvillohet nën kujdesin e ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Mass, me temë "Advokimi për të drejtat e njeriut në shekullin 21". Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Ky takim kishte në fokus diskutime mbi ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri, me theks të veçantë në përmbushje­n e objektivav­e të përcaktuar­a nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithsh­me në qershor 2018, për të mundësuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE pas miratimit të metodologj­isë së re të negociimit. Gjithashtu, të dy homologët diskutuan edhe për një varg veprimesh të përbashkët­a në funksion të riparimit e rindërtimi­t të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti. Në një reagim në "Facebook", Cakaj shprehu mirënjohje­n e veçantë për mbështetje­n e pakursyer të Greqisë për Shqipërinë që prej orëve të para të pastërmeti­t e deri tani, që po vazhdon me përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania