Panorama (Albania)

Negociatat, Maqedonia kërkon ndarjen nga Shqipëria

Ministri Dimitrov: Më mirë njëri në Europë sesa asnjë

-

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, hedh idenë e ndarjes së dy vendeve ballkanike në procesin e hapjes së negociatav­e me BE- në. Ai shprehet se vlerësimi duhet bërë sipas meritës dhe ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria nëse është e nevojshme. Në një intervistë, ministri maqedonas tha se "Zgjidhja më e mirë do ishte hapja e negociatav­e me të dyja vendet. Por nëse kjo nuk është e mundur, është më mirë hapja e dyerve të Europës qoftë edhe për njërin nga ne, sesa për asnjë". Sipas ministrit Dimitrov, ' Suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinj të mirë, ne besojmë se Tirana do jetë në gjendje të nisë rrugëtimin europian. Sigurisht që zgjidhja më e mirë do ishte hapja e negociatav­e me të dyja vendet tona. Por nëse kjo nuk është e mundur, është më mirë hapja e dyerve të Europës qoftë edhe për njërin nga ne, sesa për asnjë". Vendimi i Këshillit Europian më 18 tetor për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u shoqërua me deklarata të shumta të liderëve europianë, që theksonin progresin e bërë veçanërish­t nga Maqedonia e Veriut. Një prej shteteve, Holanda, vlerësoi punën e bërë nga Maqedonia, por kishte rezerva të mëdha nëse përparimi i Shqipërisë është i mjaftueshë­m dhe në hapat e duhur. ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, ka shprehur të njëjtën ide si ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, teksa tha se: "Dy vendet mund të vlerësohen ndarazi dhe sipas meritës". Por deri më tani nuk ka një diskutim konkret mes shteteve të BE- së për ndarjen ose jo të dy vendeve. Përkundraz­i, Presidenti francez, Emmanuel Macron, i anatemuar në Ballkan si djali planprishë­s i zgjerimit të Europës, disa ditë më parë tha gjatë një konference për shtyp në Londër, se nuk dëshironte t'i ndante nga njëra tjetra Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe se gjithashtu i njeh përpjekjet që kanë bërë këto dy vende në aspektin e reformave, por së pari duhet të reformohen procedurat e hapjes së negociatav­e, të cilat, sipas Macron, duhet të jenë "të diferencue­shme dhe të pakthyeshm­e, më shumë se politike dhe strategjik­e". Tani presioni i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është në Komisionin e ri Europian. Ministri i Jashtëm maqedonas ka takuar tashmë Komisioner­in e Zgjerimit, Olivér Várhelyi, por është e qartë se propozimi i tij është një rrugë e përpjetë. Ndërsa presin të reja nga Brukseli, dy vendet Ballkanike kanë nisur punën për forcimin e aleancës rajonale dhe me Serbinë kanë nënshkruar një lloj Shengeni Ballkanik, një marrëveshj­e që favorizon lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në të tria vendet.

 ??  ?? Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania