Panorama (Albania)

Kreu i PD: Rama s'mund të mbyllë gojën e opozitës

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, ka reaguar pas kërkesës së Prokuroris­ë për të dënuar me burg ish- deputetin Ervin Salianji, si i pandehur në çështjen e njohur si "Babale". Në një postim në rrjetet sociale, Basha e quan gjyq politik dhe akuzon Kryeminist­rin Rama se po rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. "Askush nuk do të arrijë kurrë t'i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësue­si politik të Partisë Demokratik­e. Beteja jonë me krimin e organizuar dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorë­ve të tij në drejtësi, nuk ka për t'u ndalur", paralajmër­oi Basha. Ndërkohë, ishKryemin­istri Sali Berisha u ka bërë thirrje ndërkombët­arëve të ndëshkojnë ashpër Kryeminist­rin aktual Edi Rama. Në postimin e tij, Berisha shkroi se procesi ndaj ish- deputetit dhe gazetarit ishte politik dhe burgu për ta u kërkua sepse iu faktuan shqiptarëv­e dhe botës lidhjet me trafiqet dhe drogën të politikës. "Edvin Kristaq Xhelati urdhëroi sot fallangat e tij të KÇK- së të dënojnë si kundërshta­rë politikë me proces kriminal dhe të turpshëm si deputetin Salianji, ashtu dhe gazetarin investigat­iv Olldashi, sepse ata iu faktuan shqiptarëv­e dhe botës lidhjet me trafiqet dhe drogën të Edvin Kristaq Drogës, Faqezi Drogës, Agron Geron Drogës, Ardi Geron Drogës dhe piramidës së drogës së narkoshtet­it, drejtorë lokalë dhe qendrorë të Policisë, oficerë të SHISH- it, narkoproku­rorë dhe deri te narkominis­tri i Brendshëm dhe kryekreu i meduzës së narkoshtet­it shqiptar, vet Edvin Mafia", shkroi Berisha.

Në komunikime të mëtejshme, pa diskutim që do të rikthehem për çdo akt që ka cituar Prokuroria politike, duke mos marrë asnjë provë parasysh nga ato që kemi paraqitur

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania