Panorama (Albania)

Kërkohen 1.6 vite burg për Salianjin, prokurorët ndahen për vuajtjen e dënimit

Prokurori Genci Qana kërkoi në fund "Shërbim prove" për ish- deputetin, ndërsa Kolë Hysenaj vuajtjen e dënimit me burg

-

Në një sallë të tejmbushur me ish- deputetë dhe përfaqësue­s të Partisë Demokratik­e, Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen e fajshëm të Ervin Salianjit dhe dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burg për kallëzim të rremë për dosjen e njohur si "Babalja".

Dënimi për ish- deputetin, tha prokurori Genc Qana, të pezullohet dhe shlyerja e tij të bëhet në shërbim prove për 3 vite. Ndërkohë, prokurori tjetër i çështjes, Kolë Hysenaj, nuk ishte dakord me pezullimin e dënimit me burg. Duke bërë kërkesa të ndryshme para Gjykatës, fajësi u kërkua edhe për gazetarin Jetmir Olldashi dhe dënimin e tij me 1 vit burg. "Vlen të theksohet se i pandehuri Jetmir Olldashi fillimisht ka vepruar në funksion të punës së tij, më pas është përfshirë në fabrikimin e fakteve të rreme", tha Prokuroria në seancën e djeshme. Për dy të pandehurit e tjerë të këtij gjykimi, Prokuroria ishte më e ashpër, teksa kërkoi për Albert Veliun 3 vite e 6 muaj burg dhe për Fredi Alizotin 3 vite burg. Vendimi për 4 të pandehurit do të shpallet në një seancë tjetër, kur do të dëgjohen edhe konkluzion­et e tyre përfundimt­are.

PRETENCA Duke lexuar konkluzion­et përfundimt­are, prokurorët e çështjes thanë se nga provat dhe faktet e mbledhura dhe të shqyrtuara edhe gjatë gjykimit, është e provuar se katër të pandehurit duhet të shpallen fajtorë për kallëzim të rremë. Sipas Prokuroris­ë, ata kanë "fabrikuar prova të rreme në dëm të shtetasit Agron Xhafaj dhe më pas i pandehuri Albert Veliu i ka deklaruar ato si të vërteta. Prokuroria e Tiranës thotë në konkluzion­e përfundimt­are se ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji, ka qenë nxitës dhe organizato­r në këtë ngjarje dhe e ka bërë këtë për të dëmtuar shtetasin Agron Xhafaj. Nga ana tjetër, gjatë gjithë leximit të pretencës nga dy prokurorët e dosjes, avokatët e të pandehurve, por edhe vetë Salianji, i ka shoqëruar me qeshje ironike. Ish- deputeti e konsideron procesin ndaj tij si politik dhe të montuar. I vetmi nga të pandehurit që ka pranuar akuzën është Fredi Alizoti. Ky i fundit, në dëshminë e tij, implikon edhe ishdeputet­in, si personi që i kishte premtuar një shumë parash për të sjellë audion, ku pretendohe­t se dëgjohej vëllai i ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, të fliste për një rast të trafikut të drogës.

HETIMET Hetimet për këtë çështje nisën pas publikimit të një audio- përgjimi nga Partia Demokratik­e, ku dëgjoheshi­n dy persona që bisedonin për trafikimin e një sasie lënde narkotike. Sipas PD- së, njëri prej këtyre personave ishte vëllai i ishministr­it të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ndërsa tjetri Albert Veliu, i njohur me nofkën "Babalja". Më vonë, në "skenë" doli edhe gazetari Jetmir Olldashi, si personi që kishte bërë përgjimin, me ndihmën e Veliut, i cili si motivacion kishte pasur hakmarrjen. E shoqëruar me shumë akuza dhe diskutime në opinionin publik, Agron Xhafaj u vetëdorëzu­a në drejtësinë italiane për të vuajtur dënimin e marrë disa vite më parë, ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për audio- përgjimin dhe trafikim të lëndëve narkotike. Pas hetimeve, Krimet e Rënda dolën me një version zyrtar për ngjarjen, duke e konsiderua­r atë një stisje.

 ??  ?? DJE, GJATE SEANCES PER ÇESHTJEN “BABALE”
DJE, GJATE SEANCES PER ÇESHTJEN “BABALE”
 ??  ?? Prokurori, Kolë Hysenaj
Prokurori, Kolë Hysenaj
 ??  ?? Prokurori, Genci Qana
Prokurori, Genci Qana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania