Panorama (Albania)

Kush janë tre prokurorët që kërkojnë drejtimin e Prokuroris­ë së Posaçme

Kriteret, nga aftësitë profesiona­le tek eksperienc­a në çështje me ndjeshmëri të lartë publike, si do përzgjidhe­t kreu i SPAK

- Altin Dumani Arben Kraja Edvin Kondili

Nëntë ditë nga fillimi i punës së Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK), 3 prokurorë shfaqën interesin për të drejtuar këtë institucio­n.

Në limit të afatit, prokurorët Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani dorëzuan pranë Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dokumentac­ionin e nevojshëm. Tashmë KLP- ja do të kryejë vlerësimin e kandidatur­ave dhe më pas do të intervisto­jë tre prokurorët për të përzgjedhu­r kreun e SPAK- ut. "Në afatin të përcaktuar nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, thirrjes për shprehje interesi i janë përgjigjur tre kandidatë: Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. Ata kanë dorëzuar pranë Këshillit letrën e motivimit, në të cilën shprehet motivimi për pozicionin e drejtuesit të Prokuroris­ë së Posaçme, letrën mbështetës­e ( shpjeguese) për standardet e parashikua­ra në metodologj­inë e miratuar me vendim të KLP- së nr. 237, datë 25.11.2019 ( publikuar në faqen zyrtare të Këshillit) dhe vizionin ose planin e besueshëm për ndërtimin e Prokuroris­ë së Posaçme si një institucio­n funksional dhe efektiv, sipas standardit 6 të metodologj­isë", njoftoi këtë të martë KLP- ja. Duke iu referuar rregullore­s, kreu i SPAK- ut do të zgjidhet në bazë të eksperienc­ës në ndjekjen e çështjeve sensitive, aftësia në organizimi­n dhe drejtimin e një strukture; eksperienc­a në çështje me ndjeshmëri të lartë publik, ku është dashur edhe bashkëpuni­mi me median; vizioni dhe plani që do ndjekin për krijimin e Prokuroris­ë së Posaçme, si dhe imazhit që ata kanë. Ndërkohë, intervisti­mi do të jetë si një mjet vlerësimi plotësues dhe drejtuesi do të vlerësohet me pikë në 7 kriteret e paracaktua­ra në metodologj­inë e vlerësimit.

SPAK Në datën 19 dhjetor, 8 prokurorët e emëruar në Prokurorin­ë e Posaçme nga ana e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë do të betohen para Presidenti­t dhe do të fillojnë punë. Gjatë këtyre ditëve, Prokuroria për Krime të Rënda është duke përgatitur dosjet, të cilat do të qëndrojnë në SPAK dhe të tjerat që do të dërgohen në rrethe për kompetencë. Burime thanë se deri më tani janë 300 dosje që do t'i kalojnë SPAKut. Duke iu referuar ligjit për krijimin e SPAK- ut, kompetenca­t e Gjykatave dhe Prokuroriv­e të posaçme kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsion­in në nivele të larta dhe jo vetëm. SPAK do të hetojë çdo vepër penale të kryer nga grupi i strukturua­r kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, si dhe korrupsion­in. Do të hetojë akuzat penale kundër Presidenti­t të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësmi­nistrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe drejtuesve të institucio­neve qendrore ose të pavarura, të përcaktuar­a në Kushtetutë ose në ligj.

 ??  ?? Anton Martini në KPK
Anton Martini në KPK
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania