Panorama (Albania)

Prokurori i Krimeve të Rënda përballet me vetingun

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it zhvilloi dje seancën dëgjimore me prokurorin e Krimeve të Rënda dhe njëherësh kandidatin e SPAK- ut, Anton Martinin. Ky i fundit ishte hetuar në të tria kriteret, ndërsa probleme u konstatuan vetëm në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesiona­le, KPK- ja nuk relatoi probleme në seancë. Sa i takon pasurisë, Martini u përball me dyshime mbi dhuratat e vëllezërve të tij dhe pagimin e kësteve për blerjen e një apartament­i. Sipas Komisionit, në kredinë e përfituar me kushte lehtësuese në vitin 2006, ishte tërhequr para njërës prej pagesave vetëm shuma prej 27 mijë euro, ndërsa 10 mijë euro ishin tërhequr disa ditë më vonë. Relatorja tha se, duke qenë se kësti i parë ishte paguar më 7 prill 2015 pa u tërhequr e gjithë shuma që ndodhej në bankë,

Anton Martini ka filluar punë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 1998 dhe ka punuar prokuror prej vitit 1999 e më pas në disa prokurori në rrethe. Aktualisht është prokuror pranë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, në të cilën ka qëndruar pjesën më të madhe të kohës, me disa shkëputje të shkurtra. Më herët ka qenë prokuror në Lushnjë dhe Shkodër, në këtë të fundit u transferua në vitin 2016. ngriheshin dyshime se subjekti kishte mungesë të ardhurash. Më tej, relatorja e çështjes tha se KPK- ja kishte kryer një analizë financiare, nga e cila kishte rezultuar se prokurori kishte mungesë të burimeve të ligjshme për disa vite për të krijuar kursime në shumën 800 mijë lekë. Komisioni tha se i ishin kërkuar po ashtu shpjegime për të ardhurat e dy vëllezërve, njëri prej të cilëve kishte paguar për disa vite shkollimin e djalit të Martinit në një shkollë private. Prokurori Martini gjatë fjalës së tij shprehu vlerësim për hetimin e kryer dhe e konsideroi atë korrekt, kundërshto­i gjetjet e Komisionit duke thënë se ka bërë deklarim të saktë të pasurisë së tij. Më tej, ai pranoi edhe pasaktësit­ë që rezultonin në plotësimin e deklaratav­e, por tha se kishte prova që dëshmonin të ardhurat e ligjshme. Ndër të tjera, sipas tij nuk ishte llogaritur paga e 13- të në vitin 2004 dhe disa pagesa nga Prokuroria e Lushnjës. Vendimi për prokurorin e Krimeve të Rënda do të shpallet në datën 12 dhjetor dhe nëse konfirmohe­t e më pas vendimi nuk ankimohet, Martini do të jetë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK), që nis punë në 19 dhjetor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania