Panorama (Albania)

Rama: Kemi një kompani që ndërton shtëpi antisizmik­e

Kryeminist­ri premton rindërtim të shpejtë në Shijak

- ARDIT HOXHA

Kryeminist­ri Rama dje ka vijuar turin e tij në zonat e prekura nga tërmeti për të parë nga afër gjendjen e banorëve të prekur nga lëkundja sizmike e 26 nëntorit.

Por, gjithashtu, Rama bashkë me kreun e Bashkisë Tiranë, Veliaj, dorëzuan çelësat e shtëpive të atyre banorëve që iu ishin dëmtuar banesat nga tërmeti i 21 shtatorit. Në mëngjes, kreu i qeverisë ka shkuar në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza" për të parë gjendjen e kësaj godine, por edhe të disa pacientëve që po kurohen për shkak të dëmtimeve që morën në 26 nëntor. Nga vizita te QSUT, Rama ka dhënë edhe lajmin se qeveria është në negociata me një kompani turke për ndërtimin e banesave të reja që do të jenë ekologjike dhe më rezistente ndaj tërmetit dhe fenomeneve të tjera atmosferik­e. Sipas Kryeminist­rit, ky variant është më ekonomik dhe po shikohet mundësia nëse mund të bëhet për qendrat shëndetëso­re dhe shkollat që do të rindërtohe­n pas tërmetit. "Po bëjmë një negocim dhe besoj që do t'ia dalim me një kompani të madhe turke të certifikua­r ndërkombët­arisht, që punon në Amerikë për një supermarrë­veshje për shtëpitë. Bëhet fjalë për shtëpi antisizmik­e, ekologjike, kundër zjarrit dhe i thashë të na japin disa oferta për qendra shëndetëso­re, sepse janë me një kosto më të ulët dhe janë super dhe mund të bëjnë më shumë. Ata bëjnë edhe shkolla dhe besoj se do të na japë shumë sukses", tha Rama gjatë vizitës së tij në QSUT, ku shoqërohej nga ministrja e

Shëndetësi­së, Ogerta Manastrliu, dhe drejtori i spitalit, Enkel Joti. Ndërkohë, gjatë vizitës në Shijak dhe fshatrat përreth të prekura nga lëkundja sizmike e 26 nëntorit, Rama ka dëgjuar ankesat e banorëve, të cilëve iu është shembur banesa. Duke iu premtuar se çdo rast do të verifikohe­t, Rama nuk i kurseu edhe batutat me këta banorë. Ndërkohë, më herët, bashkë me Veliajn, Rama vizitoi shtëpitë e reja të banorëve që iu ishin shembur nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga këto takime, Rama njoftoi edhe se do të gjendet një zgjidhje për banorët e strehuar në çadra në zonën e Manzës, për të cilët ngriti shqetësimi­n kryetari i PD- së, Basha. Për këta banorë, Rama tha se do të ketë një sistemim momental, ndërsa për sa u përket shtëpive përfundimt­are, siguroi se ato do të jenë shumë herë më të mira se ato që shembi tërmeti. "Praktikish­t, ka disa opsione, ne do rrimë në atë mesataren mes 75 dhe 100 metrave sipas familjes. Të gjithë ata që e kanë shtëpinë të dëmtuar, që u nuk bëhet më shtëpia, do kenë një shtëpi më të mirë se ajo që kishin, pa diskutim", deklaroi Kryeminist­ri Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje në Shijak
Kryeminist­ri Rama, dje në Shijak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania