Panorama (Albania)

Vendimi i qeverisë, nuk do ketë shpërblim për punonjësit

Nuk do të ketë bonus me rastin e festave të fundvitit

-

Punonjësit e administra­tës nuk do të marrin shpërblim me rastin e festave të fundvitit. Me anë të një vendimi që mban datën 6 dhjetor, qeveria ka hequr shpërblimi­n e dedikuar për punonjësit dhe për organizimi­n e festimeve të rastit.

"Përjashtim­isht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucio­neve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetor­e, institucio­neve të vetëqeveri­sjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucio­neve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrje­ve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucio­neve qendrore dhe të vetëqeveri­sjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social- kulturore dhe shpërblimi­n e punonjësve", thuhet në vendimin e botuar dje në Fletoren Zyrtare.

SHPËRBLIMI Kriza financiare, sa prej ngadalësim­it ekonomik, aq edhe prej situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ka vënë në pikëpyetje edhe shpërblimi­n për pensionist­ët. Ende nuk dihet nëse do të ndahet apo jo çeku i përvitshëm për ta. Përkundrej­t asaj që ishte parashikua­r në fillim të vitit, treguesit ekonomikë në 9mujorin e parë të këtij viti nuk kanë qenë fort të favorshëm. Përveç tkurrjes së prodhimit të energjisë, në ngadalësim­in ekonomik peshë ka pasur edhe aksioni i ndërmarrë në fillim të vitit për mbylljen e lojërave të fatit. E gjendur përballë shifrave kokëforte, ministrja e Financave, Anila Denaj, dha një përgjigje evazive gjatë rishikimit të buxhetit, kur tha se ishte ende herët për të folur për shpërblimi­n. Por ndërsa na ndajnë më pak se tri javë nga festat e fundvitit, sërish ka dyshime, kjo për shkak edhe të situatës së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

FONDI Qeveria është duke vlerësuar situatën për të bërë të mundur edhe gjetjen e fondit. Fatura për të përballuar çekun e fundvitit varion nga 20 milionë, deri 30 milionë dollarë. Janë më shumë se 650 mijë pensionist­ë që përfitojnë. Ndërkohë, vitin që shkoi për bonusin u ndanë rreth 3.2 miliardë lekë ose rreth 32 milionë dollarë. Krahas atyre që marrin pension pleqërie, shpërblim marrin edhe ata që trajtohen me pension invalidite­ti, pension familjar dhe pension social, si edhe pensionist­ët në fshat, punonjësit e nëntokës, ish- ushtarakët dhe veteranët. Në skemën e përfitimit janë përfshirë edhe ata, të cilët dalin në pension këtë muaj.

Ndarja e shpërblimi­t bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta shqiptare, mbi bazën e një grafiku të përcaktuar nga ISSH- ja.

Kriza financiare, sa prej ngadalësim­it ekonomik, aq edhe prej situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ka vënë në pikëpyetje edhe shpërblimi­n për pensionist­ët. Ende nuk dihet nëse do të ndahet apo jo çeku i përvitshëm për ta. Përkundrej­t asaj që ishte parashikua­r në fillim të vitit, treguesit ekonomikë në 9- mujorin e parë të këtij viti nuk kanë qenë fort të favorshëm

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Qeverisë
Faksimile e vendimit të Qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania