Panorama (Albania)

Lirohet kampi i Manzës, 103 banorët strehohen në njësi lëvizëse

-

Zyra e Drejtuesit Qendror të Operacione­ve për Menaxhimin e Fatkeqësiv­e Natyrore bëri dje publike të dhënat dhe bilancin paraprak të punës në Bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Lezhë. Për sa i takon situatës në Manzë, prej ditës së hënë, kampi ku qëndronin familje të prekura është liruar plotësisht dhe nuk ekziston më si strukturë shërbimi dhe strehimi. Mësohet se 103 banorët që jetonin në të, tashmë janë akomoduar në njësitë lëvizëse të banimit, ndërsa një pjesë e tyre shprehën vullnetin për të qëndruar në çadra pranë shtëpive të tyre përkatëse. Në këtë rast, për këta banorë, është garantuar nga strukturat shtetërore pajisja më çadra, shtretër portativë, paketa ushqimore dhe veshje. Nga ana tjetër, puna në terren ka vijuar me kryerjen e inspektime­ve në 6298 objekte gjithsej deri tani në Qarkun Durrës: Bashkia Durrës, 2129 objekte të inspektuar­a, 651 të pabanueshm­e, 93 për t'u prishur; Bashkia Shijak, 1670 objekte të inspektuar­a, 424 të pabanueshm­e, 900 për t'u prishur; Bashkia Krujë, 2499 objekte të inspektuar­a, 921 të pabanueshm­e, 45 për t'u prishur. Ndërsa rezulton se deri tani janë shembur gjithsej 46 objekte, nga të cilat 34 objekte në Bashkinë Durrës. Konkretish­t 9 objekte 2katëshe, 10 objekte 3- katësh, 7 objekte 4katëshe, 5 objekte 5- katëshe, 2 objekte 6katëshe dhe 1 objekt; Ndërsa në Spitallë po vazhdon procesi i prishjes së një objekti 4katësh, që është shkolla 9- vjeçare "Neim Babameto"; 10 objekte, 3 pallate 2- katëshe dhe 7 pallate 5- katëshe janë prishur në Thumanë; 2 objekte, shkolla 9- vjeçare dhe 1 pallat 3katësh në fshatin Bubq. Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve. Numri total i të akomoduarv­e në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona.

 ??  ?? Kampi i Manzës, ku ishin të strehuar të prekurit nga tërmeti
Kampi i Manzës, ku ishin të strehuar të prekurit nga tërmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania