Panorama (Albania)

PALLATET E DËMTUARA

-

Këtë ata e bënë për të djegur orenditë apo veshjet që nuk do t’i marrin për të vijuar jetën pas tërmetit, por ky veprim jo fort i menduar, mund të sillte pasoja në këtë objekt të dëmtuar, që ndodhet në rrugën kryesore përballë Bashkisë së Kurbinit. “Pallati është nxjerrë i pabanueshë­m dhe po boshatiset i gjithi. Shtëpia është dëmtuar plotësisht dhe vendosa t’i djeg shumicën e pajisjeve shtëpiake. Nuk dua të marr asgjë nga këtu, mendoj që jetën e re ta nis me shtëpi të re dhe me të gjitha orenditë shtëpiake të reja. Shpresoj që shteti të na ndihmojë dhe ta na gjejë strehim”, thotë banori. Të tjerë, pavarësish­t rrezikut se ndërhyrjet mund të shkaktojnë pasoja, vijojnë çmontimin e gjithçkaje që munden.

“Pallati është shpallur i pabanueshë­m dhe jemi strehuar në Shëngjin momentalis­ht. Po punojmë prej tri ditësh për të hequr orenditë shtëpiake. Madje, edhe dyert e dritaret. E dimë që përbën rrezik, por e kemi ndërtuar këtë shtëpi me mund dhe sakrificë dhe po mundohemi të shpëtojmë çfarë të mundemi se ndoshta do na hyjnë në punë në të ardhmen”, thotë një tjetër banore. Ndërkohë, banorët e shumë pallateve të dëmtuara që ende nuk kanë një vlerësim zyrtar vijojnë prej 2- javësh të flenë jashtë. Në një pallat 5- katësh në lagjen numër 2 të Laçit, thonë se askush nuk u ka shkuar për t’i parë, edhe pse i kanë bërë disa herë kërkesë Bashkisë së Kurbinit. “Pallati ynë ka pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti. Ka shkarje në disa pjesë si dhe brenda banesave tona. Në këto kushte i kemi braktisur shtëpitë, pasi kemi

Mbi 80 pallate të pabanueshm­e janë shpallur deri tani në Qarkun e Lezhës, ku shumica i përkasin qytetit të Laçit. Vendimi për të shembur është marrë për 7 prej tyre, ndërsa të tjerët do të inspektohe­n sërish nga ekspertë më të specializu­ar, të cilët do të vendosin për fatin e këtyre godinave. Nga ana tjetër, banorët e strehuar në hotelet e Shëngjinit kanë nisur të largohen nga aty. Sipas të dhënave nga Emergjenca­t Civile, gjatë 3 ditëve të fundit janë larguar mbi 100 qytetarë. Ata kanë marrë vetë banesa me qira apo po strehohen te të afërmit e tyre. frikë të qëndrojmë brenda. Po fle në makinë prej dy javësh. Kemi kërkuar që të vijnë dhe të verifikohe­t, por nuk kanë ardhur. Kërkojmë që të jepet një vlerësim zyrtar për këtë objekt dhe të na tregohet si duhet të veprojmë”, thotë banori. Në këtë situatë janë qindra banorë të Laçit. Prej dy javësh, ata flenë në automjete apo te të afërmit e tyre, pasi nuk kanë siguri të qëndrojnë në banesat e tyre të dëmtuara, pa u inspektuar nga grupet specialist­ët. Ndërkohë, në Bashkinë Kurbin thonë se në terren janë 13 grupe verifikimi, ndërsa banorët vijojnë në ankohen për vonesat në certifikim­in e dëmeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania