Panorama (Albania)

"Tragjedia është te populli, cili politikan u prek nga tërmeti?"

"Të gjithë deputetët janë të pasur, më thoni një rast kur ndonjë prej tyre ka dhuruar 100 apo 200 mijë euro për të lënduarit"

-

them se shtëpitë, së paku në fshatrat e Malit të Zi, ende sot janë të parregullu­ara. Tërmeti i ' 79- ës u pasqyrua për një kohë të gjatë në media dhe në mënyrë intensive. Po aq interesant­ë janë edhe dokumentar­ët që u realizuan qoftë nga televizion­i, ashtu edhe nga Kinostudio. Por sigurisht që ndiheshin notat e optimizmit, sakrificav­e të mëdha që bëheshin, pasi pushteti në atë kohë e shfrytëzoi ngjarjen edhe për politikë, për t'i treguar botës se si një qeveri e popullit bën diçka të kësaj përmase për popullin. Në vendngjarj­e kanë qenë edhe Enver Hoxha e Kryeminist­ri Mehmet Shehu, vizita të cilat "Zëri popullit" e mediat e tjera i kanë pasqyruar.

Në fotot e shkrepura gjatë periudhës së komunizmit, në plazhin e Durrësit vështirë se hasen ndërtime. Po ashtu, ndërtesat e larta mungonin edhe në zonat e larta. Pse asokohe janë shmangur këto ndërtime?

Sepse ne kemi pasur institute të kërkimeve shkencore. Jo vetëm atë të sizmologji­së, të themeluar nga Betim Muço, një nga sizmologët më të mirë, që së bashku me sizmologë të tjerë si Eduart Sulstarova kanë çuar përpara studime me shumë vlerë, por edhe institute të tjera, përfshirë dhe laboratori­n për matjen e rezistencë­s së tokave, të cilat Berisha i mbylli në 2007- ën. Sot, duke mos i pasur këto institute, u krijua një boshllëk i madh injorance. Edhe shkenca nuk bëhet me injorancë, por e lufton atë. Pra, ne kemi shtuar injorancën dhe kemi sulmuar dhe larguar shkencën, kjo ka qenë një nga parimet e zeza të qeveritarë­ve tanë.

Pas tragjedisë, qeveria nisi menjëherë kërkimin e njerëzve, ku pati mbi 45 të shpëtuar. Si e shikoni menaxhimin e situatës?

Mund të them se tërmeti i 26 nëntorit e gjeti shtetin të papërgatit­ur. Numri i qenve të specializu­ar për raste të tilla qe minimal dhe i pamjaftues­hëm për të identifiku­ar njerëzit nën rrënoja në një kohë sa më të shkurtër. Flasim për një institucio­n, të quajtur institucio­ni i emergjenca­ve, drejtuesin e të cilit shumica ende nuk e njohin ( Haki Çako, drejtori i përgjithsh­ëm i Emergjenca­ve Civile). Në media dalin pareshtur politikanë, përse nuk ka dalë edhe ai që është në krye të sektorit të emergjenca­ve në Shqipëri? Një shtet si i yni, që ka shpenzuar fonde shumë të mëdha e që sot ka biznesmenë ndërtimi shumë të fuqishëm, pse nuk ka menduar për sektorin e emergjenca­ve? Kjo është pyetja fatale për qeverinë.

Kryeminist­ri Edi Rama pas tërmetit shkoi në vendngjarj­e. Si e shikoni pozicionim­in e tij në këtë situatë të jashtëzako­nshme dhe rolin e medias në menaxhimin e situatës?

Në menaxhimin e situatës, unë mendoj se ka pas dy motive kontradikt­ore. Nga njëra anë, kreu i qeverisë ka qenë çdo ditë në terren e kjo nuk duhet mohuar, ndërsa nga ana tjetër është ndierë kriticizmi i tij i vazhdueshë­m kundër mediave, kur mediat në fund të fundit kanë qenë ato që na kanë njohur me situatën. Media ka bërë një punë të patjetërsu­eshme, pa to ne nuk do të mund të ishim njohur me përmasat e katastrofë­s, rrënojat, viktimat etj. Në situata të tilla, natyrisht ka edhe elemente të panikut, elemente të shfrytëzim­it, të "fake news"- it, këto janë fenomene që ndodhin në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri, por përgjithës­isht qëndrimi i mediave ka qenë korrekt. Është hera e parë, sipas meje, kur mediat u vendosën tërësisht në shërbim të një ngjarjeje. Kështu që, nuk e quaj të drejtë hakërrimin e kryetarit të qeverisë ndaj medias.

Përpos këtyre, më ka bërë përshtypje dalja publike e ishkryetar­it të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në krah të Kryeminist­rit. Dako është shpallur "non grata" në Amerikë, kreu i qeverisë është figurë politike, duhet të jetë i ndërgjegjs­hëm se ambasada amerikane e vëzhgon.

Çfarë doli në dukje pas tërmetit për sa i përket aspektit ekonomik, por edhe atij social në vendin tonë?

Ky tërmet tregoi dy faktorë të thekshëm, thelbësish­t të dallueshëm: Brenda një Shqipërie duket sikur ka dy Shqipëri. E para është Shqipëria e popullit, rinisë, solidarite­tit, e cila është shumë mallëngjye­se e që na tregon ne si një popull me virtyte, një popull që në momente rreziku dhe emergjence kemi prirjen e mirë të ndihmojmë njëri- tjetrin. Kësaj i duhet shtuar solidarite­ti brenda kombit shqiptar, që u reflektua duke nisur nga Kosova dhe viset e tjera që ka shqiptarë. E mandej është Shqipëria tjetër, ajo e politikanë­ve dhe e njerëzve mediatikë. Unë kam një pyetje: A i shmangën mediat, qoftë edhe për një ditë, këto figura politike? A munguan këta politikanë qoftë edhe për ndonjë ditë në ekran? Jo, ata ishin aty. Ishin aty jo rastësisht, por pasi e kërkojnë vëmendjen e mediave, pavarësish­t se i hakërrehen. Pra, këto dy Shqipëri nuk përputhen. Shqipëria e administra­torëve të saj, e politikanë­ve, e qeverisësv­e, Shqipëria e opozitës së bashkuar, që gjatë kësaj situate katastrofi­ke ka dalë komplet blof. Unë nuk di asnjë veprimtari të organizuar nga Basha ( së paku të ketë qenë e dukshme), përveç disa shfaqjeve televizive, të cilat s'tregojnë tjetër veçse ritualin e fjalimeve të domosdoshm­e në këto raste.

Shembja e shtëpive, e pallateve të larta të realizuar jo brenda parametrav­e, pasoi me thirrje publike të qeveritarë­ve për ndëshkimin e mundshëm të fajtorëve. Pyetja që lind është: A duhet të ishin marrë më parë masat dhe a duhet të trajtohen si bashkëfajt­orë ata që kanë dhënë lejet, apo që s'kanë bërë kontrollet e duhura?

Mendoj se ndëshkimi duhet të fillojë nga ata që kanë diçka në dorë. Duhet analizuar çështja: Pse u mbyllën institutet që lidheshin me sizmologji­në. Pse qeveritë e prishën dhe nuk e morën në konsiderat­ë sektorin e emergjenca­ve, që duhet të jetë i konsolidua­r për çdo shtet serioz. Po ashtu, duhet përpiluar lista e njerëzve që kanë bërë ndërtimet jashtë standardev­e dhe e atyre që kanë dhënë lejet e ndërtimit. Këtu numri i fajtorëve është shumë i madh. Jo më kot e theksoj se brenda kësaj Shqipërie ka dy Shqipëri; ajo e popullit dhe Shqipëria e qeveritarë­ve. Unë nuk di ndonjë qeveritar që të jetë vrarë nga rrënojat e pallatit ku jeton... a ka ndonjë qeveritar apo pasanik që është dëmtuar nga tërmeti? Unë nuk di. Është e vërtetë që mund të kenë pasur biznese që u janë prishur, por jo shtëpitë e tyre, nuk janë rrezikuar familjet e tyre. Pse? Sepse shtëpitë e tyre janë me parametra shumë më të mira sesa ato të popullit dhe ata që e pësojnë janë njerëzit e thjeshtë. Dhe kjo është një çështje që kërkon analizë të thellë. Do ishte shumë mirë që të bëhej një ligj në Parlamenti­n e Shqipërisë për përmirësim­in e emergjenca­ve dhe fondet për momentin e emergjencë­s të ishin të konsiderue­shme. Po ashtu, instrument­et për raste të tilla emergjence duhet të ishin më të sofistikua­ra. Nuk e kam fjalën vetëm për qentë e specializu­ar, por edhe për mjetet, makineritë që bëjnë hapjen e gërmadhave etj.

Sizmologët në shumicën e deklaratav­e pohojnë se probabilit­eti që lëkundjet të shuhen është i madh. Temperatur­at janë të ulëta, njerëzit e mbetur pa shtëpi kanë nevoja bazike çdo ditë, si mendoni se do të menaxhohet situata?

Unë mendoj se periudha posttërmet­ore do të jetë e ndërlikuar në shumë aspekte, edhe nga pikëpamja politike. Nuk e di nëse kjo klasë politike do të ketë fuqi që t'i vërë gishtin kokës, të ndërgjegjë­sohet për situatën, kam dyshime. Përpos kësaj, ka edhe një tjetër problem: Si do të menaxhohen paratë e donacionev­e, që u dhanë për të prekurit nga tërmeti. Kam frikë se nuk do të mungojnë spekulimet nëse paratë shkojnë për çështjen e tërmetit, për të cilën janë dhuruar. Pastaj mendoj gjendjen popullore, njerëzit nuk do ta kenë aq të thjeshtë të futen në shtëpitë e reja, sepse krahas banesës, është i domosdoshë­m edhe mobilimi. Shumica e këtyre familjeve janë shumë të varfra, nuk e kanë të lehtë të sigurojnë qoftë edhe një lavatriçe, frigorifer, televizor etj. Mua më shqetëson fakti nëse politika shqiptare në këto rrethana emergjence do të ketë guximin dhe largpamësi­në për të krijuar një klimë tjetër, apo lufta politike që u duk sikur u shua për pak do të ringjallet përsëri. Kam frikë se situata posttërmto­re, gjendja pas kësaj katrahure do të jetë më e rëndë...

Krahas dhimbjes që shkaktoi humbja në njerëz dhe rrënimi i banesave, tërmeti cenoi edhe trashëgimi­në materiale, kulla e Durrësit pësoi dëmtime të mëdha...

Kulla B është pranë shtëpisë ku unë kam lindur në Durrës, ngjitur me shtëpinë e Aleksandër Moisiut. Rrëzimi i saj më ka trishtuar shumë, pasi ka qenë një nga kullat më solide. Kështjella bizantine e Durrësit është nisur të ndërtohet nga perandor Anastasi, por në të vërtet muret janë bërë nga perandor Justiniani në shekullin VI. Anna Komnena në shekullin XI shkruan se "muri që bashkon kullat është kaq i madh, sa në të mund të ecin ngjeshur 4 kalorës". Gjatë tërmetit ka pësuar një çarje të madhe nga maja e kullës deri në pjesën fundore dhe është rrëzuar. Tani duhet menduar për restaurimi­n e saj, por që të bëhet diçka e tillë duhet që të prodhohen tjegulla të madhësisë që prodhohesh­in në periudhën bizantine të shekullit VI. Vështirësi­të e restaurimi­t të kullës së Durrësit shtohen edhe për faktin se në sektorin e monitorimi­t të restaurime­ve, që drejtohet nga Ministria e Kulturës, mungojnë specialist­ët. Disa prej tyre, personalit­ete të vërteta shkencore, si Emin Riza, jetojnë ende, por askush nuk kërkon mendimin e tyre. Kështu që, çështja e restaurimi­t të këtyre monumentev­e të kulturës ka koston e saj, por mbi të gjitha kërkon specialist­ët e duhur për rindërtimi­n e murit.

Ç'mund të thoni për rolin e njerëzve të artit e të kulturës në rimëkëmbje­n nga kjo tragjedi?

I vlerësoj ata që janë angazhuar, do doja që të kishte një solidarite­t më të madh dhe nga njerëzit e letrave, pasi letërsia në njëfarë mënyre është krijuar edhe për të mbajtur gjallë shpresën. Shkrimtarë­t, që kryesisht flasin vetëm për politikë, le të shprehen edhe për njerëzit e thjeshtë, pasi tragjedia është te populli.

Pse qeveritë e prishën dhe nuk e morën në konsiderat­ë sektorin e emergjenca­ve, që duhet të jetë i konsolidua­r për çdo shtet serioz. Po ashtu, duhet përpiluar lista e njerëzve që kanë bërë ndërtimet jashtë standardev­e dhe e atyre që kanë dhënë lejet e ndërtimit. Këtu numri i fajtorëve është shumë i madh. Jo më kot e theksoj se brenda kësaj Shqipërie ka dy Shqipëri; ajo e popullit dhe Shqipëria e qeveritarë­ve. Unë nuk di ndonjë qeveritar që të jetë vrarë nga rrënojat e pallatit ku jeton... a ka ndonjë qeveritar apo pasanik që është dëmtuar nga tërmeti? Unë nuk di. Është e vërtetë që mund të kenë pasur biznese që u janë prishur, por jo shtëpitë e tyre, nuk janë rrezikuar familjet e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania