Panorama (Albania)

Kapet skafi me 334 kg hashash në brigjet e Brindisit

Arrestohet skafisti shqiptar 32- vjeçar. Droga me vlerë 4 milionë euro u gjet e fshehur në gomone

-

Guardia di Finanza realizoi dje një tjetër operacion të rëndësishë­m në brigjet e Brindisi, duke sekuestrua­r një ngarkesë të madhe droge.

Gjatë një patrullimi rutinë detar, një njësi e Departamen­tit të Operacione­ve Aeronavale Bari, Seksioni i Operacione­ve Detare të Brindisit, pikasi një skaf, të cilin e ndaloi disa milje larg bregut. Tipologjia e mjetit, pozicioni i pazakontë dhe deklaratat e paqarta dhe kontradikt­ore të skafistit bënë që forcat e Guardia di Finanza- s të drejtonin gomonen e dyshimtë drejt bregut për të kryer një kontroll të imtësishëm. Mediat italiane shkruanin dje se në bordin e skafit, në një ndarje nën urën e komandës, efektivët gjetën 186 pako të mbështjell­a me celofan, me një peshë totale prej 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash. Sasia e drogës së sekuestrua­r përllogari­tet në 4 milionë euro, pas shpërndarj­es në tregun e jashtëligj­shëm. Policia e Shtetit tha dje se strukturat e Guardia di Finanza- s, në bashkëpuni­m me Policinë shqiptare, kanë realizuar një operacion antidrogë të suksesshëm. Skafisti, shtetasi shqiptar me inicialet F. I., 32 vjeç, është arrestuar në vendngjarj­e dhe njëherësh janë kryer procedurat e sekuestrim­it të mjetit dhe provave të tjera materiale. Mjeti lundrues ishte rreth 5 metra i gjatë, me një motor të jashtëm mjaft të fuqishëm. "Operacioni aeronaval që u zhvillua ditën e djeshme, konfirmon efikasitet­in e kontrollit detar që ushtrohet nga Guardia di Finanza për të luftuar trafiqet e paligjshme që tentojnë të hyjnë drejt BEsë, sinergjinë me strukturat e Frontex- it, si dhe bashkëpuni­min e qëndrueshë­m dhe të konsolidua­r tashmë me autoritete­t e Policisë së Shtetit edhe nëpërmjet zyrave ndërlidhës­e në Bari e Durrës", shkruhet në raportin zyrtar të Guardia di Finanza- s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania