Panorama (Albania)

Trump, Presidenti i tretë në histori që mund të fajësohet

-

Udhëheqësi­t demokratë të Kongresit kanë zbuluar nenet për fajësimin kundër Donald Trump, një veprim historik i nxitur nga një ankesë e një kallëzuesi, i cili paralajmër­oi se Presidenti po përdorte fuqinë zyrtare për të kërkuar ndërhyrje të huaj në zgjedhjet në SHBA.

Demokratët përshkruan dy nene për fajësimin dhe shkarkimin e Presidenti­t: shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit. Akuzat u njoftuan nga kryetari i Gjykatës së Dhomës së Përfaqësue­sve, Jerry Nadler, i mbështetur nga kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, kryetari i Komisionit të Inteligjen­cës, Adam Schiff, dhe anëtarët e tjerë të udhëheqjes demokrate. Nenet u zbuluan pas pothuajse tre muajsh hetimi për shkelje të supozuar nga Trump, i cili akuzohet për ndalimin e ndihmës ushtarake dhe një takim të Zyrës Ovale me Ukrainën, në këmbim të hetimeve mbi ish- nënpreside­ntin demokrat, Joe Biden, dhe një teorie, e cila thotë se Ukraina ndërhyri në zgjedhjet e SHBA në 2016 dhe fajësoi Rusinë. Trump ka mohuar çdo sjellje të gabuar. Pas njoftimit, ai shkroi në “Twitter” dy mesazhe, një ku thuhej se demokratët e dinin që akuzat nuk ishin të vërteta. Dhe në tjetrin kishte shkruar vetëm frazën “gjueti shtrigash” me shkronja të mëdha. Demokratët kishin paralajmër­uar deri në katër nene, duke përfshirë një pengesë të drejtësisë në lidhje me sjelljen e Trump gjatë hetimit të këshilltar­it special Robert Mueller për ndërhyrjen në zgjedhjet ruse, si dhe lidhjet midis Trump dhe Moskës. Sipas argumentit për akuzën e parë, Trump “përdori fuqitë e presidencë­s në një mënyrë që komprometo­i sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe minoi integritet­in e procesit demokratik të Shteteve të Bashkuara. Kështu, ai injoroi dhe dëmtoi interesat e kombit. Presidenti Trump garanton kështu fajësim dhe gjykim, heqje nga detyra dhe skualifiki­m ndaj mbajtjes së çdo zyre nderi, besimi ose fitimi të Shteteve të Bashkuara”. Në argumentin për nenin e dytë thuhet se “në historinë e Republikës, asnjë President nuk ka urdhëruar kurrë mosbindjen e plotë të një hetimi për shkarkimin ose të jetë përpjekur të pengojë në mënyrë gjithëpërf­shirëse aftësinë e Dhomës së Përfaqësue­sve për të hetuar sjelljen e tij”. Duke sqaruar akuzat, Nadler tha: “Një President që e vendos veten mbi përgjegjës­inë, mbi popullin amerikan dhe mbi fuqinë e fajësimit nga Kongresi ... është një President që e sheh veten si më lart se ligji. Ne duhet të jemi të qartë se askush, madje as Presidenti, nuk është mbi ligjin”. Formulimi zyrtar i akuzave do të thotë që deri në fund të javës tjetër, Trump mund të bëhet Presidenti i tretë në historinë e SHBA që do të fajësohet. Andrew Johnson i mbijetoi “impeachmen­t” në 1868, ashtu si Bill Klinton në 1999. Richard Nixon dha dorëheqjen në 1974 para se të ngriheshin akuzat zyrtare për shkarkimin e tij. Komiteti gjyqësor i Dhomës do të votojë për nenet dhe pas tij e gjithë Dhoma e Përfaqësue­sve, e cila kontrolloh­et nga demokratët. Gjykimi në Senat ka të ngjarë të pasojë në janar. Senati kontrolloh­et nga republikan­ët e Trump, që do të thotë se dënimi dhe shkarkimi i tij nuk do të mundësohet.

 ??  ?? Donald Trump
Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania