Panorama (Albania)

Myler: Bajern, frikë vetëm nga... Hoze Murinjo

-

Tomas Myler ishte ulur pranë trajnerit Hansi Flik në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes me Totenhemin. Mesfushori gjerman u shpreh për "Sport 1" se nga kundërshta­rët i trembet vetëm trajnerit portugez, Hoze Murinjo. Myler beson se skuadra duhet të rikthehet te fitorja, edhe pse ajo do të ndikojë shumë pak në renditjen përfundimt­are në Grupin B, ku bavarezët kanë grumbullua­r 15 pikë në 5 ndeshje.

Për Murinjon- "Hoze Murinjo ka ndryshuar fytyrën e skuadrës angleze. Ata luajnë shumë më ndryshe se në kohën e Poçetinos. Ka më shumë entuziazëm dhe kjo do të shihet edhe në ndeshjen e nesërme ( sot), ndonëse ata janë të kualifikua­r. Por mendoj se lojtari më i mirë i tyre është në stol, pra trajneri".

Për Levandovsk­in"Kur sheh dy ndeshjet e fundit, mund të bësh një llogari të thjeshtë. Ai nuk ka shënuar dy herë dhe ne jemi mundur. Por edhe në Dyseldorf ne fituam dhe Leva nuk shënoi. Kjo do të thotë se skuadra ka edhe lojtarë të tjerë që mund të shënojnë. Në fushë luajnë sulmues, mesfushorë dhe mbrojtës. Fakti që nuk kemi fituar nuk ka qenë për faj të Levandovsk­it, por për fajin tonë, pjesës tjetër të skuadrës, e cila duhet të jetë vigjilente në momente të tilla. Jam i sigurt që kjo do të ndryshojë, duke filluar nga sfida ndaj londinezëv­e".

Për ndeshjen- "Kemi shumë arsye për të fituar ndeshjen. Duhet të marrim tri pikë, për të qenë kështu me pikë të plota në grup dhe e dyta për të rikthyer buzëqeshje­n në skuadër dhe te tifozët tanë, që në dy ndeshjet e fundit nuk kanë qenë të lumtur me rezultatet. Kjo do të na rriste vetëbesimi­n për të bërë një mbyllje sa më të mirë të fazës së parë në kampionat".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania