Panorama (Albania)

Kushtet e Milanit s'e bindin, Ibra kërkon garanci absolute

-

"Ibra nuk do të vijë te Bolonja, pasi ka bërë zgjedhje të tjera". Kanë qenë këto fjalët e drejtorit sportiv të Bolonjës, Valter Sabatini, i cili i jep fund ëndrrës së tifozëve kuqeblu për të parë me bluzën e tyre bomberin suedez. Por, mbi të gjitha, kjo është edhe një indicie më shumë që nënvizon se Zlatan Ibrahimovi­ç ka zgjedhur Milanin. Gjithsesi, bisedimet mes sulmuesit me origjinë boshnjake dhe "Djallit" vazhdojnë dhe madje çështje për t'u biseduar ende ka plot, duke qenë se, siç nënvizon "Sportmedia­set", 38vjeçari nuk është aspak dakord me kushtet e fundit që i kanë paraqitur drejtuesit kuqezinj. Ndonëse akordi nuk duhet aspak në rrezik, administra­tori Ivan Gazidhis duhet të ndryshojë ofertën e bërë, ku ajo që nuk i pëlqen aspak Ibrës është klauzola e vënë në dokumentac­ionin e paraqitur menaxherit Mino Raiola, i cili thekson se rinovimi për sezonin 20202021 me 4 milionë euro neto si pagë, mund të aplikohet vetëm nëse skuadra do të arrijë të kapë zonën Champions, objektiv që aktualisht është 9 pikë larg ( 20 pikë për kuqezinjtë, 29 për Kaljarin dhe Romën që ndajnë vendin e katërt). Ndërkohë, Ibrahimovi­ç ka qenë i qartë që në fillim dhe nuk ka ndërmend që të pranojë kushtin e fundit të Milanit: 18 muaj kontratë përpara se t'i japë fund futbollit të luajtur dhe të nisë aventurën si drejtues dhe aksioner, në Suedi, te skuadra e Hamarbit. Aktualisht, sulmuesi vazhdon që të jetojë së bashku me familjen e tij në Los Anxheles, sepse pa gjetur dakordësin­ë nuk ka ndërmend që të lëvizë nga Amerika, prandaj Milani duhet të vendosë të nxitojë, duke parë se nga ana e tij, vetë Ibra e ka bërë një lëshim të vogël, mbi pagesën e 6 muajve deri në fund të këtij sezoni. Nëse Milani i kishte ofruar vetëm 2 milionë, ndërsa kërkesa e Raiolës dhe lojtarit ishte 3, nordiku ka theksuar se është gati të pranojë një rrugë të mesme prej 2.5 milionë eurosh, plus 4 milionë për sezonin e ardhshëm. Prandaj, nëse "Djalli" kërkon realisht që të bëjë realitet rikthimin e Zlatan Ibrahimovi­çit, duhet të formulojë kërkesën definitive prej 6.5 milionë eurosh neto për 18 muaj dhe shtrëngimi i duarve do të jetë thjesht një formalitet, këtë javë apo maksimumi javën në vazhdim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania