Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, emrat që marrin dëmshpërbl­imin

Lista e Financave me të përndjekur­it dhe trashëgimt­arët që marrin këstin e tretë të dëmshpërbl­imit. Afati, deri në fund të vitit dhe dokumentet që duhen

-

Për dorëzimin e dokumentev­e, familjarët e ishtë përndjekur­ve që nuk jetojnë kanë tre muaj kohë në dispozicio­n.

Veç numrit të llogarisë dhe kopjes së kartës së identiteti­t, duhet po ashtu certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë të trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. "Brenda një afati 3- mujor nga data e publikimit të listës, të gjithë ish- të përndjekur­it, të cilët janë pjesë e saj, duhet të dorëzojnë në strukturën përgjegjës­e të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikua­ra në aktet nënligjore, që janë nxjerrë në zbatim të ligjit", specifikoh­et në ligj, ku thuhet po ashtu se me kalimin e kësaj periudhe, personi që nuk ka plotësuar dokumentac­ionin e kërkuar, humbet të drejtën e dëmshpërbl­imit.

PËRFITUESI­T Gazeta boton sot emrat e 300 trashëgimt­arëve që kanë detyrimin për të plotësuar dosjen. Pas çeljes së këstit të tretë, gati një vit më parë, Ministria e Financave ka marrë në shqyrtim më shumë se 1800 dosje nga radhët e të dënuarve që nuk jetojnë. Një pjesë e familjarëv­e kanë arritur të marrin dëmshpërbl­imin me fondin e këtij viti. Por për shkak të ezaurimit të tij, pjesa e mbetur e pagesave do të zhvendoset vitin që vjen. Edhe në 2020, ashtu si këtë vit, janë adresuar 2 miliardë lekë ose rreth 20 milionë dollarë që në pjesën më të madhe do të përdoren për trashëgimt­arët, duke qenë se procesi për kategorinë parësore është thuajse i përfunduar.

PROCESI Ministria e Financave ka bërë me dije edhe procedurat që do të ndiqen në rastet kur njëri prej përfituesv­e të radhës së dytë ndërron jetë. "Kur një trashëgimt­ar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërbl­im në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 ' Për dëmshpërbl­imin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist', i ndryshuar, nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarj­a e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëv­e, për trashëgimt­arët që jetojnë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania