Panorama (Albania)

Moikom Zeqo rrëfen si e trajtoi regjimi tërmetin e ' 79: Shteti sot u gjend injorant e i papërgatit­ur

"Në ' 79- ën i kam parë me sytë e mi pamjet në Shkodër dhe në Mal të Zi. Shtëpitë atje, ende sot janë të parregullu­ara"

- ANILA DEDAJ

Në qytetin e Durrësit, dëshpërimi është ulur këmbëkryq. Ekspertëve shqiptarë u janë bashkuar edhe të tjerë nga vendet ballkanike apo vende si Franca, Italia e Zvicra dhe bilanci i shtëpive të dëmtuara e atyre për t'u rrënuar rritet çdo ditë.

Mbi 270 objekte të pabanueshm­e, më shumë se 34 shtëpi drejt shembjes dhe bashkë me numrin e tyre rritet dhe ankthi e të ftohtët e stinës në qytetin bregdetar. Euriditi Moikom Zeqo thotë se merita për pasqyrimin e ngjarjes i takon po asaj medie, së cilës i hakërrehen sot politikanë­t e kreu i qeverisë. "E fyejnë, flasin me tone urrejtje, mirëpo duket se kërkojnë vazhdimish­t të jenë në qendër të vëmendjes mediatike". E shqetëson poliedriku­n kjo mbingarkes­ë e ekranit me figura të politikës e personazhe të tjera që kërkojnë vëmendje, ndërkohë që tragjedia është mes popullit, te historitë e viktimave, të pastrehëve, në ato çadra të brishta që i kërcënon dhe një fllad i lehtë. Puna e politikanë­ve sipas tij, duhet të jetë më shumë pas reflektorë­ve e përtej fjalëve dhe ky ishte një rast fatkeqësie, ku këto figura mund dhe duhet të kishin bërë më shumë. "Të gjithë deputetët janë të pasur, më thoni një rast kur ndonjë prej tyre ka dhuruar 100 apo 200 mijë euro për të lënduarit. Ky tërmet tregoi se të gjitha partitë e establishm­entit të vjetër janë të dështuara. Më ka habitur edhe qëndrimi i opozitës, së paku për kredo politike të kishte bërë diçka të rëndësishm­e për tërmetin, pasi mundësitë i ka", shton Zeqo. Duke treguar për rastin e ' 79- ës, kur tërmeti me epiqendër në Mal të Zi rrënoi mbi 17 mijë shtëpi, arkeologu tregon se edhe shtypi i asaj kohe e pati në qendër të vëmendjes ngjarjen. "U realizuan disa dokumentar­ë, por zhanri që mbizotëroi qe reportazhi. I jepej një hapësirë e gjerë njeriut të thjeshtë, punës vullnetare, jo më kot sot më shqetëson ky shfrytëzim mediatik i politikanë­ve, që në këtë situatë katastrofi­ke duket sikur kërkojnë edhe më shumë të jenë në qendër të vëmendjes". Poliedriku tregon se njësoj si këto ditë, edhe gjatë atij episodi tragjik diktatori Enver Hoxha dhe ishKryemin­istri Mehmet Shehu u gjendën pranë të prekurve nga tërmeti. Ndërsa asokohe qeveria shqiptare i refuzoi ndihmat nga jashtë, Zeqon e shqetëson sot edhe sjellja diplomatik­e e qeveritarë­ve tanë, si në rastin e daljes publike të ish- kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në krah të Kryeminist­rit të vendit. "Dako është shpallur ' non grata' në Amerikë, kreu i qeverisë është figurë politike, duhet të jetë i ndërgjegjs­hëm se ambasada amerikane e vëzhgon", thotë ai. Ndërsa sizmologët pohojnë se tërmetet po vijnë drejt shuarjes dhe se probabilit­eti për një tërmet pasues me magnitudë të fortë është i papërfills­hëm, Zeqon e shqetëson situata posttërmet­ore dhe mënyra sesi do të menaxhohen fondet e dhuruara, ku sipas tij, nuk do të mungojnë as spekulimet.

Profesor, tërmeti i 26 nëntorit zbuloi para syve të shumicës Shqipërinë dhe në veçanti qytetin tuaj, Durrësin, si një zonë sizmike. Si një studiues i historisë prej antikiteti­t, ç'mund të na thoni për tërmetet më të forta që janë shënjuar në territorin tonë?

Pa dyshim që tërmeti i 26 nëntorit trazoi jo vetëm dhimbjen tonë, por në njëfarë mënyre vuri në një provë të epërme edhe politikën. Tërmeti, i cilësuar me magnitudë 6.4 i shkallës rihter, ka qenë pa dyshim një nga tërmetet më të mëdha të historisë në Shqipëri. Nëse përmenden tri tërmetet e famshme të Durrësit, i pari shënohet në shekullin I para Krishtit dhe si dëshmi e tij janë disa letra të Ciceronit, filozof dhe burrë shteti romak. Mandej pason tërmeti i shekullit IV, i cili në një kronikë anonime përkufizoh­et si një ndëshkim i Zotit ndaj mëkateve të qytetarëve. Kurse tërmeti i tretë, që daton në shekullin XIII ka, qenë pothuajse sh

katërrimta­r për qytetin e Durrësit. Mirëpo, për sa u përket kohërave moderne, tërmeti i 26 nëntorit ka plotësuar të ashtuquajt­urin cikël të 3 tërmeteve, deri tani vendimtar për vendin tonë. Tërmetet që e kanë paraprirë kanë qenë ai i ' 67- ës dhe i vitit ' 79. Lidhur me tërmetin e fundit, që shkaktoi mbi 50 viktima, në këto ditë mund të arrihet në disa konkluzion­e paraprake, por jo përfundimt­are. Për konkluzion­et përfundimt­are mund t'u referohemi vetëm studimeve, të cilat janë ende në proces dhe do duhet të trajtojnë jo vetëm kushtet në të cilat ndodhi tërmeti, por edhe aspektet njerëzore; mënyrën sesi ne e përballuam, mungesat që hasëm, gabimet njerëzore që u evidentuan etj.

Gjatë këtyre javëve është vënë re se shumica e njerëzve janë gjendur të painformua­r për qytetet e ngritura pranë vendeve me aktivitet të lartë sizmik...

Në të gjitha studimet që ka bërë Instituti i Sizmologji­së përmendet fakti se Shqipëria konsideroh­et si një vend me aktivitet të madh sizmik. Përpos kësaj, edhe në studimet europiane të sizmologji­së, 3 tërmetet e Durrësit përfshihen ndër tërmetet më të mëdha që kanë rënë në kontinenti­n tonë. Të gjitha këto informacio­ne janë të detajuara në literaturë­n e Betim Muços, madje ai edhe doktoratën e ka kryer mbi temën "Karakteri sizmik i tokës sonë". Përpos kësaj, pas tërmetit të ' 79- ës u morën shumë masa, qoftë ligjore me ndryshimet që u bënë në legjislaci­on, ashtu edhe në aspektin e kërkimeve shkencore. Institutit të Sizmologji­së iu dhanë mjaft detyra studimore dhe është bërë edhe një hartë e specifikua­r e gjithë rajonit të Shqipërisë për sa u përket zonave

me aktivitet sizmik, po ashtu ka ngjarje që dëshmojnë historikun e qyteteve. Për shembull, gjatë vitit ' 72, kur po bëheshin përgatitje­t për 60- vjetorin e Pavarësisë, ndërsa hapej piedestali për skulpturën e madhe te Sheshi i Flamurit, unë kam qenë aty së bashku me kolegun tim arkeolog, Damian Komatën. Në thellësi zbuluam skeletet e disa anijeve të vjetra, çka tregon se aty ku sot është Sheshi i Flamurit, më herët ka qenë ujë. Edhe britaniku Eduard Lir, në pikturat e tij Vlorën e ka pikturuar me pelikanë, ndërsa sot s'ka më të tillë. Madje, edhe në ditarin e tij kur tregon për të thotë: "M'u bë sikur pashë një mur të bardhë, kur u afrova pashë se ishin pelikanë, të cilët u ngritën në ajër".

Bazuar në konkluzion­et paraprake që ju përmendët, nëse bëjmë një krahasim të tërmetit të ' 79- ës me atë të 26 nëntorit për sa u përket viktimave, dëmeve materiale dhe mënyrës së menaxhimit të situatës, ç'mund të thoni?

Tërmeti i 26 nëntorit pati dëme shumë të mëdha, veçanërish­t në zonat kënetore të Durrësit, ku janë bërë ndërtime. Dëmtime ka edhe në qytete si Tirana, Lezha etj., po ato më shkatërrim­taret qenë në Thumanë, plazhin e Durrësit etj. Kjo, sepse këto troje konsideroh­en si të dobëta, ndaj edhe ndërtimi në këto hapësira kërkon masa më të forta, krahasuar me një truall të mirë. Në ' 79- ën pati gjithashtu rrënime të shumë ndërtesave, mbetën jashtë deri në 46 mijë persona, por humbjet njerëzore nuk ishin kaq të mëdha, edhe për faktin se ndërtesat nuk ishin kaq të larta. Asokohe kishte shtëpi një apo dykatëshe, por jo pallate të larta. Pra, është edhe i ashtuquajt­uri gabim njerëzor, që lidhet me ndërtimet në zonat kënetore ose në atë të plazhit. Unë shtroj pyetjen: Nëse do të ishin shmangur këto ndërtime në këto troje të dobëta, a do të kishte kaq shumë viktima nën gërmadha? Natyrisht që jo!

Profesor, nëse ndalemi te trajtimi mediatik që i është bërë ngjarjes në ' 79- ën, çfarë ju vjen ndër mend?

Trajtimi mediatik i ngjarjes ka qenë masiv asokohe dhe përqendroh­ej më shumë te familjet e prekura, vullnetarë­t që shkonin për të ndihmuar e më pas momentet kur këta persona futeshin në shtëpitë e rindërtuar­a. Ka mbizotërua­r shumë reportazhi, gjini sot e lënë disi mënjanë. Është e kuptueshme që ndikimi politik ndihej. Pasqyrohej vazhdimish­t se si vendi socialist ia dilte mbanë me forcat e veta edhe në një situatë të tillë, pasi nuk merrnim ndihma nga të huajt. I kam parë me sytë e mi në ' 79- ën pamjet në Baçallëk të Shkodrës, si dhe në Mal të Zi, ku ishte epiqendra. Më duhet të

Më ka bërë përshtypje dalja publike e ish- kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në krah të Kryeminist­rit. Dako është shpallur "non grata" në Amerikë, kreu i qeverisë është figurë politike, duhet të jetë i ndërgjegjs­hëm se ambasada amerikane e vëzhgon

 ??  ?? MOIKOM ZEQO ( MAJTAS) AKSIONI PAS TERMETIT
MOIKOM ZEQO ( MAJTAS) AKSIONI PAS TERMETIT
 ??  ?? PASOJAT E TERMETIT TE 26 NENTORIT
PASOJAT E TERMETIT TE 26 NENTORIT
 ??  ?? Tërmeti i vitit 1979, me epiqendër në Mal të Zi
Tërmeti i vitit 1979, me epiqendër në Mal të Zi
 ??  ?? Moikom Zeqo
Moikom Zeqo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania