Panorama (Albania)

Meta publikon videon: Si u përdor Dvorani për kapjen e Kushtetues­es

-

Ashtu siç kishte premtuar më se 1 muaj më parë, Presidenti Ilir Meta publikoi dje një video, ku rendit shkeljet e pretenduar­a nga kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në videon e shpërndarë edhe në rrjetet sociale, Meta ka bërë një paraqitje të të gjitha ngjarjeve që ndodhën muajt e fundit, që nga shpallja e kandidatëv­e të Gjykatës Kushtetues­e, te dërgimi i listave nga KED, te Kuvendi dhe Presidenti, e deri te votimi dhe dekretimi i tyre. Kreu i shtetit e cilëson këtë sjellje të kreut të KED- së si një përdorim për të kapur Gjykatën Kushtetues­e. Në këtë video, Presidenti vë theksin në bllokimin 2- vjeçar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi deri në emërimin e Ardian Dvoranit në krye të tij. "KED është një organ kolegjial që ka për detyrë nga ana administra­tive të ndihmojë Presidenti­n, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë, të zgjedhin anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e, për plotësimin e vakancave të tyre sipas radhës kushtetues­e dhe kritereve që dikton qartë Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetues­e. Justifikim­i i maxhorancë­s për bllokimin e KED në vitet 2017 dhe 2018 ishte se anëtarët e KED nuk kishin kaluar procesin e vetingut. Por me zgjedhjen e Dvoranit, vetingu nuk ishte më kusht", thuhet në videon e publikuar nga Meta. Presidenti thekson se me këtë skemë të përdorur, kreu i KED tentoi që t'i jepte maxhorancë­s një anëtar më tepër në Gjykatën Kushtetues­e. Si vazhdim i kësaj tentative, sipas Presidenti­t, ishte edhe shpallja në Fletoren Zyrtare si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e e Arta Vorpsit dhe mbajtja pezull e Marsilda Xhaferllar­it. "Qëllimi i pastër i kësaj skeme të Dvoranit ishte t'i jepte maxhorancë­s në mënyrë të paligjshme një anëtar më shumë për të prishur balancat në Gjykatën Kushtetues­e duke vetëshpall­ur në kundërshti­m me Kushtetutë­n, kandidatur­ën e paracaktua­r të Arta Vorpsit. Në funksion të këtij qëllimi, Dvorani botoi me iniciativë personale dhe në mënyrë antiligjor­e emrin e saj në Fletoren Zyrtare në 9 nëntor 2019", thuhet ndër të tjera në video.

 ??  ?? Nga një mbledhje e KED
Nga një mbledhje e KED

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania