Panorama (Albania)

Ministri i Jashtëm italian: Ulni tensionet dhe vendosni dialogun

“Vlerësojmë mbështetje­n e plotë të Italisë për integrimin në BE”

-

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar ndihmë Italisë përmes ministrit të Jashtëm, Luigi di Maio, për të rindërtuar banesat e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit. Pas takimit me Kryeminist­rin Rama dhe liderin e opozitës, di Maio u takua edhe me kreun e shtetit shqiptar. Përmes një njoftimi për shtyp, zyra e medias së presidencë­s njoftoi se Presidenti e ka falënderua­r ministrin italian për ndihmën e Italisë dhe i kërkoi ndihmë atij për të kaluar fazën pas tërmetit. “Kreu i shtetit shprehu mirënjohje­n e thellë për ndihmën e menjëhersh­me të dhënë nga Italia mike në operacione­t e kërkim- shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë, si dhe kërkoi asistencën italiane edhe për rindërtimi­n dhe rehabiliti­min e zonave të prekura”, bën me dije presidenca. Edhe Presidenti Meta ia njeh Italisë përpjekjet që bën për anëtarësim­in e

Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Për rajonin, nuk ka alternativ­ë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian, ndaj e vlerësojmë mbështetje­n e plotë të Italisë për këtë objektiv madhor”, u shpreh kreu i shtetit. Të dy vlerësuan faktin se Italia është ndër vendet e para për shkëmbimin më të madh ekonomik më Shqipërinë, por kreu i shtetit mësohet se ka kërkuar prani më të madhe të bizneseve italiane në vendin tonë. “Gjithsesi, ne presim një prani më të madhe në sektorë strategjik­ë të investitor­ëve kryesorë italianë në Shqipëri, duke shprehur njëkohësis­ht gatishmëri­në për të promovuar praninë e investimev­e të mëdha italiane në Shqipëri”, theksoi kreu i shtetit. Urë e fuqishme bashkëpuni­mi ndërmjet dy vendeve, sipas kreut të shtetit janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracion­i shqiptar në Itali.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me ministrin e Jashtëm italian, Di Maio
Kryeminist­ri Rama me ministrin e Jashtëm italian, Di Maio
 ??  ?? Meta e Di Maio, dje në Presidencë
Meta e Di Maio, dje në Presidencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania