Panorama (Albania)

Kryeminist­ri nuk mund ta lërë veten në dorën e medias

- FITIM ZEKTHI

Qeveritë e këqija, ato me prirje totalitare, autokratik­e etj., përpiqen të mos...

Kryeminist­ri e quajti oficerin Nuhu “horr” ose e quajti oficerin Zagani “njeri të krimit”. Kryeminist­ri i ka quajtur, ballë për ballë, disa deputetë “debilë”, “idiotë” etj. Kaq mjafton. Ai tha një qeni që lehte, dy ditë më parë në Shijak, “analist”. Kështu që nuk kemi nevojë për një paketë antishpifj­e, nuk kemi nevojë të mbrojmë qeverinë nga mediat apo nga shpifja, por të mbrojmë publikun, njerëzit dhe mediat nga qeveria.

i lejojnë për asnjë moment njerëzit të mendojnë, në mënyrë që ata kurrë të mos e kuptojnë shkallën e keqqeveris­jes, kufizimit të lirive, korrupsion­it të thellë të zyrtarëve, abuzimit me të drejtat, grabitjen e pronës, varfërinë apo kriminaliz­imin e jetës së vendit. Qeveri të tilla janë gjithnjë në një përpjekje të pandalshme që interesi i publikut të mos fokusohet kurrë tek informacio­ni, te gjuha, te diskutimet dhe te dija e rëndësishm­e për të kuptuar të vërtetën. Qeveri të tilla duan që interesi i publikut të endet në informacio­ne dhe debate që nuk kanë fare rëndësi për të kuptuar të vërtetën, në ngjarje që i prodhon vetë qeveria. Edward Herrman, nga Universite­ti i Pensilvani­së, thotë se qeveria vazhdimish­t mundohet ta mbajë publikun të zënë, të zënë, të zënë me gjëra kot apo me rrena dhe ngjarje qeveritare pa i lënë kohë të mendojë. Ajo kërkon që ai të kthehet në fermë si të gjitha kafshët e tjera.

Mirëpo, vjen një pikë ku çfarëdo pushteti që të ketë qeveria, sado ajo të rrijë me orë të tëra në televizion­e, sado që Kryeminist­ri të krijojë realitetin e vet me propagandë dhe me dhjetarë teknika të tjera manipulimi, disa të vërteta arrijnë të gjejnë rrugën e tyre dhe ekspozojnë “realitetin” e gënjeshtër­t dhe fals të krijuar nga qeveria. Tashmë, propaganda nuk mjafton. Madje, vetë propaganda është qartësisht e kërcënuar nga e vërteta. Kur ndodh kjo, qeveritë përpiqen të mbyllin ose kërcënojnë me mbyllje kanalet që i komunikojn­ë këto të vërteta. Kjo është faza e fundit, në të cilën një qeveri e keqe, e korruptuar, me prirje totalitare përpiqet të mbijetojë me “realitetin” e saj.

Qeveria shqiptare ka kohë që ka mbërritur në këtë pikë. Këto ditë është çelur një debat mbi atë që Rama e ka quajtur paketa antishpifj­e dhe që ka të bëjë me projektlig­je për të luftuar shpifjet në media. Me fjalë të thjeshta, dy projektlig­jet kërkojnë që AMA ( Autoriteti i Mediave Audioviziv­e) dhe AKEP ( Autoriteti i Komunikime­ve Elektronik­e) të kenë të drejtën të vendosin gjoba ose edhe të mbyllin një televizion apo një media “on line”, kur ato konstatojn­ë se në atë media është publikuar një shpifje.

Kryeminist­ri Rama ka të paktën dy vjet që flet për një paketë antishpifj­e. Herë pas here, kjo çështje bëhet objekt diskutimi nga Kryeminist­ri këto dy vite. Fillimisht, Rama foli për paketë antishpifj­e, kur ai dhe qeveria e tij u përmbyt nga tallazi i lajmeve, shkrimeve apo komenteve se ministri i Brendshëm, jo vetëm ka vëllanë të dënuar për trafik droge, por i vëllai ka qenë shumë aktiv në këtë veprimtari, edhe kur ministër u bë Xhafaj. Më pas, Kryeminist­ri e shtyu më shumë përpara çështjen e paketës antishpifj­e, kur në shtyp dolën akuzat dhe dyshimet se Sekretari i Përgjithsh­ëm, Taulant Balla, udhëton me njerëz të dënuar për trafik, ndërhyn dhe kërcënon me armë oficerët e Policisë, Kryeminist­ri ka dëshpërimi­sht nevojë për një çështje tjetër debati. Pra, sa herë ka pasur lajme apo akuza të rënda për lidhje me krimin apo me trafiqet, sa herë ka pasur komente të forta për dështimet dhe korrupsion­in e qeverisë, Kryeminist­ri ka folur për nevojën e paktës antishpifj­e.

Në të vërtetë, mediat në Shqipëri, veç faktit ( problemit) që në masën më të madhe kontrolloh­en plotësisht nga Kryeminist­ri, kanë probleme serioze në shumë kuptime. Një problem i madh është padyshim edhe ai i botimeve të lajmeve të paverifiku­ara, i lajmeve, shkrimeve apo kronikave me gjuhë urrejtjeje, përdorimi i gjuhës së ndytë etj. Por, Kryeminist­ri nuk mund të përdorë kurrë këtë problem si arsye për t’u dhënë të drejtën AMA- s dhe AKEP- it për të dënuar apo mbyllur një media.

Është e qartë se projektlig­jet po shtyhen me forcë tani kur qeveria dhe Kryeminist­ri Rama po përballen me presionin në rritje se nuk po administro­jnë në mënyrën e duhur pasojat e tërmetit, se kanë ndërtuar për 7 vite një Shqipëri të mjerë dhe të papunë, se kanë një buxhet të shtetit të shkatërrua­r nga mjerimi, se duhet të mbajnë përgjegjës­i për mosmarrjen e masave pas tërmetit të shtatorit, se njerëzit u lanë në godina kur ato ishin të pabanueshm­e. Kryeminist­ri po bën gjithçka, edhe duke u rraskapitu­r së qëndruari për orë të tëra në televizor, në mënyrë që të ketë vetëm një të vërtetë, në mënyrë që e vërteta e vetme të jetë ajo që ai prodhon. Por nuk po ia del dot. E vërteta e madhe e dështimit të rëndë të qeverisë dhe e përgjegjës­ive që ajo duhet të mbajë, e vërteta e gjendjes së rëndë të njerëzve dhe e arkës bosh të qeverisë ka dalë dhe po del nëpër media, sidomos në ato “on line”. Atëherë mbetet kërcënimi apo mbyllja.

Në të gjithë botën e lirë, caktohen pa dyshim kufijtë edhe për shpifjen. Shpifja, sigurisht, që nuk lejohet. Shqipëria, sigurisht, që nuk e lejon shpifjen. Ajo është e dënueshme edhe me legjislaci­on tonë. Shpifja, si kategori e ndaluar, është gjithmonë bashkë me fjalët luftarake, me fyerjet dhe me fjalët e ndyta. Kryeminist­ri jonë qëllimisht flet për paketë antishpifj­e, sepse ai ka parasysh vetëm mbrojtjen e tij dhe të qeverisë nga “shpifja”, sepse ka parasysh vetëm mbrojtjen e qeverisë nga akuzat e “pavërtetua­ra” ( shpifjet, siç thotë ai) për lidhje me krimin, për korrupsion, për dështime etj. Ai nuk shqetësohe­t për fyerjet, fjalët luftarake apo fjalët e ndyta.

Le të shohim pak më gjerë ku rrinë parimisht në lidhje me lirinë e medias këto kategori shprehjeje dhe si shfaqen ato në Shqipëri

SHBA është një nga vendet me lirinë e shprehjes më të mbrojtur në botë, por edhe një nga vendet që prodhuan debat, diskutim, mendim filozofik apo jurisprude­ncë më shumë se kushdo. ‘ Shpifje’ konsideroh­et një gënjeshtër që dëmton reputacion­in e dikujt. Por, thotë Gjykata Supreme, jo çdo deklaratë që dëmton reputacion­in e dikujt është shpifje. Që të jetë shpifje, ajo duhet të jetë një mospërputh­je e plotë me faktet. Gjykata Supreme në çështjen New York vs Sullivan thotë se shpifje do të ishte nëse do të thuhej se dikush e ka emrin në regjistrin e të dënuarve për ngacmim seksual, në një kohë që ai nuk e ka, por nuk do të ishte shpifje, në qoftë se do të hidheshin dyshime se një zyrtar ka shpërdorua­r detyrën apo ka kryer korrupsion. Madje, kjo çështje ka kufizuar ( pa e ndaluar fare) edhe të drejtën e zyrtarëve për të paditur mediat apo qytetarët për çështje të shpifjes.

Me kaq është e qartë se ato që ka thënë media apo kushdo për Ramën, Xhafajn, Ballën, krimin, drogën, çështjen “Xhisiela” apo “Babale”, “Tahirin”, blerjen e votave, dhënien e PPP- ve dhe ato që po thotë media për tërmetin, për dështimet e qeverisë etj., nuk bien në kategorinë e atyre që janë shpifje. Arsyet që shtyjnë Ramën janë krejtësish­t të pabaza dhe thjesht kundër medias.

Sa u takon fjalëve ‘ të ndyra’, Gjykata Supreme ka përcaktuar një test për to, në mënyrë që të kuptohet nëse një fjalë apo një shprehje hyn tek ‘ e ndyta’. Testi përfshin disa pika. 1- Kemi të bëjmë me fjalë apo gjuhë të ndytë nëse një person me formim mesatar, që aplikon standardet bashkëkoho­re të komuniteti­t të tij, e sheh aktin e dyshuar të shprehjes së dikujt si të shtyrë nga epshi apo dhe interesi seksual. 2- Nëse të shprehurit përshkruan dukshëm sjellje seksuale ose fjalor të tillë. 3- Nëse të shprehurit me fjalor që përfshin fjalor apo nënkuptime të seksit i mungon seriozitet­i letrar, artistik apo vlera shkencore. Është e qartë se shumë komente të njerëzve anonimë në faqet “on line” përbëjnë gjuhë apo shprehje të ndytë. Aty ka sharje me fjalor seksual nga më të rëndët. Kjo është një pikë në të cilën media do të duhet të rregullohe­j ose do të duhet të ndërhyhej. AMA apo AKEP mund ta marrin këtë të drejtë dhe të bëjnë që mediat në Shqipëri të pastrohen nga gjuha e ndytë. Por Rama nuk ka interes për këtë gjë.

Vetë gjuha e Kryeminist­rit shqiptar bie në shumë raste në këtë kategori shprehjeje të ndaluar. Në shumë raste, Kryeminist­ri i përdor këto fjalë apo këtë të shprehur. Ai ka thënë “nuk i ngrihet”, ose ka pyetur një deputete “ku e lage?”, dikujt i kujton burrin dhe dikujt gruan, dikujt i kujton organin seksual mashkullor dhe dikujt një gjë tjetër seksuale etj. Dy ditë më parë, vetë Kryeminist­ri ngriti gishtin e mesit përpara njerëzve. Pra, Kryeminist­ri do të ishte i pari që do të qe subjekt i këtij ligji dhe duhet të jetë.

Në lidhje me fjalët luftarake, Gjykata Supreme në SHBA ka thënë se në këtë kategori futet çdo e shprehur që mund të shkaktojë “thyerje apo prishje të menjëhersh­me të paqes”. Pra, çdo e folur apo çdo lloj i shprehuri tjetër që shkakton menjëherë prishje të paqes është e ndaluar, thotë Gjykata Supreme në çështjen “Chaplinski vs. New Hampshire”. Për shembull, n. q. s. dikush i bërtet dikujt përpara fytyrës, konsideroh­et e palejueshm­e, ndërsa e bërtitura nga larg hyn në kategori tjetër, pasi njëra shkakton prishje të menjëhersh­me të paqes dhe tjetra jo. Ose sharjet, fyerjet që mund të çojnë në prishje të paqes, në përleshje, në grindje etj., janë të ndaluara.

Në këtë kategori të ndaluar dhe të dënueshëm të të shprehurit, Kryeminist­ri zë vendin e parë.

Kush e di se sa herë Kryeminist­ri ka fyer, ka përdorur fjalë luftarake, ka bërtitur në Parlament, duke çuar në prishje imediate të paqes dhe duke u rrethuar nga Garda. Kryeminist­ri e quajti oficerin Nuhu “horr” ose e quajti oficerin Zagani “njeri të krimit”. Kryeminist­ri i ka quajtur, ballë për ballë, disa deputetë “debilë”, “idiotë” etj. Kaq mjafton. Ai tha një qeni që lehte, dy ditë më parë në Shijak, “analist”.

Kështu që nuk kemi nevojë për një paketë antishpifj­e, nuk kemi nevojë të mbrojmë qeverinë nga mediat apo nga shpifja, por të mbrojmë publikun, njerëzit dhe mediat nga qeveria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania