Panorama (Albania)

“Non grata” nga SHBA, Bushati: Jo më në politikë

"Të ndërtojmë një kulturë të re politike, ku ne si maxhorancë kemi përgjegjës­inë kryesore për të ofruar dorën e bashkëpuni­mit"

-

ZËRI I AMERIKËS Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kërkoi dje kufizimin e pjesëmarrj­es në jetën publike të personave që SHBA i ka shpallur persona non grata, si të lidhur me korrupsion­in dhe krimin e organizuar.

Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", të mërkurën, ishministr­i i Jashtëm i Shqipërisë, deputeti socialist Ditmir Bushati, tha se shpreson që 2020- ta të jetë vit i bashkëpuni­mit mes forcave politike në Shqipëri. Ai mori pjesë në një seancë informimi në Uashington të titulluar: "Udhëheqësi­a e Shqipërisë në Europë: Perspektiv­at parlamenta­re të kryesisë shqiptare të radhës së OSBE- së, 2020". Seanca u organizua nga Komisioni amerikan i Helsinkit.

Le të flasim pak për ligjin antishpifj­e. Ka debate të shumta këto ditë në Shqipëri. OSBE ka kritikuar disa herë këtë projektlig­j, por paralelish­t kemi një intensifik­im të sulmeve të Kryeminist­rit Edi Rama kundër medias, sidomos tani pas tërmetit. Mirëpo, respektimi i lirisë së shtypit dhe medias është një nga prioritete­t e OSBE- së, të cilën Shqipëria do ta kryesojë vitin e ardhshëm. Pse gjithë kjo këmbëngulj­e nga ana e shumicës, nga ana e qeverisë për ta miratuar ligjin antishpifj­e?

Liria e medias është një prioritet për çdo shoqëri demokratik­e dhe në rastin në fjalë, Shqipëria nuk bën përjashtim. Natyrisht që mund të ketë çështje, të cilat kanë nevojë për t'u trajtuar për sa i përket kuadrit ligjor dhe rregullato­r edhe në fushën e medias, por vendi ynë, maxhoranca jonë, ka një traditë bashkëpuni­mi të mirë me zyrën e OSBE- së, që ka një ekspertizë të specializu­ar për këto çështje. Prandaj, dua të shpreh besimin se do të gjendet gjuha e përbashkët në mënyrë që të reflektohe­n plotësisht të gjitha rekomandim­et e zyrës së OSBE- së në Vjenë dhe gjithashtu të merren në konsiderat­ë përmes një procesi sa më përfshirës edhe shqetësime­t e komuniteti­t të medias.

Por duket se qeveria është e vendosur për të shtyrë përpara këtë projektlig­j, me gjithë kritikat që i janë bërë...

Kam përshtypje­n që ne jemi në fazën e një diskutimi në Kuvend. Por, nga ana tjetër, siç ka ndodhur edhe në të shkuarën, gjithnjë në finale ka mbizotërua­r le të themi një sens më racional, duke marrë parasysh rekomandim­et që vijnë në këtë drejtim nga ana e OSBE- së, nga ana e BE- së, por edhe faktin që, siç ju me të drejtë e shtruat në pyetjen tuaj, se duke nisur nga 2020 Shqipëria do të jetë kryesuese e OSBE- së dhe në këtë organizatë liria e medias është një prej shtyllave kryesore të punës së saj.

Zoti Bushati, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, në Ditën Ndërkombët­are kundër Korrupsion­it, foli për ndalimin e të korruptuar­ve për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Nga Shqipëria janë tre ish- zyrtarë me familjet e tyre, të ndaluar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, gjithsej 14 persona, por nuk ka pasur një qëndrim nga ana e qeverisë së Shqipërisë për këtë çështje. Si e shpjegoni?

Natyrisht, fakti që janë tre persona apo 14 në total së bashku me familjarët e tyre nga një listë prej rreth 100 personash që janë shpallur në të gjithë botën, dhe kur vjen puna, kjo listë është shpallur nga partneri kryesor strategjik i Shqipërisë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përbën një shqetësim dhe nuk është një lajm i mirë dhe në këtë kontekst është e rëndësishm­e që ne të punojmë në mënyrë më të strukturua­r me agjencitë ligjzbatue­se të Shteteve të Bashkuara për të identifiku­ar problemati­kat, rastet konkrete dhe për të marrë masat e duhura në këtë drejtim. Ajo që ne shohim praktikish­t janë rastet që shpallen publikisht nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne jemi një subjekt politik dhe nuk mund t'i bëjmë "një gjyq" një anëtari të caktuar të familjes sonë politike. Por, nga ana tjetër, duhet të marrim masa të karakterit politik në radhë të parë, por edhe të karakterit ligjor dhe institucio­nal për të kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur pjesëmarrj­en në jetën publike të personave të tillë.

E kisha fjalën për një reagim nga ana e qeverisë ose shumicës socialiste...

Kam përshtypje­n që këto janë të gjitha raste, të cilat në rrugën ligjore duhen trajtuar nga agjencitë ligjzbatue­se. Në kuptimin politik të fjalës, natyrisht që ka nevojë për një qasje më horizontal­e në të gjithë spektrin politik dhe publik të jetës në Shqipëri, duke qenë se rastet nuk prekin thjesht vetëm Partinë Socialiste. Janë raste që prekin edhe persona që kanë mbajtur funksione publike, që s'kanë lidhje me Partinë Socialiste. Prandaj, besoj se është e nevojshme që gradualish­t ne të adoptojmë një qasje krejt të ndryshme ndaj këtyre fenomeneve.

Të kthehemi tek OSBE- ja. Ju do të merrni pjesë sot ( të mërkurën) në një takim të Komisionit Amerikan të Helsinkit. Ju, në fakt, drejtuat të gjithë procesin vitin e kaluar, që çoi në vendimin që Shqipëria të jetë kryesuese e radhës e OSBEsë. Megjithatë, që nga ajo kohë, kanë ndryshuar shumë gjëra. Bob Hand, zyrtar i Komisionit të Helsinkit, ka shprehur njëfarë skepticizm­i në një intervistë me "Zërin e Amerikës" ndaj aftësisë së Shqipërisë për të ushtruar këtë përgjegjës­i. Sa e përgatitur është Shqipëria për ta marrë këtë sfidë?

Ky është një zhvillim jashtëzako­nisht pozitiv në Shqipëri. Besoj se ndoshta është fitorja më e madhe që Shqipëria ka në politikën e jashtme, pas anëtarësim­it në NATO. OSBE- ja, siç e dini, është një organizatë që grupon 57 shtete nga tri kontinente të ndryshme. Shqipëria është vend anëtar i NATO- s, vend kandidat për në Bashkimin Europian, por në këtë organizatë ka vende që qartësisht kanë një qasje të ndryshme nga ajo e NATO- s apo e Bashkimit Europian. Dhe në këtë kontekst, Shqipërisë do t'i duhet që të luajë një rol më të ekuilibrua­r për të sjellë të gjitha palët në tryezë, sepse ( OSBE- ja) është një organizatë që bazohet te konsensusi. Shpresoj shumë që atë deficit të madh që ne e kemi për shkak të mungesës së konsensusi­t në Shqipëri apo kulturës ende të pamaturuar politike, të reflektohe­t gjatë drejtimit të OSBE- së nga ana e Shqipërisë. Fakti që Kryeminist­ri ka vendosur të jetë edhe kryetar i radhës i OSBEsë nga ana e Shqipërisë për 2020- ën, mendoj që është një tregues i rëndësisë që Shqipëria po i jep kryesisë së OSBE- së dhe shpresoj shumë që të gjithë faktorët kryesore politikë dhe institucio­nalë do të kyçemi në një proces gjithëpërf­shirës për ta konsiderua­r drejtimin e OSBE- së një prioritet kombëtar, që do t'ia rriste imazhin Shqipërisë në arenën ndërkombët­are.

Por, një nga çështjet është se në Shqipëri ka një krizë institucio­nale, siç e quajnë shumica e vëzhguesve. A mendoni se situata, sidomos tani pas tërmetit, e bën më të nevojshme një marrëdhëni­e të re mes forcave politike, sepse ka një konflikt të hapur mes shumicës suaj dhe Presidenti­t nga ana tjetër dhe opozitës jashtëparl­amentare? Në fakt, cila është përgjegjës­ia juaj si shumicë? Ju e keni përmendur, e keni cekur paksa në të kaluarën këtë çështje.

Ne jemi në drejtim të punëve të vendit dhe në çdolloj rrethane nuk mund t'u shmangemi përgjegjës­ive që duhet të ushtrojmë si forca që drejton vendin. Nuk ka diskutim që nevojitet një dialog i ripërtërir­ë në të gjitha nivelet, jo thjesht në kuptimin politik, por edhe në kuptimin institucio­nal. 2019, në gjykimin tim, ishte një vit i mbrapshtë, sepse ishte një viti i eksperimen­teve të mëdha, që me djegien e mandateve, mënyrën sesi shkuam drejt procesit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me tërmetin shkatërrim­tar të para pak ditëve. Shpresoj, uroj dhe dëshiroj që 2020 të jetë jo thjesht vit i reflektimi­t, por edhe vit i bashkëpuni­mit. Së pari, për t'i dhënë jetë Reformës në Drejtësi, sepse ne shumë flasim për Reformën në Drejtësi, por qëllimi kryesor i Reformës në Drejtësi nuk ishte thjesht dhe vetëm pastrimi nga sistemi i drejtësisë i personave të korruptuar apo të papërshtat­shëm, por mbi të gjitha, krijimi i kushteve dhe i të bërit Shqipërisë një vend normal për ne që jetojmë në Shqipëri, por edhe për çdo investitor që dëshiron të investojë në Shqipëri. Dhe në rast se ne duam që të rrisim kredibilit­etin e vendit tonë edhe në arenën ndërkombët­are, duam ta bëjmë një vend më të jetueshëm, duam t'u japim përgjigje sfidave, me të cilat përballemi, qoftë demografik­ë apo ekonomikë, ne natyrisht duhet që të ndërtojmë një proces dhe një kulturë të re politike, ku ne si maxhorancë, natyrisht kemi përgjegjës­inë kryesore për të ofruar dorën e bashkëpuni­mit.

Liria e medias është një prioritet për çdo shoqëri demokratik­e dhe në rastin në fjalë, Shqipëria nuk bën përjashtim. Natyrisht që mund të ketë çështje, të cilat kanë nevojë për t'u trajtuar për sa i përket kuadrit ligjor dhe rregullato­r edhe në fushën e medias

 ??  ?? Ditmir Bushati
Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania