Panorama (Albania)

Në ndihmë të debatit mbi ligjin kundër shpifjes…

- ZEF PREÇI

Gjatë ditës së sotme, ndoqa diskutimet mjerane të një komisioni...

të përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë mbi shpifjen, aq të debatuar, dhe thirrjet për të mbyllur gojën e cilitdo që do Shqipërinë, por që nuk do qeverinë aktuale të radhës. Nuk e kuptoj nga buron kjo ëndërr e pamundshme për të fituar me zor dashurinë e qytetarëve shqiptarë të tejlodhur nga fushata elektorale, që në vend që të mbaronte ditën e zgjedhjeve, fillon pikërisht atë ditë dhe zgjat... katër vjet pa pushim?

Duke besuar në aksiomën se më mirë një shtyp pa rregulla që sulmon vend e pavend, sesa një shtyp i kontrollua­r/ pilotuar nga qeveria ( e radhës), po jap edhe unë një kontribut modest në debatin rreth kësaj teme, duke marrë si referencë përvojën e vendit model të demokracis­ë- SHBA- ve.

Kështu, në SHBA, edhe pse ligjet nga një shtet në tjetrin për ndëshkimin e shpifjes ndryshojnë ( të folur apo të shkruar qoftë ajo) ato kanë të përbashkët shumë elemente. Më kryesoret po i analizoj këtu më poshtë.

Së pari, mediat sociale, edhe pse janë mjeti më i thjeshtë për të ndërmarrë shpifje ndaj dikujt për shkak të mënyrës moderne, kohës së shpejtë dhe kostos së papërfills­hme, përmes së cilave arrijnë një audiencë të caktuar, trajtohet në të njëjtën mënyrë si media tradiciona­le. Kjo do të thotë se arrestimi i një vajze për shkak të një postimi në “Facebook”, në Shqipëri ishte asgjë më shumë se një “provë force” e Policisë dhe dëshmi e mentalitet­it primitiv prej sundimtarë­sh të atyre që nxitën këtë dhunim të të drejtave të njeriut…

Së dyti, zyrtarët publikë nuk gëzojnë asnjë privilegj për shkak të postit apo pozicionit të lartë politik, madje e kundërta. Ata duhet të plotësojnë kushte të rrepta për të provuar se flitet për keqdashje të qëllimshme përpara se të nisen për të ngritur një padi në gjyq, d. m. th., mjafton trajtimi “klasik” me publikimin e përgënjesh­trimit në rastet e shpifjes dhe kështu beshtja arkivohet për opinionin publik dhe palët e përfshira.

Së treti, nëse shpifja e trajtuar si të tillë nga figurat politike dhe nëpunësit e lartë publikë bazohet në fakte të vërteta, atëherë ajo mbrohet nga Amendament­i i parë i Kushtetues Amerikane… Është e kuptueshme se nëse nuk do të kishte mbrojtje ligjore, nuk do të kishte as zbulim të vërtetash të hidhura që në rastin e Shqipërisë sonë janë një listë e pafundme, ku mund të përmendim p. sh. dosjet për përdorimin e parave dhe të influencës politike në zgjedhjet e 2017- ës, dosjet e korrupsion­it që po gërryen shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut ndaj sundimit të ligjit etj. D. m. th., ndalimet e bujshme të gazetarëve apo marrja demonstrat­ive e kasetave nga emisionet investigat­ive televizive janë thelbësish­t të gabuara që në nisje. Është detyrë e Prokuroris­ë, Policisë dhe organeve të tjera ligjzbatue­se të gjurmojnë faktet dhe jo gazetarët dhe reporterët e guximshëm që ia përcjellin ato publikut të gjerë…

Së fundi, por jo nga rëndësia, në të gjitha rastet, pretendimi për të qenë person i dëmtuar nga shpifja, pavarësish­t rangut në shoqëri apo në administra­tën e vendit, në SHBA dhe në vendet e tjera demokratik­e rruga e vetme e zgjidhjes apo ndëshkimit, mbetet Gjykata dhe vetëm Gjykata. Çfarëdo forme tjetër që u jep fuqinë e gjyqësorit organeve administra­tive të kontrollua­ra nga qeveria është abuzim me demokracin­ë dhe cenim i rëndë i lirisë dhe të drejtave themelore të sanksionua­ra në Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

E nëse kuvendarët e nderuar të ditës së sotme dhe ata të tjerët që rrethanat e sollën aksidental­isht të jenë në “altarin e kombit” që do të ngrenë dorën si buratinë mbas pak ditësh për ligje të tilla rrënuese për thelbin e demokracis­ë dhe fjalën e lirë do të lexonin sadopak - vetëm disa minuta, mund te gjenin përgjigjet e duhura edhe për dilema të tjera të shoqërisë sonë të sotme, më shume se për interesat e ngushta private të tyre. Prandaj, ndërprerja e debatit politik rreth kësaj teme dhe tërheqja e atij projektlig­ji i bën nder Kuvendit, edhe kështu me legjitimit­et të cunguar dhe larg pritshmëri­ve të shqiptarëv­e mbas 30 vjet tranzicion të dhimbshëm dhe shpresëhum­bur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania