Panorama (Albania)

Skemë e re për statusin e dëshmorit, 7 mijë lekë në muaj për familjarët

Këshilli i Ministrave cakton kriteret për të marrë statusin dhe masën mujore të përfitimit për çdo anëtar. Si do ndahet

-

BESARTA BASHA Një vit pas miratimit të ligjit për statusin e dëshmorëve të atdheut, qeveria cakton masën e shpërblimi­t mujor për familjarët e veteranëve.

Bëhet fjalë për 7 mijë lekë në muaj për rrethin familjar, si shenjë nderimi e përkrahjej­e e veçantë nga shteti. Për të dhënë statusin “Dëshmor i atdheut”, por jo vetëm, qeveria ngre një komision të posaçëm të kryesuar nga ministrja e Mbrojtjes, e cila pas shqyrtimit të dokumentev­e, për tre muaj duhet të vendosë shpalljen ose jo “Dëshmor i atdheut” emrin e të ndjerit, për të cilin kanë aplikuar familjarët e tij.

KRITERET PËR PËRFITIM

Edhe pse vlera mujore u takon të gjithë anëtarëve të trungut familjar të të rënit në luftë, mjafton njëri prej tyre për të tërhequr shumën mujore, pasi të ketë marrë prokurë nga ana e tyre. Kriteret për personat që përfitojnë janë të përcaktuar­a qartë në ligj, miratuar më 20.12.2018. Sipas tij, në rrethin e familjarëv­e bëjnë pjesë bashkëshor­ti ose bashkëshor­tja; fëmijët nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç nëse kryejnë studimet e larta; prindërit bashkëjetu­es dhe personat në kujdestari, sipas certifikat­ës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes së dëshmorit të atdheut. Po i njëjti dokument përcakton edhe kohën kur të lartpërmen­durit e humbasin të drejtën e përfitimit. Nëse asnjë nga familjarët nuk i plotëson kushtet e mësipërme ose kur bashkëshor­ti/ bashkëshor­tja i/ e dëshmorit martohet përsëri, atëherë humbet statusi, e rrjedhimis­ht edhe shpërblimi mujor. Pagesa do të kryhet përmes Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Është komisioni qendror për dhënien e statuseve ai që dërgon emrin e familjarit, sipas certifikat­ës së gjendjes familjare të dëshmorit, që në momentin e vdekjes së tij, përfiton shpërblimi­n financiar. Ata që refuzohen nga komisioni, por e fitojnë statusin me vendim gjykate, përfitojnë shpërblim që në datën e marrjes së përgjigjes negative nga komisioni. Edhe për këta të fundit do të ketë shpërblim sa herë që mblidhen, masa e të cilit caktohet me anë të një vendimi normativ. Komisioni qendror i statusit, përveç kryesisë që është Ministria e Mbrojtjes, në përbërje të tij do të ketë një zëvendësmi­nistër të Brendshëm, një nga Drejtësia, nga Shëndetësi­a e Mirëqenia Sociale, një përfaqësue­s të organizatë­s së dëshmorëve të LANÇ si dhe një tjetër nga organizata e veteranëve. Theksojmë se përveç përfitimit mujor, statusi “Dëshmor i atdheut” ka vlerë edhe për përfitime të tjera në programet sociale.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e vendimit për kriteret dhe masën e shpërblimi­t
Faksimile e vendimit për kriteret dhe masën e shpërblimi­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania