Basha: Dialog vetëm për krizën politike

“Të mos bëhemi pjesë e një shfaqje që po shton dhimbjen e njerëzve”

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka shprehur gatishmëri­në e Partisë Demokratik­e dhe të tijën për të nisur dialogun me maxhorancë­n për të zgjidhur krizën politike dhe për Reformën Zgjedhore.

“Dialogu politik për Reformën Zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për këtë reformë sipas propozimit të shtatorit, reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojn­ë cilësinë e demokracis­ë, jo fotot dhe shfaqjet midis kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës”, tha dje Basha. Këtë disponuesh­mëri, kreu i PD- së ia ka komunikuar edhe ministrit të Jashtëm Italian, Luigi di Maio, me të cilin pati dje një takim për disa minuta. “Diskutuam për krizën politike në vend dhe për vendosmëri­në e opozitës për të dhënë kontributi­n e saj për zgjidhjen e kësaj krize përmes udhërrëfye­sit tashmë të njohur të Bundestagu­t, Reformës Zgjedhore dhe zgjedhjeve të parakohshm­e të lira dhe të ndershme për të rikthyer legjitimit­etin kaq shumë të munguar, që ka lënë pasoja të mëdha në shkatërrim­in e kapacitete­ve shtetërore për të mirëqeveri­sur apo edhe për t’iu përgjigjur fatkeqësiv­e natyrore sikurse ishte 26 nëntori”, tha Basha. Por kreu i selisë blu e sheh të panevojshë­m uljen e tij me Kryeminist­rin Rama në një tryezë për çështjen e tërmetit, pasi edhe më herët Basha ka thënë se detyrat e qeverisë dhe të opozitës janë të ndara. I pyetur nga gazetarët pas takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio, se përse nuk ulet në tryezë me Kryeminist­rin Rama, Basha tha se i ka dhënë përgjigje kësaj pyetjeje. “Përgjigjen për këtë pyetje e keni marrë 10 herë. Më vjen keq, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar, përveçse asaj që kam thënë për këtë. Fokusi im, energjia ime dhe e Partisë Demokratik­e është të ndihmojmë me çdo mënyrë, me çdo formë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron dhe po na shton dhimbjen dhe vuajtjen e qytetarëve”, vijoi kreu i selisë blu.

POROSITË Teksa e konsideron të panevojshë­m takimin e tij me Kryeminist­rin Rama për çështjen e tërmetit, lideri i opozitës i kujton qeverisë detyrat që ka në raste emergjenca­sh të tilla. Ndër detyrat që rendit Basha, është edhe anulimi i koncesione­ve dhe alokimin e fondeve për rindërtimi­n e banesave.

“Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit. Qeveria e ka për detyrë të përfundojë një orë e më parë, jo një orë më vonë, vlerësimin e banesave të qytetarëve. Qeveria e ka për detyrë të mobilizojë të gjithë inxhinierë­t e mundshëm, t’i çojë në terren, t’i shtojë grupet e punës. E ka për detyrë të përdorë ligjin e fatkeqësiv­e natyrore për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve. 150 milionë dollarë, që sot janë më të nevojshme se kurrë për mijëra familje në nevojë, për mijëra familje pa bukë, strehë, në dëshpërim, pa ilaçe, me fëmijë të vegjël, me të moshuar të sëmurë”, tha Basha. Ndër detyrat kryesore të shtetit, Basha renditi edhe sugjerimet e PD- së për biznesin, që sipas liderit të opozitës i ka adoptuar nga sugjerimet e Këshillit të Ministrave të Italisë. Kreu i demokratëv­e del në konkluzion­in se tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah se sa e papërgatit­ur ishte qeveria që drejtohet nga Rama për fatkeqësi të tilla natyrore. Basha solli në vëmendje rastet ku ushtria shqiptare nuk kishte asnjë pajisje për të identifiku­ar pozicionin e trupave nën rrënoja.

Basha me ministrin e Jashtëm, Di Maio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.