Panorama (Albania)

Di Maio: Ju mbështesim për rindërtimi­n e zonave të prekura

-

Ministri i Jashtëm italian u shpreh gjatë vizitës në kampin e Vorës se prania e tij këtu është dëshmi e afërisë së dy vendeve. Ai tha se pas përfundimi­t të vlerësimit të dëmeve, qeveria italiane do të ndihmojë edhe në procesin e rindërtimi­t. Di Maio tha se vizitoi këtë kamp, të ngritur nga Departamen­ti i Emergjenca­ve Civile italiane në Vorë, ku ndodhen të strehuar rreth 300 shtetas shqiptarë, ndërsa asistoi në ceremoninë e nënshkrimi­t të procesverb­alit të dhurimit të materialev­e nga ana e mbrojtjes civile italiane. “Arsyeja kryesore për të cilën ndodhem këtu, jo vetëm për të kultivuar më tej miqësinë historike që ekziston mes dy vendeve tona, por edhe për të shprehur solidarite­tin e palës italiane, pas goditjes së tërmetit të datës 26 nëntor, gjithashtu për të shprehur edhe mbështetje­n nga ana e emergjenca­ve civile italiane dhe për mbështetje­n gjithashtu, edhe në rrugëtimin e integrimit europian të Shqipërisë. Afërsia e qeverisë italiane është dëshmuar edhe nëpërmjet pranisë së emergjenca­ve civile dhe forcave zjarrfikës­e. Këtë e dëshmon edhe ky kamp me tenda, që është dhuruar nga qeveria italiane. Teksa i shpreh dhe njëherë ngushëllim­et për viktimat e tërmetit të muajit të kaluar, theksoj se po ndihmojmë në vlerësimin e dëmeve dhe në bazë të tyre do të japim ndihmën tonë për të ndihmuar në përballimi­n me sukses të kësaj situate. Një përqafim edhe për familjarët e viktimave të tërmetit. Populli italian është pranë popullit shqiptar, sepse i lidh një miqësi e fortë. Italia është në linjën e parë që mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE- së. Dhe integrimi në BE i Shqipërisë mund t’i japë mundësi sipërmarrj­eve tona këtu të rriten dhe duke ofruar kështu mundësi të reja punësimi, por edhe për rritjen ekonomike të vendit”, u shpreh Di Maio.

 ??  ?? Di Maio, dje në Vorë
Di Maio, dje në Vorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania