Panorama (Albania)

Basha për festën e PD: Jemi partia e shpresës

"Shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin"

-

MARIGLEN KUME Kreu i selisë blu, Lulzim Basha, uroi dje demokratët për ditëlindje­n e 29- të të Partisë Demokratik­e. Basha e nisi postimin e tij me fjalët "Liri- Demokraci", dy fjalë që, sipas tij, i rikthyen frymëmarrj­en një kombi, i cili prej rreth 5 dekadash u udhëhoq nga Enver Hoxha.

Ndër të tjera, në statusin e tij, lideri i opozitës përmendi arritjen më të madhe të Partisë Demokratik­e. "Për 29 vite, Partia Demokratik­e ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot, shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin, për të cilin u themelua Partia Demokratik­e si garante e lirisë, e demokracis­ë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë", shkroi Basha. Njëkohësis­ht, numri një i PD- së nuk la mënjanë mesazhet për situatën aktuale të politikës. "Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj. Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa. Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!", vijoi kryedemokr­ati. Ndryshe nga vitet e tjera, Partia Demokratik­e këtë vit nuk festoi datën e themelimit të saj. Dy ditë më parë kryedemokr­ati Lulzim Basha dhe PD vendosën që fondin që kishin planifikua­r për të festuar, ta alokuan për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. "Aktivitete­t e planifikua­ra për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratik­e janë anuluar dhe të gjitha fondet e përcaktuar­a për këto aktivitete se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizan­tëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit. Solidarite­ti me të dëmtuarit nga tërmeti dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishm­e që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore te shpallja e pluralizmi­t dhe lindja e Partisë Demokratik­e", njoftoi Basha dy ditë më parë. Ky nuk ishte aktiviteti i vetëm që anuloi PD pas tërmetit të 26 nëntorit. Po ashtu, Basha ndërpreu turin e takimeve me qytetarët për t'u shprehur atyre alternativ­ën e opozitës dhe për të dëgjuar shqetësime­t. "Më herët, Partia Demokratik­e anuloi aktivitete­t për 28 nëntorin, gjithashtu u anuluan vizita të parashikua­ra jashtë vendit, ndërsa në Ditën e Rinisë, më 8 dhjetor, të rinjtë e Forumit Rinor e kthyen në ditë solidarite­ti, duke mbledhur dhe shpërndarë ndihma për familjet e goditura nga tërmeti", shkroi Basha.

Genc Pollo, ish- deputeti i PD- së ka kujtuar me një mesazh themelimin e Partisë Demokratik­e 29 vjet më parë. Bëhet fjalë për një foto me Preç Zogajn në ditën e shpalljes së themelimit të PD. Pollo thotë se ajo ngjarje ishte një kthesë madhore historike drejt demokracis­ë dhe Europës, duke theksuar se PD si në ato ditë, edhe sot ka përsëri rolin kyç në një tjetër kthesë historike.

 ??  ?? POLLO: PD, TJETËR ROL KYÇ PËR KTHESË HISTORIKE
POLLO: PD, TJETËR ROL KYÇ PËR KTHESË HISTORIKE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania