Panorama (Albania)

29- vjetori i PD- së, Sali Berisha bën bilancin e arritjeve dhe gabimeve

-

Në 29- vjetorin e themelimit të Partisë Demokratik­e, ishkryetar­i i saj, Sali Berisha, risolli në vëmendje sfidat e shumta që pati qeveria e parë e djathtë, pasi mposhti të ashtuquajt­urin Hitlerin e Shqipërisë, për të arritur misionin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njerëzve. "PD dhe aleatët e saj erdhën në pushtet më 22 mars të vitit 1992, në vendin e tretë më të varfër të globit, në të cilin të ardhurat për frymë ishin vetëm 204 dollarë në vit, me vetëm 4 milionë dollarë rezervë valutore dhe një borxh të jashtëm 500 milionë dollarë dhe papunësi që kalonte mbi 80% dhe një inflacion tre e madje edhe katërshifr­or", shkroi Berisha. Por pavarësish­t sfidave të shumta të brendshme, sipas Berishës, qeveria e djathtë arriti që të lidhte miqësinë me Amerikën, të ndërkombët­arizonte çështjen e Kosovës dhe të anëtarëson­te Shqipërinë në Këshillin Europian. "Lokomotivë e integrimev­e europiane dhe euroatlant­ike, qeveria e PD dhe aleatëve të saj në vitin 1995 e anëtarësua­n Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe në dhjetëra organizata ndërkombët­are si dhe firmosi ndër më të parat Partnerite­tin për Paqe me Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ne Letrën e tij të Bardhë të vitit 1996, Komisioni Europian, duke vlerësuar suksesin e reformave, do përzgjidht­e Shqipërinë si vendin e vetëm në rajon për të hapur negociatat për procesin e stabilizim- asociimit në BE", vijon statusin e tij Berisha. Po ashtu, ish kreu i PD- së njohu si gabim të selisë blu mosparanda­limin në kohë të firmave piramidale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania