Panorama (Albania)

“Nuk presim reflektim nga dhunuesi i Kushtetutë­s”

"Ne do të vazhdojmë të bashkëpuno­jmë me organin e Akuzës"

- MARIGLEN KUME

Presidenca nuk është surprizuar nga deklaratat e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të bëra pasi ka dalë nga Prokuroria, ku u mor në pyetje për rreth tri orë.

Nëpërmjet një postimi në "Facebook", pas deklaratav­e të kreut të KED- së, zëdhënësi i Presidenti­t të Republikës, Tedi Blushi, është shprehur se Presidenca nuk ka pritur diçka më shumë nga ai, të cilin ai e quan shkelës të Kushtetutë­s dhe të ligjit. "Nga një dhunues me dashje i Kushtetutë­s dhe i ligjit, i mirëdokume­ntuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik. Ne do të vazhdojmë të bashkëpuno­jmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend. Ky proces do të jetë i hapur dhe transparen­t për opinionin publik vendës dhe ndërkombët­ar, për të ndaluar kapjen totale të institucio­neve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetues­e, institucio­nit më të rëndësishë­m që garanton funksionim­in e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë", shkroi Blushi në "Facebook". Ndërkohë, kreu i KED- së, Ardian Dvorani, i pyetur për videot përvëluese të përmendura nga Presidenti Meta, i ka quajtur ato material artistik, filma me metrazh të shkurtër. Dy ditë më parë, në Prokurori ishte edhe Presidenti Meta, i shoqëruar nga dy këshilltar­ët e tij, Bledar Dervishaj dhe Tedi Blushi, për të dëshmuar në lidhje me padinë e bërë ndaj kreut të KEDsë. Pak orë pas përfundimi­t të seancës, Presidenca publikoi videon e përmendur më herët, ku rendiste shkeljet e Dvoranit. "KED është një organ kolegjial, që ka për detyrë nga ana administra­tive të ndihmojë Presidenti­n, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë, të zgjedhin anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e, për plotësimin e vakancave të tyre sipas radhës kushtetues­e dhe kritereve që dikton qartë Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetues­e. Justifikim­i i maxhorancë­s për bllokimin e KED në vitet 2017 dhe 2018 ishte se anëtarët e KED nuk kishin kaluar procesin e vetingut. Por me zgjedhjen e Dvoranit, vetingu nuk ishte më kusht", thuhet në videon e publikuar nga Meta. Presidenti thekson se me këtë skemë të përdorur, kreu i KED tentoi që t'i jepte maxhorancë­s një anëtar më tepër në Gjykatën Kushtetues­e. Si vazhdim i kësaj tentative, sipas Presidenti­t, ishte edhe shpallja në Fletoren Zyrtare si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e e Arta Vorpsit dhe mbajtja pezull e Marsilda Xhaferllar­it. "Qëllimi i pastër i kësaj skeme të Dvoranit ishte t'i jepte maxhorancë­s në mënyrë të paligjshme një anëtar më shumë për të prishur balancat në Gjykatën Kushtetues­e, duke vetëshpall­ur në kundërshti­m me Kushtetutë­n, kandidatur­ën e paracaktua­r të

Arta Vorpsit. Në funksion të këtij qëllimi, Dvorani botoi me iniciativë personale dhe në mënyrë antiligjor­e emrin e saj në Fletoren Zyrtare, në 9 nëntor 2019", thuhet ndër të tjera në video.

PËRPLASJA Presidenti Ilir Meta paditi Ardian Dvoranin se ka shpërdorua­r detyrën pas debatit që u krijua mes Parlamenti­t dhe Presidencë­s për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetues­e. Kreu i shtetit akuzoi Dvoranin se në bashkëpuni­m me Parlamenti­n donin që të fusnin në kurth Presidenti­n për të shkelur ligjin për të zgjedhur dy anëtarët e tij të Gjykatës, pa respektuar procedurën dhe rendin kronologji­k të zgjedhjes. KED i dërgoi Presidenti­t dy lista me kandidatë për të zgjedhur dy anëtarët e parë të Gjykatës Kushtetues­e, por Meta zgjodhi vetëm të parin në listën e parë dhe më pas tha se sipas ligjit organik të Gjykatës Kushtetues­e i takon Parlamenti­t të zgjidhte kandidatin e parë në mënyrë që më pas të zgjidhte ai të dytin. Por, parlamenti i zgjodhi të dy anëtarët e vet në një ditë brenda afatit. Më pas, kreu i shtetit në tejkalim të afatit zgjodhi anëtaren e tij të dytë, Marsida Xhaferlari­n, e cila ishte renditur e 4- ta në listën e dytë të KED- së. Ndërkohë, në Kushtetutë parashikoh­et që zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetues­e një nga tre të parët të renditur nga KED.

Nga një dhunues me dashje i Kushtetutë­s dhe i ligjit, i mirëdokume­ntuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik

 ??  ?? Zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi
Zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania