Panorama (Albania)

KLP shkrin sot Krimet e Rënda, 16 prokurorë transferoh­en në rrethe

Pas 15 vitesh punë Prokuroria për Krime të Rënda do të zëvendësoh­et nga SPAK, strukturë e re, por me të njëjtin qëllim

-

BLEONA METUSHI Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë do të transferoj­ë prokurorët e Krimeve të Rënda që nuk janë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK).

Prokuroria ku do të transferoh­en, do të caktohet gjatë mbledhjes që pritet të zhvillohet ditën e sotme. Ndërkohë, janë plot 12 prokurorë që do të largohen, ndërsa me këtë vendim shkrihen zyrtarisht Krimet e Rënda. "Transferim­i i prokurorëv­e që aktualisht janë të emëruar në Prokurorin­ë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorin­ë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokuroriv­e, në prokurori të tjera të juridiksio­nit të përgjithsh­ëm, konkretish­t: Arens Çela, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmata­j, Artan Bajrami, Eugen Beçi, Doloreza Musabelliu Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Përparim Kulluri, Vladimir Mara, Sonila Muhametaj dhe Pranvera Pustina", njoftoi dje KLP- ja. Më tej, Këshilli do të ndërpresë edhe komandimet e përkohshme të prokurorëv­e në Prokurorin­ë e Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krime të Rënda. "Ndërprerje­t e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, për shkak të krijimit të Prokuroris­ë së Posaçme dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë: Isa Jata, Donika Prela, Anton Martini dhe Dritan Prençi", shkruhej në njoftimin e KLP- së. KRIMET E RËNDA Prokuroria për Krime të Rënda filloi veprimtari­në e saj në janar të vitit 2004. Ashtu si SPAK- u, arsyet e krijimit të kësaj prokurorie ishin: rritja e efektivite­tit në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda; përmirësim­i i gjykimit të këtyre çështjeve penale. Pas 15 vitesh, Krimet e Rënda do të zëvendësoh­en me një strukturë tjetër, por me një qëllim të njëjtë.

KOMPETENCA Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda hetonin dhe gjykonin një sërë veprash penale, në numër më të madh seç ka SPAK- u në kompetencë. Kështu, veprat penale që ishin në kompetencë­n e Krimeve janë në total 31 dhe ndër to: "Genocidi", "Krime kundër njerëzimit", "Krimet e luftës", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, nëpunësit publik", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj kallëzuesi­t, të dënuarit ose palëve të tjera ndërgjyqës­e", "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Trafikimi i njerëzve", "Trafikimi i femrave për prostituci­on", "Trafikimi i fëmijëve", "Trafik narkotikës­h", apo "Banda kriminale" dhe "Grup Kriminal".

 ??  ?? Prokuroria e Krimeve të Rënda
Prokuroria e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania