Panorama (Albania)

Rama jep medalje ari për ekipet e shpëtimit, vlerëson SHBA, thumbon BE

“Do t’i lexoj Zahos mesazhin e Lejlës për ta prezantuar me Amerikën mike. Kur të inatoset me BE, do t’i flas për trupat e kërkim- shpëtimit”

-

ARISTIR LUMEZI Kryeminist­ri Rama dekoroi me medalje ari 13 ekipet e kërkim- shpëtimit nga vendet e BE- së që morën pjesë në operacione­t e nxjerrjes së të mbijetuarv­e dhe të trupave nga rrënojat, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një takim me ambasadorë­t e akredituar në Tiranë, Rama tha se këto medalje jepen për herë të parë. “Jam i bindur që një medalje nuk do të thotë pothuajse asgjë, por është një medalje që jepet për herë të parë. Nuk është bërë tani, ka kohë që është bërë, por nuk është dhënë kurrë më parë. Është një medalje që vështirë të gjesh se kujt t’ia japësh, me thënë të drejtën, Medalja e Artë për Vlerësim Profesiona­l”, tha Rama. Duke vlerësuar mbështetje­n që të gjitha shtetet dhanë që në momentin e parë, Rama vlerësoi SHBA- në, por nuk la pa thumbuar dhe Bashkimin Europian. “Unë nuk kam ndërmend t’i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefon dhe as nuk i ruaj si zakon në ndonjë arkivë, por mesazhin e Lejlës e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir, 5 vjeç sot, Zaho, të rritet dhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë për SHBA- në, unë do t’i lexoj atë mesazh, për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër, nëse, dhe me siguri do vijë dita, kur im bir do inatoset me Bashkimin Europian - kush nuk inatoset me Bashkimin Europian - unë do t’i tregoj historinë e zbarkimit të trupave të kërkim- shpëtimit në mbrëmjen e 26 nëntorit dhe heroizmat, në kuptimin më të plotë të fjalës, të atyre burrave dhe grave veshur me uniforma të ndryshme, që flisnin në gjuhë të ndryshme dhe që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptare”, tha Kryeminist­ri.

VLERËSIMI Duke cituar nga një cilësi për çdo grup kërkim- shpëtimi të ardhur nga jashtë, Rama tha se gjithçka ishte një mrekulli solidare. “Ekziston një varg që është i njëjti në të gjithë librat e shenjtë, edhe në Bibël, edhe në Kuran, edhe në Torah: ‘ Kush shpëton një jetë, ka shpëtuar gjithë njerëzimin’. Unë nuk e di se çfarë thuhet për ata që shpëtojnë më shumë se një jetë. Dhe vërtetë do të jetë shumë më e lehtë edhe hyrja në histori në marrëdhëni­e me fqinjët rreth e rrotull nesh, duke ia nisur jo nga ngatërresa­t politike apo keqkuptime­t historike, por nga rrëfimi i nxjerrjes prej gërmadhave, pas thuajse 24 orësh, të një djali shqiptar nga trupat fantastike greke të kërkimshpë­timit apo rrëfimi i një beteje të përbashkët të kërkues- shpëtuesve nga Kosova dhe nga Serbia, për të shkëputur nga kthetrat e vdekjes njerëz të zakonshëm të këtij vendi. Ishte e gjitha një mrekulli me kalorësit e kërkim- shpëtimit italianë, që gjithë përkushtim, krahas atyre turq plot disiplinë e vendosmëri, i rrethuan gërmadhat e kthyera në kështjella të vdekjes dhe nxorën prej tyre jetë shqiptare. Po për vëllezërit dhe motrat tona në uniformë nga Kosova, me çfarë mund të përshkruhe­n, pa e zvogëluar furinë e rrahjeve të zemrës së mbarë Kosovës, gjithçka që u reflektua në të gjithë operacioni­n e tyre të paharruesh­ëm. Si ta tregosh aq bukur, sa e pashë unë në ato orë të pafundme, ku dita ngjante si natë dhe nata ishte ditë, Francën, që kujtoja se e kisha parë mjaftueshë­m, për t’i admiruar madhështin­ë dhe bukurinë, deri kur legjionarë­t e kërkim- shpëtimit u shfaqën në Durrës me gjithë shkëlqimin, por edhe me zhdërvjell­tësinë e tyre mahnitëse. Po skuadrën izraelite, që aq shumë kurajë dhe qetësi u dha qytetarëve të Durrësit, si ta tregosh aq thjeshtësi­sht dhe aq qetësisht, sa u përball me situatën? Dukeshin sikur përballesh­in me një furtunë shiu në verë”, tha Rama.

RINDËRTIMI Kreu i qeverisë tha dje se rindërtimi i zonave të prekura ka nisur, duke kërkuar që Shqipëria të mos lihet vetëm. “Pak ditë më parë, në Kuvendin e Shqipërisë, ne prezantuam dhe miratuam në parim buxhetin e vitit të ardhshëm, në të cilin kemi parashikua­r një alokim fillestar fondesh prej pothuajse 200 milionë dollarësh, për të mos humbur kohë me nisjen e procesit të rindërtimi­t që do të kërkojë ende më tepër se kaq. Bota e realitetev­e ka kufijtë e saj, ndërsa ajo e imagjinatë­s, kufijtë nuk i njeh. Pra, duhet të jemi realistë dhe besoj që ne jemi realistë. Nga njëra anë, e dimë shumë mirë që për ta përmbyllur procesin e rindërtimi­t na duhet më shumë, por nga ana tjetër, nuk duam që procesi i rindërtimi­t të bëhet në kurriz të së ardhmes së të gjithë qytetarëve e të fëmijëve të këtij vendi. Për këtë arsye, ne nuk kemi parashikua­r asnjë taksë të re, nuk kemi parashikua­r asnjë ndërprerje të investimev­e madhore dhe nuk kemi parashikua­r as rritje të borxhit”, tha Rama.

 ??  ?? Rama, dje me ambasadorë­t
Rama, dje me ambasadorë­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania