Panorama (Albania)

Objektet e ndërtuara para vitit ' 93 do të riparohen brenda 3 muajve

-

Brenda 3 muajve do të rikonstruk­tohen të gjitha ndërtesat e para vitit ' 93, që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Dy ditë më parë u krijua struktura e përkohshme me 100 punonjës të fushës së ndërtimit për realizimin e punimeve në objektet e banimit të ndërtuara para viteve 1993, të cilat u dëmtuan si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Në një mbledhje urgjente, Këshilli Bashkiak në Durrës miratoi dy pikat që kishte në rendin e ditës. Pika e parë ishte krijimi i strukturës së përkohshme prej 100 punonjësis­h të fushës së ndërtimit për një afat 3- mujor pranë ndërmarrje­s "Rruga", për realizimin e punimeve në objektet e banimit të ndërtuara para vitit ' 93 dhe që janë dëmtuar nga tërmeti. Të gjithë këshilltar­ët votuan në unanimitet, duke e kaluar menjëherë dhe pa diskutime këtë pikë në rendin e ditës. Ndërkohë, pika e dytë kishte të bënte me rritjen e numrit të familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës, që do të përfitojnë bonus qiraje. Këshilli Bashkiak ka miratuar pasditen e së martës në unanimitet rritjen e numrit nga 660 familje që ishte miratuar në mbledhjen e kaluar, në 1310 familje. Gjithsesi, nuk dihet ende nëse kjo shifër do të arrijë të mbulojë të gjitha kërkesat e mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe që janë larguar nga shtëpitë apo apartament­et e tyre të pabanueshm­e. Kryetari i përkohshëm i Bashkisë së Durrësit, Zhulien Varfaj, sqaroi nga salla e Këshillit Bashkiak që të gjithë ata banorë të Durrësit, të cilët kanë pasur një banesë me qira dhe iu është dëmtuar nga tërmeti, nuk do të përfitojnë bonus nga shteti. Varfaj theksoi se asnjëherë nuk trajtohen ato familje që kanë qenë me qira dhe që mund t'u jetë prishur shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai sqaroi më tej banorët se ka një keqkuptim, "pasi të gjithë ata që kanë qenë me qira, po aplikojnë për të marrë këtë bonsus qiraje". Kjo kategori nuk përfiton ndihmë nga shteti, pra duhet të marrin një tjetër banesë me qira dhe t'i përballojn­ë vetë shpenzimet e qirasë. "Këtë fond ne e kalojmë si numër familjesh, në vlerë lekësh do të kalojë pas aplikimit dhe pasi qytetari ka ardhur dhe ka paraqitur kontratën me qiradhënës­in. Gjatë kësaj kohe, ne do të bëjmë listën e gatshme dhe si administra­të bashkie t'ua miratojmë. Bonusi i qirasë do të kalojë me një vendim qarkullues, nëse do të jetë e nevojshme", tha Varfaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania