Panorama (Albania)

Prokuroria ka prova të reja për Redjan Rrajën

Për atentatin ndaj prokurorit Ndoja është vetëm një i arrestuar

- Andi Malku Aleksandër Laho Arian Ndoja Redjan Rraja

Prokuroria për Krime të Rënda ka administru­ar një akt- ekspertim ADN- je të Policisë Shkencore, që ka dalë në përfundimi­n se materiali biologjik i gjetur në disa sende, në makinën që kanë përdorur atentatorë­t e prokurorit Arian Ndoja, është i përputhshm­e me atë të Redjan Rrajës. Ky i fundit është i vetmi i arrestuar për atentatin në fillim të nëntorit, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho dhe shoferi Andi Malku, i cili ndërroi jetë në spital, disa ditë më pas. Edhe pse hetimet për këtë çështje u zhvilluan intensivis­ht, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar tjetër, pavarësish­t dyshimeve të hetuesve se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 4 veta. Pasditen e së premtes së 1 nëntorit, makina ku ndodhej prokurori Arian Ndoja, Aleksandër Laho ( Pëllumb Muharremi) dhe që drejtohej nga Andi Maloku do të përballej me breshëri plumbash në mbikalimin e Shkozetit. Pak orë më pas, Policia do të sinjalizoh­ej për një makinë tip "Benz" e lënë e braktisur dhe gati për t'u djegur në rrugën e Ishmit, pranë varrezave. Nga breshëria e plumbave mbetën të plagosur prokurori Ndoja, Aleksandër Laho dhe në gjendje më të rëndë, shoferi i makinës, Andi Maloku. Ndërkohë, Redjan Rraja u arrestua në 4 nëntor, nën akuzat e "Vrasjes së funksionar­ëve publikë", "Vrasje kundër dy ose më shumë personave, e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtj­a pa leje" në dëme të prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut, që ranë pre e atentatit të 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit.

Mbrojtja e Rrajës ka mohuar implikimin e tij në ngjarje dhe ka pretenduar se në kërkesën e prokurorëv­e për caktimin e masës së sigurisë nuk kishte prova. Në deklarimet e dhëna para hetuesve, Redjan Rraja ka mohuar se ka qenë i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit dhe ka mohuar njohjen me persona të përfshirë. Pas vendimit të gjykatës për lënien në burg të Rrajës, për mediat foli njëri prej avokatëve, Besnik Çerekja, i cili përsëriti qëndrimin e klientit të tij në seancë, duke mohuar përfshirje­n në këtë ngjarje.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania